Lajme
Inagurimi i presidentes! Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithëve
Në Kuvendin e Maqedonisë, u bë inaugurimi i presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska.
Në fjalimin e saj, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, tha se nuk ka mundur të paramendoj se do të merr besimin e mbi 560 mijë qytetarëve.
Ajo tha se personi i vetëm i cili ka besuar se do të ndodh kjo ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndërsa ajo nuk ka besuar, raporton SHENJA.
“Së pari, do ta respektojë këtë Kuvend, do t’i harrojë momente e këqija, do t’i mbaje mend vetmë të mira. Do të jem presidente edhe palës së majtë dhe të djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do t’i ndajë në bazë etnike, as religjioze as çfarëdotjetër”, tha Siljanovska, duke shtuar se do të bëj gjithçka për ta arsyetuar besimin.
Gordana Siljanovska, tha se është koha për unitet, ndërsa fjalimin ua dedikojë në veçanti grave.
“Jam gëzuar se këtyre ditët urimet e para erdhën nga gratë. Ditëlindjen e festova me ambasadoren e SHBA-së, këtë nuk do harrojë asnjëherë”, tha presidentja Silanovska.
Lajme
NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi
NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi
NPK Tetovë ka zhvilluar aksion për pastrimin e mbeturinave në lumin Shkumbin, kositjen e kullosës dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth lumit.
Në terren ishte edhe drejtori i NPK Tetovë, dr. Samet Bislimi, ndërsa ekipit iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Aksioni është pjesë e punës së vazhdueshme të NPK-së për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe një mjedis më të pastër në qytet.
Bashkë për një Tetovë më të pastër dhe më të mirë! 🌿
https://www.facebook.com/share/r/1EWC6nXwCL/?mibextid=wwXIfr
Lajme
‘Fluturoi’ 119 km/h në zonën 50 km/h, arrestohet 23-vjeçari në Tetovë
Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h, në një pjesë të bulevardit „Vidoje Smilevski Bato“ ku kufizimi është 50 km/h.
Policia e ka ndaluar E.A. më 18 shtator në ora 06:14.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale „ngasje e pakujdesshme e mjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme
“Interex” mori dritën jeshile për të blerë “Tinex”, përfshirë “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për përqendrimin përmes të cilit kompania kosovare “Proeks Internacional” synon të marrë kontrollin mbi “Tinex Market” SHPK Shkup, thuhet në vendimin e miratuar nga anëtarët e Komisionit.
Nga vendimi bëhet e ditur edhe struktura e transaksionit të planifikuar. Më 2 korrik të këtij viti është nënshkruar një letër qëllimi ndërmjet “Tinex-MT”, si shitës, dhe “Proeks Internacional”, si blerës, përmes së cilës palët janë dakorduar për kushtet kryesore komerciale për marrjen e biznesit të shitjes me pakicë të supermarketeve të “Tinex” në Maqedoni.
Në dokument specifikohet se transaksioni përfshin biznesin që operon, ndër të tjera, me emrat “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.
Pas nënshkrimit të letrës së qëllimit, më 14 korrik 2026, “Tinex-MT” ka regjistruar shoqërinë e re “Tinex Market” SHPK Shkup, e cila, sipas vendimit, është krijuar për të shërbyer si mjet për marrjen në kontroll dhe vazhdimin e operimit të këtij biznesi.
Biznesi i shitjes me pakicë, ose pjesët përkatëse të tij, pritet t’i vihen në dispozicion shoqërisë së re në përputhje me kushtet e dakorduara dhe dokumentacionin përfundimtar të transaksionit.
“Proeks Internacional” është kompani me seli në Prishtinë, aktiviteti kryesor i së cilës është tregtia me pakicë në dyqane të paspecializuara, kryesisht me ushqime, pije dhe produkte të duhanit.
Kompania është pjesë e “Proeks Group”, një grup biznesi kosovar i diversifikuar, aktiv në tregti, distribucion, shitje me pakicë, logjistikë dhe sektorin e energjisë. Grupi merret gjithashtu me importin dhe distribuimin e mallrave të konsumit të gjerë, menaxhimin e rrjeteve të supermarketeve, si dhe tregtinë, magazinimin dhe distribuimin e derivateve të naftës.
Një tjetër detaj interesant është se “Proeks Internacional” dhe grupi të cilit i përket deri më tani nuk kanë pasur subjekte të lidhura të regjistruara në Maqedoni, ndërsa gjatë vitit 2025 nuk kanë realizuar të ardhura në tregun maqedonas.
Njoftimi për përqendrimin i është dorëzuar Komisionit më 10 gusht dhe është plotësuar një ditë më vonë. Komisioni më pas e ka shqyrtuar transaksionin dhe ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për miratimin e tij.
Me këtë vendim, praktikisht është hequr pengesa nga aspekti i mbrojtjes së konkurrencës për realizimin e blerjes së planifikuar të biznesit të shitjes me pakicë të “Tinex” nga kompania kosovare “Proeks Internacional”.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
