Lajme
Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup
Dje rreth orës 20:00 në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një burri.
Sipas dëshmitarëve okular, trupi i pajetë i gjetur te ura e Gurit në Shkup, është larguar nga ana e policisë.
“Policia e njësisë për intervenim në kuadër të SPB Shkup e kanë tërhequr trupin nga ujërat dhe tek ai nuk janë gjetur dokumente të identifikimit”, thonë nga SPB Shkup për “Makfax”.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Lajme
Ia morën BMW-në, e voziste pa patentë shoferi
Gjatë një kontrolli në trafik në Gostivar, policia ka ndaluar një 25-vjeçar që drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Vetura është sekuestruar, ndërsa ndaj tij do të ngritet procedurë përkatëse.TS
Lajme
Skandal në Qafë Thanë: Polici dyshohet se mori ryshfet për të kaluar një veturë të vjedhur
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamentit të Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ndaj D.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „marrje ryshfeti“ sipas nenit 357 të Kodit Penal.
I denoncuari, në pozicionin e punës zyrtar policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar Qafë Thanë, përmes një rrjeti social ka nisur komunikimin me një person, me çka ka kërkuar drejtpërdrejt mjete financiare për vete me qëllim që të kryejë një veprim zyrtar të cilat nuk ka guxuar ta kryejë. Gjegjësisht, ai ka rënë dakord që më datë 05.04.2026, derisa kryente detyrat e punës në vendkalimin kufitar, në dalje të shtetit ta lejojë të kalojë personin dhe automjetin udhëtarësh, të cilin ai e drejtonte, edhe pse automjeti nuk ishte në pronësinë e tij, nuk posedonte autorizim dhe automjeti evidentohej si i vjedhur në „listën e ndalimit“ (stop-lista) në sistemin për kontrollin e udhëtarëve dhe automjeteve.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj D.S. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme – largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Lajme
Mbi 16 mijë kundërvajtje në trafik gjatë muajit maj, policia ka sekuestruar 238 automjete
MPB Maqedoni njofton se gjatë muajit të kaluar, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve për punë të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16.885 urdhërpagesa të lëshuara, 4.473 shkelje kanë të bëjnë me shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, 3.851 për parkim të parregullt dhe 920 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Sa i përket kundërvajtjeve sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, janë sanksionuar 70 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 241 për vozitje pa patentë shoferi dhe 33 për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit. Në po këtë periudhë janë sekuestruar 238 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
“Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 1.281 drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, si dhe 295 këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 1.584 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë”.
“Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 240 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak se nuk ishin të regjistruara, ndërsa 83 për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe 55 shoferë për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”.
“Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
