Lajme
Mijallkov nga sot nuk do të jetë më në burg
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”, thotë drejtori i burgut për “360 Gradë” Valon Qura.
“Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura.
Drejtori pohon se Mijalkov punonte si shofer për nevojat e burgut.
“Deri dje ka funksionuar. Veturën e ka drejtuar për nevojat tona, përmes Strugës dhe Ohrit”, tha shkurt Qura.
Ai i hedh poshtë si spekulime dyshimet në opinion se Mijalkov nuk ka qenë fare as në burg.
Mijalkov lirohet nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025. Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Shkup pas ankesës së tij kundër vendimit të Gjykatës Penale, sipas të cilit fillimisht ishte paraparë të lirohej me kusht në fund të vitit.
Apeli i Shkupit e pranoi ankesën e tij në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 14 maj.
Lajme
Osmani: Opozita shqiptare ndaloi miratimin e një ligji antishqiptar
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shtyrjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend, duke përgëzuar deputetët e partive shqiptare në opozitë për qëndrimin e tyre.
“Një gjë është e qartë: kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin.
I përgëzoj deputetët e partive politike shqiptare në opozitë:
Që dëshmuan se kush e ka legjitimitetin.
Që po e pengojnë miratimin e një prej ligjeve më antishqiptare që ka propozuar ndonjë Qeveri në 25 vitet e fundit, të ashtuquajturit Ligj për përfaqësim të drejtë”, ka shkruar Osmani.
Lajme
Paralajmeron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së
Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë.
Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e UÇK-së, atëherë i bie që po dënohet edhe vetë shteti i Kosovës.
“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, ka thënë Hasani në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”.
Lajme
Telefoni dhe çelësat në breg/ U mbyt në Liqenin e Thatë, zbardhen detaje nga mbytja e 45-vjeçares, dyshohet se…
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se është mbytur.
Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45-vjeçe.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
