Connect with us

Lajme

Kapen kinezë dhe turq duke punuar në të zezë, gjoba dhe dëbim nga Maqedonia e Veriut

MPB njoftoi se pesë punëtorë të huaj janë ndaluar në qytezën e Demir Kapisë në juglindje të vendit, ku punonin në kantier ndërtimi, por pa leje pune.

Ata janë gjobitur nga 200 euro dhe duhet të largohen nga vendi për shtatë ditë.

Sipas policisë ata janë kapur më datë 04.06.2024 në orën 12:30, derisa po kryheshin kontrolle në një kantier ndërtimi në fshatin Dren të Demir Kapisë.

Ndaj shtetasve turq dhe kinezë është parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa Gjykata Themelore e Negotinës ka shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe masë për kthim vullnetar në afat prej shtatë ditësh.(INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

19 vjeçari, Resul Ademi, nga fshati Nikushtak i Kumanovës, ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi, mesditën e së martës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Orizare, ku makina e cila ka qenë në drejtim e të ndjerit është përplasur me murin e varrezave të fshatit.

Në makinë së bashku me të ndjerin ka qenë edhe vëllai i tij, i cili ka përfunduar me lëndime të lehta trupore.

Continue Reading

Lajme

Mjekët do të patrullojnë në Shkup, Kryqi i Kuq me aktivitete për shkak të vapës së paralajmëruar

Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit.

“Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të prëbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit”, ceket në kumtesë.

Për aktivitetet në periudhën në vijim, siç është paralajmëruar, do të angazhohen 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje ndaj katastrofave, ndërsa gjashtë automjete do të patrullojnë nëpër qytet.

 

Sot, nesër dhe të premten, është planifikuar gjashtë ekipe mobile të dalin në terren dhe në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë në pajtim me parashikimet për temperatura të larta.

“Plani e përfshin edhe kudjesin për gjendjen shëndetësore dhe psiko-fizike të të pastrehëve në qytetin e Shkupit. Në pikën për të pastrehët në “Momin Potok” në dispozicion do të jetë telefoni celular 071/223-972 për paraqitje nga ana e qytetarëve për personat e pastrehë të cilët janët ë goditur nga vala e të nxehtit. Këtë vit, aktivitetet janë mbështetur nga Lotaria e shtetit”, shkruan në kumtesë.

Continue Reading

Lajme

Djali në Pejë e shtyn babain nga shkallët e shtëpisë, i shkakton lëndime trupore

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës para tri ditësh në Pejë. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, një person ka raportuar dje se djali i tij e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë shkallëve të shtëpisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Me rastin po merret prokurori përkatës.

“Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

19 vjeçari, Resul Ademi, nga fshati Nikushtak i Kumanovës, ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi, mesditën e së...

Lajme1 day ago

Mjekët do të patrullojnë në Shkup, Kryqi i Kuq me aktivitete për shkak të vapës së paralajmëruar

Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që...

Lajme1 day ago

Djali në Pejë e shtyn babain nga shkallët e shtëpisë, i shkakton lëndime trupore

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës para tri ditësh në Pejë. Siç bën të ditur Policia...

Sport1 day ago

Shqipëria përballet me Kroacinë në kërkim të pikëve të para në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbres për herë të dytë në fushë këtë Kampionat Evropian. Pas humbjes në ndeshjen e...

Lajme1 day ago

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi...

Lifestyle2 days ago

Angelina Jolie zbulon tatuazhin e ri në mes të gjoksit (FOTO)

Angelina parakaloi në tapetin e kuq të Tony Awards, e veshur me një fustan kadife ngjyrë të gjelbër nga Versace....

Lajme2 days ago

Putini arrin në Korenë e Veriut për herë të parë pas 24 vjetësh

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un....

Lajme2 days ago

Mickoski: Stoilkoviq është bashkëpunëtori im dhe i besoj atij dhe qëndrimeve të tij promaqedonase

Mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickoski ka dorëzuar propozimin për kabinetin e tij në Kuvend. Pas dorëzimit...

Sport2 days ago

Turqia e nis Kampionatin Evropian me fitore, Arda Guler realizon supergol dhe vendos rekord

Pritej një përballje e luftuar dhe ashtu rezultoi të ishte. Turqia ka marrë një fitore të madhe, pasditen e kësaj...

Lajme3 days ago

Osmani: Stoilkoviq zv/kryeministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, kështu kur je i preferuar dhe jo i votuar

Në kabinetin e ri qeveritar ashtu edhe siç njoftoi mandatari për formimin e qeverisë së re Hristijan Mickoski, do të...

Trending