Connect with us

Lajme

Njësia Zgjedhore gjashtë peshon mbi 5 milionë euro – milioneri Thaçi vlen sa i gjithë “VLEN”-i

Njësia e gjashtë dhe e fundit zgjedhore, sikurse edhe pesë të tjerat, konsiston në njëzet mandate parlamentare, nga të cilët tetë mandate janë të rezervuara për Frontin Evropian të BDI-së dhe koalicionin “VLEN”, pastaj për tre deputetë të VMRO-DPMNE-së me koalicionin dhe një për deputetin e LSDM-së, shkruan Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni”.

Fronti evropian në këtë njësi zgjedhore “peshon” mbi 3.1 milionë euro – e nga deputetët milioner është Menduh Thaçi

Koalicioni i Frontit Evropian në krye me BDI-në dhe shtatë deputetët në përbërjen e re parlamentare për të cilët kemi të dhëna nga fletët anketuese kanë deklaruar pasuri në vlerë prej 3.108.197 euro. Në mesin e tyre, më shumë veçohet kreu i Partisë Demokratike të ShqiptarëveMenduh Thaçi, i cili ka deklaruar pasuri prej 1.230.000 euro, që e bën atë disa herë më të pasur se kolegët e tjerë. Pas Thaçit vjen deputeti Bejxhan Iljas, i cili ka deklaruar një pasuri prej 430.000 euro, ndërsa në TOP 3 deputetët më të pasur të Frontit Evropian u gjet edhe deputeti Ilir Demiri me pasuri prej 406.497 euro. Deputetja Rina Ajdari  ka deklaruar pasuri prej 353.089 euro, pas saj vjen kolegia Ilire Dauti me pasuri prej 297.000 euro, ndërsa deputeti dhe ish-kryeministri Тalat Xhaferi “peshon” 251.189 euro. Më i varfëri në mesin e deputetëve të koalicionit të BDI-së është kryetari i BDI-së, Аli Ahmeti , i cili për dallim nga të tjerët ka deklaruar pasuri prej 140.422 euro “modeste”.

Deputeti Sali Murati nuk gjendet në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPК) dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në hulumtimin tonë.

Ali Ahmeti “më i varfëri” – por lidhet me skandale për sjellje korruptive

Afera “Magjar Telekom” në Maqedoni nuk përfundoi me një vendim gjyqësor, por në SHBA drejtorët hungarezë u shpallën fajtorë. Dëshmisë së ish-punonjësit të shërbimeve të inteligjencës Sllobodan Bogoevski se ish-kryeministri Vllado Buçkovski, si dhe zyrtarë të BDI-së, Ali AhmetiMusa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami kanë marrë ryshfet nga Telekomi, Buçkovski menjëherë i është përgjigjur se fjalët e Bogoevskit janë trillime, ndërsa nga BDI-ja thanë se dëshmia është konstruksion i ngjarjeve dhe rrethanave inekzistente, se është absolutisht e pavërtetë dhe se është në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Bogoevski tha se deklarata se ish-funksionarët e lartë dhe aktualë kanë marrë ryshfet prej 2,5 milionë euro nga “Magjar Telekom” është pranuar menjëherë nga gjykata kompetente në SHBA.

“Gjykimi përfundoi sepse të akuzuarit e pranuan fajësinë për dhënie ryshfeti ndaj politikanëve maqedonas, rasti u mbyll”, tha Sllobodan Bogoevski për SAKAMDAKAZAM.MK  pasi dje pasdite SEC (Komisioni Amerikan për Letrat me Vlerë) njoftoi se janë kanë rënë dakord me drejtorët hungarezë që të paguajnë gjobë për ryshfetin e dhënë.

Milioneri Menduh Thaçi i akuzuar në rastin “Titanik” – mori dënim me kusht

Deputeti më i pasur në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ishte një nga të akuzuarit në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik“ që kishte të bënte me marrëveshjen për votim për ankesat në favor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.

Kështu, në vend të dy viteve burg, me aq sa kryetari i PDSH-së u dënua nga gjykata e shkallës të parë, Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të KSHZ-së (Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev), me ndryshimin e pjesshëm të aktgjykimit të Gjykatës Penale, dënohen ligjërisht me dënime me kusht prej dy vjetësh burgim nëse në katër vitet e ardhshme të vlefshmërisë ë aktgjykimit nuk kryejnë vepër të re. Të katër janë ndjekur për veprën penale të shkeljes së të drejtës së votës.

“VLEN” në njësinë e gjashtë zgjedhore vlen më shumë se 1.3 milion euro – vetëm Snopçe ka deklaruar pasuri prej më shumë se gjysmë milioni euro

Nga gjithsej tetë për pesë deputetët e koalicionit “VLEN” për të cilët kemi të dhëna kanë deklaruar një pasuri shumë më të “varfër” se rivali i tyre në bllokun shqiptar, BDI-ja, dhe atë në vlerë prej 1.374.434 euro.

Pasuri më të madhe në fletën e tij anketuese ka deklaruar deputeti Halil Snopçe, i cili “peshon“ 550.000 euro. Pas tij vjen kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me 351.961 euro, ndërsa pas tij, në pozitën e tretë në njësinë zgjedhore numër gjashtë ndodhet deputetja Мimoza Musa me 253.000 euro. Saranda Imeri Stafai ka deklaruar një pronë në vlerë prej 214.473 euro, ndërsa deputet me pasuri më të vogël është deputeti Bekim Qoku me një pasuri prej rreth 5.000 euro.

Për deputetët Fatmir Limani, Sadik Sulejmani, Imërlije Saliu – Fetai nuk kemi të dhëna për fletët e tyre anketuese në regjistrin online të KPSHK-së.

Dyshja e VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore “peshon” mbi gjysmë milioni euro

Në njësinë e gjashtë zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni fituan tre mandate parlamentare, dy prej të cilave janë gra, Dafina Stojanovska dhe Valentina Marçevska, e për të cilat kemi të dhëna për fletët anketuese. Deputetja me stazh në Kuvendin e Maqedonisë, Dafina Stojanovska ka deklaruar pasuri në vlerë prej 321.235 euro, ndërsa kolegia e saj, Valentina Marçevska posedon pronë në vlerë prej 214.829 euro.

Për deputetin Aleksandar Veljanovski nuk kemi të dhëna për fletën e tij anketuese dhe vlerën e pasurisë së tij.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së dy deputeteve të VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore është 536.064 euro.

Sllavjanka Petrovska ka deklaruar pronë me vlerë prej 180.000 euro

Ish-ministrja e mbrojtjes dhe deputetja aktuale në përbërjen e re parlamentare është deputetja e vetme e LSDM-së dhe koalicionit nga njësia e gjashtë zgjedhore. Petrovska në fletën anketuese ka deklaruar pronë në vlerë prej  180.199 euro.

Vlera e përgjithshme e pasurisë të deputetëve të njësisë së gjashtë zgjedhore është 5.198.894 euro. Më të pasurit janë deputetët e koalicioneve me më shumë anëtarë, Fronti Evropian i BDI-së (3,2 milionë euro) dhe ata të koalicionit “VLEN” (1,3 milionë euro). Pasuri më të madhe ka deklaruar kryetari i  PDSH-së si pjesë e Frontit EvropianMenduh Thaçi me mbi 1,2 milionë euro, që e bën atë disa herë më të pasur se pjesa tjetër e deputetëve për të cilët kemi të dhëna për vlerën e pronave nga fletët anketuese. Më i varfëri është deputeti Bekim Qoku me 5.000 euro. Mesatarisht, një deputet i njësisë së gjashtë zgjedhore posedon një pasuri prej 346.592 euro.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Osmanit: Nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare, përcjell TV21.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kji i është komunikuar VMRO-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajme

Danimarka hap dyert për punëtorë nga 16 vende, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Danimarka nga 1 janari 2027 do të vendosë një program të ri për punësimin e punëtorëve të huaj nga 16 vende jashtë Bashkimit Evropian.
Programi i ri, i quajtur “Skema e biznesit e bazuar në marrëveshjet kolektive”, do t’u mundësojë kompanive daneze të kualifikuara të punësojnë punëtorë nga: Shqipëria, Australia, Brazili, Britania e Madhe, India, Japonia, Kanadaja, Kina, Malajzia, Moldavia, SHBA-ja, Maqedonia e Veriut, Serbia, Singapori, Ukraina dhe Mali i Zi.

Para se të punësojë shtetas të huaj, kompania daneze duhet të marrë certifikatë nga Agjencia Daneze për Rekrutim Ndërkombëtar dhe Integrim (SIRI). Punëdhënësi duhet të ketë së paku dy vjet aktivitet dhe të ketë të paktën 10 punonjës të përhershëm me orar të plotë në Danimarkë.

Kompania duhet gjithashtu të ketë një marrëveshje kolektive të përshtatshme, certifikatë nga Administrata Daneze e Biznesit dhe të mos ketë pasur shkelje të rënda të ligjit të punës, urdhra nga autoritetet apo gjoba të fundit për mosrespektim të pagesave ndaj punëtorëve të huaj.

Certifikata e parë do të jetë e vlefshme për tre vjet, ndërsa më pas mund të zgjatet në katër vjet.

Sa do të jetë paga?

Paga minimale vjetore për punëtorët që do të punësohen përmes kësaj skeme do të jetë 322.000 korona daneze, ose rreth 43.000 euro në vit.

Kjo është dukshëm më e ulët se pragu i skemës ekzistuese daneze, i cili për vitin 2026 është 552.000 korona, rreth 69.800 euro në vit.

Kërkesat për leje qëndrimi dhe pune do të shqyrtohen nga SIRI. Qëllimi i qeverisë daneze është t’ua lehtësojë kompanive gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme, duke ruajtur njëkohësisht standardet e pagave dhe kushtet e punës përmes marrëveshjeve kolektive dhe kontrolleve.

Për shqiptarët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut ky është një zhvillim veçanërisht i rëndësishëm, pasi të dyja vendet janë në listën e 16 shteteve nga të cilat kompanitë daneze do të mund të rekrutojnë punëtorë duke filluar nga viti 2027.

Continue Reading

Lajme

“Lexojnë, por nuk kuptojnë” – PISA ndez alarmin në arsimin e Maqedonisë së Veriut

Rezultatet e PISA 2025 nuk janë vetëm një statistikë e radhës për arsimin. Ato hapin një pyetje shumë më të madhe: çfarë po u mësojmë fëmijëve tanë dhe, mbi të gjitha, a po i mësojmë të kuptojnë atë që mësojnë?

Sipas rezultateve zyrtare të OECD-së, vetëm 26% e 15-vjeçarëve në Maqedoninë e Veriut arrijnë nivelin bazë të aftësisë në lexim. Kjo do të thotë se rreth 74% mbeten nën këtë prag. Në matematikë, nivelin bazë e arrijnë vetëm 32% e nxënësve, ndërsa në shkencë 36%. Në të tria fushat, rezultatet janë dukshëm nën mesataren e OECD-së përcjell INA.

Por problemi nuk është thjesht se nxënësit “marrin pikë të ulëta” në një test ndërkombëtar. Problemi është se një pjesë e madhe e tyre kanë vështirësi me atë që quhet shkrim-lexim funksional – të kuptojnë një tekst, të gjejnë informacionin e rëndësishëm, të lidhin të dhënat dhe të nxjerrin një përfundim.

Dhe kjo është pikërisht ajo që e bën rezultatin shqetësues. Një i ri që ka vështirësi të kuptojë një tekst sot, nesër mund të ketë vështirësi të kuptojë një kontratë pune, një udhëzim mjekësor, kushtet e një kredie, një lajm apo edhe një program politik.

PISA, pra, nuk po na tregon vetëm se çfarë dinë nxënësit. Po na tregon sa janë në gjendje ta përdorin atë që dinë në jetën reale.

Reagimet e profesorëve: problemi nuk është vetëm te nxënësit

Rezultatet e PISA-s kanë nxitur reagime të shumta edhe nga profesorë dhe punonjës të arsimit, të cilët e shohin problemin si më të thellë se një rezultat i dobët në një test ndërkombëtar.

Një pjesë e tyre vë në dukje se nxënësit po lexojnë gjithnjë e më pak dhe po mbështeten më shumë te përgjigjet e gatshme në internet, duke humbur gradualisht aftësinë për të lexuar me kuptim, për të analizuar informacionin dhe për të nxjerrë përfundime.

Të tjerë theksojnë se përgjegjësia nuk mund t’u ngarkohet vetëm fëmijëve. Sipas tyre, edhe mënyra e mësimdhënies duhet të ndryshojë. Programet mund të jenë moderne, por nëse zbatohen me metoda të vjetra, rezultatet do të vazhdojnë të jenë të dobëta.

Në reagime vihet në dukje edhe roli i prindërve, mungesa e leximit në familje, përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike dhe dobësimi i interesit për librin.

Një tjetër pikë e rëndësishme e ngritur në këto reagime është se nuk mund të fajësohen vetëm nxënësit. Mësuesit duhet të përshtatin metodat e punës me gjeneratat e reja, ndërsa arsimi duhet të fokusohet më shumë te diskutimi, analiza, mendimi kritik dhe zbatimi praktik i njohurive.

Mesazhi që përsëritet është i qartë: PISA nuk duhet të shërbejë vetëm për të numëruar pikët e nxënësve, por për të kuptuar se ku po dështon sistemi dhe çfarë duhet të ndryshojë.

A po mësojmë për të kaluar testin apo për të kuptuar?

Këtu ndodhet edhe një nga problemet kryesore. Nxënësi nuk duhet vetëm të mësojë përmendësh një përgjigje. Duhet të mësojë pse është ajo përgjigje, si arrihet tek ajo dhe si mund ta përdorë njohurinë në një situatë tjetër.

Rezultatet e vitit 2025 tregojnë se sfida është sistemike. Në Maqedoninë e Veriut, rezultatet në matematikë janë më të ulëta se në vitin 2022, ndërsa në lexim dhe shkencë kanë mbetur afërsisht në të njëjtin nivel. Në të njëjtën kohë, hendeku mes nxënësve me rezultatet më të larta dhe atyre me rezultatet më të dobëta është zgjeruar në të tria fushat.

Kjo do të thotë se problemi nuk zgjidhet vetëm me një ndryshim të teksteve shkollore, me një reformë tjetër të programeve apo me një projekt të ri që do të prezantohet si “transformim i arsimit”.

Duhet të ndryshojë mënyra e mësimdhënies.

Teknologjia nuk mund të zëvendësojë të menduarit

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale e bëjnë këtë sfidë edhe më të madhe. Ato mund të jenë mjete të fuqishme për mësim, por nëse përdoren vetëm për të marrë një përgjigje të gatshme, atëherë rrezikojnë ta zëvendësojnë pikërisht procesin që arsimi duhet ta zhvillojë: të menduarit.

PISA 2025 tregon gjithashtu se përdorimi i pajisjeve digjitale në shkolla është bërë pjesë e rëndësishme e realitetit arsimor. Në Maqedoninë e Veriut, 33% e nxënësve kanë raportuar se shokët e klasës shpesh shpërqendrohen nga pajisjet digjitale gjatë orëve të shkencës. Nxënësit që raportojnë këtë shpërqendrim kanë pasur mesatarisht rezultate 22 pikë më të ulëta.

Ndërkohë, 44% e nxënësve thonë se përdorin chatbot-e me inteligjencë artificiale për detyra shkollore të paktën një herë në javë.

Pra, çështja nuk është nëse teknologjia duhet të jetë në shkollë apo jo. Pyetja është si duhet të përdoret ajo që teknologjia të ndihmojë nxënësin të mendojë, e jo të mendojë në vend të tij.

Nuk është vetëm problemi i fëmijëve

Rezultatet e PISA-s duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë: për Ministrinë e Arsimit, për mësuesit, për prindërit, por edhe për vetë shoqërinë.

Sepse një sistem arsimor nuk mund të jetë më i mirë se rezultatet që prodhon në jetën reale.

Nëse rreth 74% e 15-vjeçarëve nuk arrijnë nivelin bazë të aftësisë në lexim, atëherë pyetja nuk është më vetëm “pse fëmijët nuk lexojnë?”

Pyetja është: çfarë kemi bërë ne që ata të duan të lexojnë, të dinë të kuptojnë dhe të kenë aftësi të mendojnë në mënyrë të pavarur?

Ndoshta para reformës së radhës na duhet diçka më themelore: të rikthejmë kulturën e leximit, diskutimit, pyetjes, argumentimit dhe mendimit kritik.

Sepse një fëmijë që di të lexojë, por nuk kupton atë që lexon, nuk është thjesht problemi i një testi PISA.

Është alarmi i një shoqërie të tërë./INA/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Osmanit: Nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare, përcjell TV21. “Nuk ka...

Lajme17 hours ago

Danimarka hap dyert për punëtorë nga 16 vende, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Danimarka nga 1 janari 2027 do të vendosë një program të ri për punësimin e punëtorëve të huaj nga 16...

Lajme17 hours ago

“Lexojnë, por nuk kuptojnë” – PISA ndez alarmin në arsimin e Maqedonisë së Veriut

Rezultatet e PISA 2025 nuk janë vetëm një statistikë e radhës për arsimin. Ato hapin një pyetje shumë më të...

Sport20 hours ago

Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg

Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet...

Lajme2 days ago

Turp apo padije : Të rinjtë nuk e dinë çfarë është 8 Shtatori, mendojnë se është Dita e Nënave!

Çdo vit, më 8 Shtator, Maqedonia shënon festën e saj më të rëndësishme shtetërore – Ditën e Pavarësisë. Por, a...

Lajme2 days ago

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, Brent tejkalon 100 dollarë

Çmimet e naftës sot janë rrritur me 2,2 për qind, me kontratat e ardhshme për naftën Brent që tejkaluan 100...

Lajme2 days ago

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së re. Haxhiu, e...

Lajme2 days ago

MPB: Përparim Bajrami u vetëdorëzua në Bllacë, dërgohet në Burgun e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (09.09.2026), në ora 05:35, në Pikën Kufitare Bllacë është paraqitur Perparim Bajrami...

Lajme2 days ago

Rikthehet ideja për këndimin e himnit shtetëror në shkolla, VLEN ka premtuar barazi me himn shqiptar

Kryetari i Gazi Babës nga radhët e VMRO-DPMNE, Boban Stefkovski, ka njoftuar se në shkollat fillore të komunës, çdo të...

Lajme2 days ago

Perparim Bajrami u dorëzua vetë në polici

Ish-drejtori i „Lotarisë Shtetërore“, Perparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar mëngjesin e sotëm...

Trending