Connect with us

Lajme

Shi dhe breshër në Tetovë, kërkohet të shkyçet e tërë energjia elektrike

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë ka kërkuar që të shkyçet rryma në tërë qytetin pas reshjeve të shiut.
Sipas tij, rreziku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është e lartë për shkak se janë përmbytur bodrumet e disa shtëpive dhe objekteve, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
Në numrin e telefonit 112 kanë arritur disa denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura.
Stuhia që ka goditur Tetovën pasditen e sotme është përcjellë me reshje të dendura shiu dhe vende-vende breshër në madhësinë e një arre.
Bllokimi i trafiku është vërejtur në disa pika të qytetit. Qytetarët raportojnë se pas pikë pagesës në rrugën për Shkup, afër urës, ka shumë ujë dhe vozitja është jashtëzakonisht e ngadaltë, andaj për momentin ka turmë të madhe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë, ku sipas informacioneve jozyrtare, të paktën një pjesë e madhe e ministrave do të largohen nga postet e tyre.

Krahas ndryshimeve tek pozita e Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Kryeministri Hristijan Mickoski pritet të bëjë ndryshime edhe në ministritë e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Drejtësisë, Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, Arsimit, Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sportit dhe Bujqësisë, ndërsa nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera kadrovike.

Burimet qeveritare bëjnë të ditur se përbërja e re e kabinetit Mickoski II mund të shpallet zyrtarisht të martën kur edhe emrat e rinj pritet të dërgohen për miratim në Parlament.

Sipas këtyre informacioneve, nga posti i ministrit të Shëndetësisë pritet të largohet Azir Aliu derisa në vend të tij pritet të ulet kuadër i VMRO ku në lojë janë disa emra e mes tyre edhe Sinisha Stojanovski drejtor aktual i Klinikës Universitare 8 Shtatori si dhe drejtori aktual i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski. Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë pritet të largohet Cvetan Tripunovski, ndërsa në vend të tij përmendet emri i Borçe Serafimovski nga ZNAM i cili aktualisht mban pozitën e Sekretarit shtetëror.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, nga Qeveria pritet të largohen edhe ministri i Drejtësisë Igor Filkov ku në vend të tij pritet të ulet kuadër i Vlen-it dhe si emër përflitet profesori universitar Jeton Shasivari, ministrja e Arsimit Vesna Janevska e cila pritet të zëvendësohet me një kuadër tjetër të VMRO, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov do të zëvendësohet me një kuadër të Vlen-it ku përflitet emri i zëvendësministrit aktual Sadat Sulejmani, si dhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani ku në vend të tij pritet të ulet zëvendësministri aktual nga VMRO Gjoko Velkovski.

Ndryshime pritet të ketë edhe në Ministrinë e Sportit ku pritet të ulet kuadër i Vlen-it si dhe gjithashtu edhe te Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive poashtu kuadër i Vlen-it.

Më herët, kryeministri Mickoski kishte paralajmëruar se rikonstruksioni i kabinetit qeveritar do të bëhet për shkak të ndryshimit të prioriteteve në punën e Qeverisë. Për të martën është caktuar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ku pritet të bëhen publike edhe emrat e ministrave të rinj.

Përveç ministrave, pritet të ketë ndryshime edhe në pozitat drejtuese të institucioneve shtetërore, megjithëse deri më tani nuk janë publikuar emra konkretë.

Megjithatë, duhet theksuar se këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Qeveria, ndërsa bisedimet për përbërjen e re të kabinetit vazhdojnë.

Kryeministër:
Hristijan Mickoski

Zëvendëskryeministër i parë
Bekim Sali

Zëvendëskryeministër për Sistem Politik
Ljupço Dimovski

Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë

VMRO

Ministria e Punëve të Brendshme
Pançe Toshkovski

Ministria e Mbrojtjes
Vllado Misajllovski

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Timço Mucunski

Ministria e Financave
Gordana Dimitrieska-Koçoska

Ministria e Shëndetësisë
Sinisha Stojanovski

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Vesna Janevska

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Gjoko Vellkovski

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Zllatko Perinski

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
Sanja Bozhinovska

Ministria e Transportit
Aleksandar Nikolloski

Ministria e Transformimit Digjital
Stefan Andonovski

ZNAM

Ministria e Administratës Publike
Goran Minçev

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Borçe Serafimovski

VLEN

Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive
Bekim Sali

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Muhamet Hoxha

Ministria e Sportit
Visar Ganiu

Ministria e Drejtësisë
Jeton Shasivari

Ministria e Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani

Ministria e Ekonomisë dhe Punës
Besar Durmishi

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi falënderon mbështetësit e protestës në Tetovë

Bajram Rexhepi ka reaguar përmes një video-mesazhi “Mirëmëngjesi Tetovë”, ku ka shprehur falënderime për të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë dhe kanë mbështetur protestën e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tetovë.

Në mesazhin e tij, Rexhepi vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e reagimit qytetar në lidhje me çështjet që kanë nxitur pakënaqësi publike, përfshirë edhe vendimin e fundit institucional për emërtimet e hapësirave publike.

Protesta në Tetovë u zhvillua në mënyrë paqësore dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë politike dhe publike në vend.

Continue Reading

Lajme

Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar

Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme i konfirmoi “Fokus” se incidenti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.

 

“Më 25.06.2026, në SPB Shkup është raportuar se janë djegur dy automjete, një “Passat” me targa të Shkupit në pronësi të A.A. (42) nga Shkupi dhe një “Mercedes” me targa të Velesit në pronësi të M.M. (37) nga Shkupi, rreth orës 02:20 në zonën e Butelit. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektimin. Rasti është duke u hetuar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Avokati Alispahiq i tha “Fokus” se nuk ka pasur keqkuptime dhe nuk dyshon në askënd.

Fatkeqësisht, informacioni është i saktë. Unë u besoj institucioneve dhe sjelljes së tyre profesionale. Për shkak të hetimit, nuk mund të them asgjë, të kontaktoj Ministrinë e Brendshme për asgjë.

Nuk kam keqkuptime me askënd, nuk dyshoj në askënd, motivi dhe arsyeja janë të panjohura për mua”, tha Alispahiq.

Alispahiq është një avokat me shumë vite përvojë, i cili përfaqëson të pandehurit në një numër të madh çështjesh, disa prej të cilave ishin me interes të madh për publikun.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë, ku sipas informacioneve jozyrtare, të paktën një pjesë...

Lajme19 seconds ago

Bajram Rexhepi falënderon mbështetësit e protestës në Tetovë

Bajram Rexhepi ka reaguar përmes një video-mesazhi “Mirëmëngjesi Tetovë”, ku ka shprehur falënderime për të gjithë qytetarët që kanë marrë...

Lajme2 minutes ago

Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar

Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme...

Lajme6 minutes ago

Maqedoni, pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Pacientët me kancer që trajtohen në Klinikën Universitare të Radiologjisë dhe Onkologjisë në Shkup vazhdojnë të përballen me pritje të...

Lajme39 minutes ago

Valon Zeqiri: Tetovarët nuk dolën kundër Kasamit, po shohin ndryshimet në qytet, ndërtuam dhe rrugën e fshatit të Bajram Rexhepit

Drejtori i NPK “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur për çështjen e emrave të rrugëve,...

Lajme51 minutes ago

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për...

Lajme1 hour ago

Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në...

Lajme14 hours ago

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe...

Lajme16 hours ago

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia...

Lajme17 hours ago

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës....

Trending