Lajme
Taravari: Nuk kemi shkop magjik që të ndryshojmë gjithçka brenda 24 orëve
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re.
Ja postimi i tij:
Sot partia jonë do të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Zakonisht zotimet bëhen në kohë fushate dhe pastaj harrohen, por meqë kemi folur për Ndryshim le ta nisim ndryshe, ndaj premtojmë se:
1. I gjithë grupi punues i ASH-së zotohet të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të njerëzve!
2. Prej sot nuk ka votues dhe jovotues, por ka nënshtetas për të cilët do punojmë maksimalisht dhe njësoj!
3. Në mënyrë konstante do të kemi komunikim me ju, ku do ju raportojmë për punën tonë në mënyrë transparente.
4. Ne do të presim sugjerimet tuaja në vazhdimësi për t’ju përfaqësuar sa më shumë
5. Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen.
Të dashur, ne nuk kemi shkop magjik që të ndryshojmë gjithçka brenda 24 orëve por ndërkohë ne do të jemi të vendosur për të arritur qëllimet tona.
Kështu këto javë të para të Qeverisë së re do të jenë plot përgjegjësi për ne, plot ankth e tension për një grup njerëzish që do duhet t’i përgjigjen drejtësisë dhe plot shpresë për popullin!
I uroj kolegëve të mi të VLEN-it dhe VMRO-së punë të mbarë!
Kjo do të jetë koha që më në fund një qeveri do të punojë për popullin.
Dhe për në fund duke përdorur shprehjen latine -Acta, non verba-për këtë qeveri nis sfida e veprave!
Punë të mbarë!
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
