Lajme
Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë
“Një “qejfmbetje” e opinionit sportiv nga ndeshja e fundit, një rinovim i munguar që përpara Europianit dhe interes nga disa klube, ngrenë dilemat nëse e ardhmja e Silvinjos do të jetë në krye të stolit të Kombëtares shqiptare apo jo”, shkruan sot Panorama sport në artikullin e saj me titull “Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë” dhe vazhdon:
“Trajneri mbërriti në janar të 2023-shit dhe pas Europianit përfundoi kontrata e tij dhe stafit ndihmës, si Zabaleta apo Doriva.
Ndërkohë, nga ana tjetër “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka një ofertë në tavolinë nga një klub në ligën portugeze.
Kjo i trazon disi ujërat në Kombëtaren shqiptare pasi ndeshjet e radhës vijnë shpejt, në shtator do të nisë edicioni i ri i Ligës së Kombeve dhe me thënë të drejtën, braziliani ka krijuar një raport të ngushtë me shumicën e grupit, pavarësisht se dikush mund të ketë pakënaqësi për minutazhin apo çështje të tjera.
Në fund të fundit Silvinjo vendos dhe ai do të gjykohet për vendimet e tij.
Mes dëshirës për tu rikthyer në një klub dhe mes “zjarrit” të kualifikueseve të Botërorit 2026 me kuqezinjtë, Silvinjo është në një udhëkryq me dosjen e trajnerit në dorë.
SITUATA- Një rinovim i munguar, ngre edhe më shumë dyshimet se trajneri po heziton për të vazhduar këtë projekt me Shqipërinë, apo ndoshta mund të ketë dëshirën për të vijuar, por nuk puqen kushtet financiare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pas suksesit me kualifikimin në Europian, “steka” tashmë është ngritur disi më lart dhe rroga nuk mund të jetë e njëjtë.
Një largim të mundshëm e forcon më shumë interesi i disa klubeve në Europë, por edhe një ofertë që trajnerit i ka mbërritur nga një klub portugez, ku emri aktualisht nuk bëhet i ditur.
Ditë të nxehta, por një zgjidhje duhet të vijë sa më shpejt pasi grumbullimi i radhës është vetëm dy muaj më vonë.”/PANORAMASPORT
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
