Connect with us

Lajme

Maqedoni, ekspozim më të madh ndaj korrupsionit kanë Ministria e Arsimit, e Mjedisit dhe MPB-ja

Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) sot publikoi dokumentin për rangimin e Qeverisë, ministrive dhe komunave në bazë të 32 treguesve për performansat për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike. Institucionet janë të ranguara në tre zona – e kuqe, e verdhë dhe zona e gjelbër, varësisht nga pikët e fituara për mënyrën se si ato i zbatojnë prokurimet publike. Niveli maksimal i mbrojtjes është e paraqitur me 100 %, ndërsa niveli me aspak mbrojtje nga korrupsioni është paraqitur me 0 %. Asnjëri institucion nuk është në zonën e gjelbër të nivelit të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni, me realizim të performansave për parandalim të korrupsionit prej më tepër se 80 %, transmeton Portalb.mk.

4 ministri dhe 43 komuna gjenden në zonën e kuqe, përkatësisht procedurat e tyre për prokurime publike zbatohen me nivel të ulët të mbrojtjes nga korrupsioni për shkak se këto kanë fituar më pak se 50 %.

“Ekspozimin më të madh ndaj korrupsionit e kanë Ministria për Arsim dhe Shkencë, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ministria për Punë të Brendshme si dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive”, thuhet në dokument.

Te grupi i komunave, niveli më i ulët i realizimit të performansave për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike është konstatuar në komunën Kratovë dhe komunën Gostivar. Në zonën e kuqe është edhe Qyteti i Shkupit, si dhe 40 komuna tjera.

Performansat më të larta për parandalim të korrupsionit janë konstatuar në Ministrinë për Mbrojtje dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi me Ujëra, me një nivel prej 72 % në realizimin e performansave për parandalim të korrupsionit. Te komunat, realizimin më të lartë të performansave për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike e ka Komuna e Kavadarit, edhe atë deri 70 %, si dhe komunat Veles dhe Probishtip me 66 %.

Niveli i ulët i mbrojtjes, nuk nënkupton doemos që ka korrupsion në prokurimet publike të institucionit konkret, por se nuk ndërmerren të gjitha masat e mundshme, të cilat duhet të parandalojnë korrupsionin dhe si rrjedhojë, më e madhe është mundësia që në këto institucione të ndodh korrupsion.

Ky rangim është përpunuar në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, i përkrahur nga USAID.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim, thuhet në raport.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

GTA 6 ka gjeneruar mbi 1.5 miliardë euro ende pa e luajtur askush

Grand Theft Auto VI pritet të jetë një prej lansimeve më të mëdha në historinë e industrisë së video-lojërave, kur të publikohet më 19 nëntor (nesër).

Versioni i ri i serisë së famshme Grand Theft Auto (GTA) është përballur me disa shtyrje gjatë rrugës, por pas 13 vjetësh – intervali më i gjatë mes dy versioneve në historinë e kësaj serie – më në fund ka mbërritur te momenti i publikimit.

Ndërsa fansat përgatiten të rikthehen në Leonida, versioni fiktiv i Floridas i krijuar nga Rockstar Games, ku do të vjedhin vetura, do të grabisin biznese dhe do t’i shpenzojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, të dhënat e para tregojnë për një sukses të jashtëzakonshëm financiar.

Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Sensor Tower, porositë paraprake të GTA VI tashmë vlerësohet se kanë kaluar shifrën prej 1.5 miliardë eurosh.

Shkalla e interesimit për GTA VI është e pashembullt krahasuar me publikimet e tjera të mëdha të viteve të fundit. Vetëm nëntë ditë para lansimit, loja theu rekordin prej 1 miliard dollarësh të ardhura nga porositë paraprake, pothuajse dyfishin e shumës që kishte arritur në të njëjtën periudhë para lansimit Call of Duty: Modern Warfare II, loja më e shitur në SHBA gjatë vitit 2022.

Edhe versioni i tanishëm, Grand Theft Auto V, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo u bë loja më e shitur e vitit 2013 dhe vazhdon t’i gjenerojë qindra miliona dollarë çdo vit.

Një pjesë e madhe e këtij suksesi afatgjatë i atribuohet GTA Online, modaliteti online me shumë lojtarë që u lansua disa javë pas GTA V. Ai u mundëson lojtarëve të luajnë së bashku dhe të vazhdojnë eksplorimin e Los Santos, versionit fiktiv të Los Angelosit, edhe pasi kanë përfunduar historinë kryesore të lojës.

Kritikët e kanë cilësuar si “kryevepër” GTA VI.

Continue Reading

Lajme

Ka shpresë për tullacët! Zbulohet krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji inovative që mund të ndryshojë përgjithmonë qasjen ndaj trajtimit të rënies së flokëve. Bëhet fjalë për një krehër elektronik të quajtur “Detangle”, i cili përmes stimulimit elektrik dhe shpërndarjes së substancave aktive ka treguar rezultate mbresëlënëse në fazën eksperimentale.

Pajisja e re, e prezantuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature Communications”, është testuar deri më tani te minjtë, ku ka dëshmuar efikasitet më të lartë se trajtimet tradicionale kundër alopecisë androgjenetike (tullacërisë mashkullore).

Si funksionon krehëri “Detangle”?

Sipas studimit të realizuar nga ekipi i studiuesve nga Universiteti Beihang në Pekin, krehëri përmban dhëmbëza elektronike me gjatësi të ndryshme, të pajisura me elektroda dhe molekula të integruara.Kjo formë e veçantë gjeneron fusha elektrike që nxisin drejtpërdrejt folikulat e flokëve dhe lejojnë depozitimin e trajtimeve gjenetike deri në nëntë herë më thellë në lëkurë sesa aplikimi i zakonshëm. Në modelet eksperimentale, kombinimi i plotë i sistemit “Detangle” arriti një shkallë të rikthimit të flokëve prej afër 98 për qind brenda vetëm një muaji, duke lënë pas trajtimet klasike me minoxidil (që shënojë rreth 70 për qind sukses) apo finasterid.
Sfidat dhe hapat e ardhshëm
Pavarësisht rezultateve optimiste në laborator, shkencëtarët theksojnë se teknologjia është ende në fazën eksperimentale.
Mungesa e provave te njerëzit: Deri më tani nuk ka asnjë provë se krehëri do të japë të njëjtat rezultate te njerëzit.
Nevojiten testimet klinike: Përpara se pajisja të dalë në treg apo të përdorë gjerësisht për miliona burra që preken nga tullacëria gjatë jetës, do të duhen studime shtesë dhe prova rigoroze klinike për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Continue Reading

Lajme

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin (VIDEO)

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në Kosovë nga Haga për vizitë familjare.

I pyetur nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.

Ai foli mes emocionesh për vëllain e tij, duke mos arritur t’i mbante lotët.

VIDEO

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme54 minutes ago

GTA 6 ka gjeneruar mbi 1.5 miliardë euro ende pa e luajtur askush

Grand Theft Auto VI pritet të jetë një prej lansimeve më të mëdha në historinë e industrisë së video-lojërave, kur...

Lajme59 minutes ago

Ka shpresë për tullacët! Zbulohet krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji inovative që mund të ndryshojë përgjithmonë qasjen ndaj trajtimit të rënies së flokëve....

Lajme6 hours ago

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin (VIDEO)

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në...

Lajme6 hours ago

Samir Mane kryeson listën me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri për vitin 2025

Shqipëria, një vend mesdhetar me rreth 2.8 milionë banorë, ka përjetuar një rritje të ndjeshme ekonomike në vitet e fundit,...

Lajme6 hours ago

Shteti nxjerr në shitje 51 banesa në Ohër me çmime më të ulëta se ato në tregun privat

Shteti ka nxjerrë në shitje 51 banesa në Ohër, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror, i cili...

Lajme6 hours ago

Sa kushton mungesa e pajisjeve dimërore? Gjobat në Maqedoni dhe vendet e rajonit

Nga 15 nëntori deri më 15 mars, drejtuesit e automjeteve në Maqedoninë e Veriut janë të obliguar të kenë pajisje...

Lajme22 hours ago

Gjorgjievski prezanton bilancin e një viti në krye të Qytetit të Shkupit: Borxhet në ulje, 100 autobusë të rinj, ura dhe rrugë nëntokësore

Ulja e borxheve, zhbllokimi i projekteve kapitale dhe investimet e reja në transportin publik dhe infrastrukturë. Këto janë disa nga...

Lajme1 day ago

Çmenduria për “GTA 6”, mijëra punëtorë kërkojnë pushim për të luajtur

Për shkak të publikimit të videolojës shumë të pritur “GTA 6“, në Belgjikë është regjistruar një rritje prej plot 66 për...

Lajme1 day ago

Maqedonia ndër të fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurisë

Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1...

Lajme1 day ago

Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për ish-nënkryetarin e...

Trending