Connect with us

Lajme

VLEN: BDI me patriotizëm të rrejshëm, por edhe me xhepat plot

BDI është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.

“Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare.

Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre kriminal. Duhet të dini se derisa BDI në opozitë e ka gojën plot me patriotizëm të rremë, një klikë e tyre kanë mbushur xhepat.
Skandalet e tyre nuk do të lejojmë që të harrohen. Ramiz Merko, i njohur si “sherifi lokal” i Strugës, gjatë katër mandateve të tij si kryetar komune, ngriti një perandori për vete dhe familjen e tij, saqë Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në listën e zezë për korrupsion. Nazim Bushi, zëvendës-ministër i MPB-së, së bashku me të birin e tij, pushonte nëpër hotele superluksoze të Turqisë ku një natë kushtonte 20 mijë euro. Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, bleu Soravinë për 20 milionë euro dhe më pas u kap me fishekzjarre.

Blerant Xhaferi, djali i kryekuvendarit të atëhershëm Talat Xhaferi, tërhoqi vëmendjen kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur se ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomojë, e më pas u bë prokuror. Mos të flasim për Lotarinë dhe lojërat e fatit në regji të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit që kanë mbërthyer lagjet tona. Presim që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët dhe ta kthejnë besimin në sundimin e ligjit”, akuzojnë nga VLEN.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk

Continue Reading

Lajme

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.

Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.

Continue Reading

Lajme

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.

Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.

Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.

Të dhënat personale

Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.

Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.

Problemet dhe informacionet intime

Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.

Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.

Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë

Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.

Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.

Të dhënat financiare

Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.

Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme4 hours ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Lajme4 hours ago

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri...

Lajme4 hours ago

Dokumente të falsifikuara për t’u paraqitur si italian, arrestohet 38-vjeçari në Qafë Thanë

Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë tentimit për të dalë nga...

Lajme4 hours ago

Privohet nga liria shoferi pas aksidentit në autostradën Kumanovë–Shkup ku dy persona humbën jetën

Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi dje në autostradën Kumanovë–Shkup, ku...

Lajme1 day ago

NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi

NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi NPK Tetovë ka...

Lajme1 day ago

‘Fluturoi’ 119 km/h në zonën 50 km/h, arrestohet 23-vjeçari në Tetovë

Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h,...

Lajme1 day ago

“Interex” mori dritën jeshile për të blerë “Tinex”, përfshirë “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për përqendrimin përmes të cilit kompania kosovare “Proeks Internacional” synon të...

Lajme1 day ago

23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: Dyshime për ngacmim seksual dhe mesazhe të papërshtatshme

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është...

Lajme2 days ago

New York, Times Square – Protestë: “Jo në emrin tim”

Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, diaspora shqiptare u mblodh disa orë më parë në një protestë paqësore...

Trending