Lajme
Kallëzim penal ndaj tre policëve, gjuajtën me armë zjarri gjatë orarit të punës
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre zyrtarëve policorë për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Siç njoftojnë nga MBP bëhet fjalë për A.D, D.D policë në departamentin në Tearcë, si dhe J.B polic në pikën kufitare Jazhincë.
“Gjegjësisht, i raportuari i parë A.D. më datë 23.05.2022 dhe i raportuari i dytë D.D. më datë 24.05.2022 gjatë orarit të punës derisa ishin të angazhuar në një zonë pyjore në afërsi të vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, pa plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar me automatik zyrtar, të cilin e kanë ngarkuar para se të niseshin për në ndërrim, në prani të punonjësve të tjerë të policisë që ishin të punësuar së bashku me ta”.
“Gjithashtu, i raportuari i parë A.D. më 29.02.2024 dhe i kallëzuari i tretë J.B. më datë 08.03.2024, në kohën kur nuk ishin të angazhuar në punë, në një zonë pyjore afër vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, në prani të disa personave, kanë qëlluar me breshëri me automatik”.
“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të dorëzojë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë J.B dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Për punonjësit e policisë A.D. dhe D.D., për shkak të skadimit të afateve për zhvillimin e procedimit disiplinor, nuk do të paraqitet propozim për fillimin e procedimit për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, thonë nga MPB.
Lajme
Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027.
Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet Qeveria Teknike, ndërsa, sipas praktikës së deritanishme, posti i kryeministrit teknik i takon opozitës. Ai thekson se në këtë periudhë zakonisht në krye të Qeverisë Teknike vendoset ministri i Punëve të Brendshme.
“Zgjedhjet e parakohshme të ‘dakorduara’ mes faktorëve politikë janë më 18 prill 2027”, shkruan Selimi.
Por, sipas tij, në skenarin aktual ekzistojnë dy parti politike që duan me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ka dy parti politike (lexo: jo faktorë politikë) që me çdo kusht duan t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato janë qeveritarja VLEN dhe opozitarja LSDM”, shprehet Selimi.
Deklarata e analistit ngre pikëpyetje mbi kalkulimet politike të dy subjekteve dhe mbi mundësinë që marrëveshjet eventuale për zgjedhje të parakohshme të ndryshojnë në varësi të interesave partiake.
“Përgjigjen e dini vetë”, përfundon Selimi.
Në ndërkohë, sondazhi i fundit në Flaka, favorizon mbajtjen e zgjedhjeve nga lexuesit shqiptarë.
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim. Gazetaa Flaka
Lajme
Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Deri më tani, sistemi te motoçikletat regjistronte vetëm kalimin në semafor të kuq. Toshkovski tha se që nga dje është mundësuar edhe detektimi automatik i shpejtësisë së motoçikletave.
Sipas tij, masa është ndërmarrë para së gjithash për rritjen e sigurisë në komunikacion. Ai theksoi se nga gjashtë viktimat në aksidentet e trafikut këtë muaj, katër kanë qenë motoçiklistë.
“Qyteti i Sigurt” për momentin funksionon në Korridoret 8 dhe 10, si dhe në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa deri në mes të shtatorit pritet të vendoset edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë”, tha Toshkovski.
Toshkovski njoftoi gjithashtu se sistemi do të mundësojë pagesën online të gjobave edhe për qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij, që nga fillimi i vitit në aksidentet e trafikut kanë humbur jetën 59 persona, krahasuar me 96 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një ulje prej rreth 35 për qind.
Lajme
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi
Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme në QKUK.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, drejtor i Mjekimit në QKUK.
“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, ka deklaruar Uka. /Klankosova.tv
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
