Connect with us

Lajme

Daçiq: Policët e Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij nga RMV, Pançe Toshkovski, tha se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Daçiq tha se fillimisht kjo do të zbatohet në Ohër, pasi ka numër të madh të turistëve nga Serbia.

“Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë me praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jenë të pranishëm gjatë sezonit të verës, aty ku ka turistë tanë, është Liqeni i Ohrit, dhe jemi marrë vesh që, më duket 3, apo sa 4, 4, e pra mirë.
Këtë jemi marrë vesh që ta bëjmë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se kurdo që ka nevojë, në këtë rast bëhet fjalë për sezonin e verës, Ohrin, por edhe anasjelltas, çfarëdo që duhet, ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, theksoi Daçiq.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet

Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë për mijëra banorë të kësaj ane. Ky investim strategjik i cili kap vlerën mbi 6 milionë euro i jep fund një problemi shumëvjeçar që përbënte rrezik për jetën e qytetarëve, pronën dhe tokat bujqësore.

I nisur nga koha e Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, tani nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi dhe përkushtimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ky projekt po merr formë si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë vendbanim.

Saraji për 22 vjet u la në harresë. Çdo cikël zgjedhor shoqërohej me premtime të njëjta, ndërsa pas zgjedhjeve qytetarët ngelnin me përmbytjet, dëmet materiale dhe zhgënjimin.

Prandaj sot kësaj politike të mashtrimit i ka ardhur fundi dhe qytetarët me të drejtë pyesin;

Pse Saraji u la për dekada pa mbrojtje?

Pse mijëra familje u detyruan të jetojnë nën frikën e çdo reshjeje dhe përmbytjeje?

Me VLEN investimet janë një tjetër provë se premtimet po shndërrohen në vepra, ato prekin te qytetarët dhe problemet e trashëguara po marrin zgjidhje konkrete.

Prandaj mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të garantojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytetar.

Continue Reading

Lajme

Drejtori i NPK Samet Bislimi bashkë me ekip ndihmon banorët e Çajlës me furnizim me ujë të pijshëm

Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, ka dalë në terren në fshatin Çajlë për t’u qëndruar pranë banorëve dhe për t’u siguruar furnizim me ujë të pijshëm në këtë situatë të krijuar.

I shoqëruar nga kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, dhe këshilltarët komunalë, Bislimi ka koordinuar angazhimin e ekipeve të NPK-së për shpërndarjen e ujit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për qytetarët.

“Jemi pranë banorëve në çdo moment kur kanë nevojë për mbështetje. Ekipet tona janë të angazhuara në terren për të siguruar furnizimin me ujë dhe për t’iu dalë në ndihmë familjeve të Çajlës”, është mesazhi i përcjellë gjatë këtij aksioni.

Angazhimi i NPK-së vazhdon me qëllim që qytetarët të kenë përkrahjen e nevojshme dhe shërbimet bazë të garantuara deri në tejkalimin e situatës.

https://www.facebook.com/share/p/1EEX3utUHC/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

Lajme

Konflikt për paratë e punës: Pronari rrah punëtorin në Negotinë të Gostivarit

Më 18.07.2026 në ora 19:00 në Departamentin Policor të Gallatës, Z.B. (50) nga fshati Toplicë ka raportuar se rreth orës 16:25, derisa po punonte në shtëpinë e R.N. nga fshati Negotinë, pas një debati lidhur me pagesën për punët e kryera, është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet

Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë...

Lajme5 hours ago

Drejtori i NPK Samet Bislimi bashkë me ekip ndihmon banorët e Çajlës me furnizim me ujë të pijshëm

Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, ka dalë në terren në fshatin Çajlë për t’u...

Lajme5 hours ago

Konflikt për paratë e punës: Pronari rrah punëtorin në Negotinë të Gostivarit

Më 18.07.2026 në ora 19:00 në Departamentin Policor të Gallatës, Z.B. (50) nga fshati Toplicë ka raportuar se rreth orës...

Lajme5 hours ago

Shembull për t’u marrë shembull: Haroldi 18-vjeçar nga Shkupi punon 12 orë në ditë në karburant për të siguruar studimet

Një histori sa prekëse, aq edhe frymëzuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të...

Lajme5 hours ago

Azizi kritikon Ali Ahmetin për heshtjen ndaj situatës në Gostivar: “Fshati digjet, plaka krihet!”

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me situatën shëndetësore në Gostivar, ku...

Lajme8 hours ago

Aksion i madh policor në Shkup: Tre persona përfundojnë në pranga

Tre persona janë privuar nga liria gjatë dy aksioneve policore të realizuara më 18 korrik 2026 në Shkup, ku janë...

Lajme9 hours ago

Ali Ahmeti nga Gostivari: BDI-ja vazhdon organizimin, synojmë rikthimin e dinjitetit dhe barazisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës...

Lajme22 hours ago

Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin...

Lajme22 hours ago

Ramadan Ramadani për rikonstruimin e qeverisë: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha”!

Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se rikonstruimi i Qeverisë në gjysmën e mandatit të saj është proces i inicuar dhe konceptuar...

Lajme1 day ago

Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë një përmbledhje të punimeve infrastrukturore që janë realizuar dhe atyre që...

Trending