Lajme
FBI sqaron atentatin ndaj Trump: Ish-presidenti u godit nga një plumb në vesh
FBI deklaron se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh.
FBI sqaron se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.
Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera.
Më herët gjatë së premtes, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.
Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale.
Lajme
Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n janë duke vazhduar në lidhje me territorin.
“NATO ka pasur marrëdhënie me ne për çështjen e Grenlandës. Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha Trump.
“Nëse nuk e kemi, kemi një boshllëk të madh në sigurinë kombëtare – veçanërisht kur bëhet fjalë për atë që po bëjmë në lidhje me Kupolën e Artë dhe të gjitha gjërat e tjera”, shtoi ai.
Trump nuk dha detaje specifike rreth iniciativave ushtarake ose të sigurisë që ai përmendi, por theksoi se SHBA-të po angazhohen në mënyrë aktive me aleancën për këtë çështje.
“Po flasim me NATO-n”, tha ai.
Trump tha se po shqyrton përdorimin e tarifave si mjet kundër vendeve që kundërshtojnë interesat e SHBA-së në lidhje me Groenlandën.
“Mund ta bëj këtë edhe për Grenlandën”, deklaroi presidenti amerikan, duke kujtuar një shkëmbim me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilin ai përdori kërcënimin e një tarife gjithëpërfshirëse prej 25% për të nxitur çmime më të larta të barnave në Francë.
Javën e kaluar, Trump sugjeroi që SHBA-të duhet ta “blejnë” Grenlandën për të parandaluar që Rusia ose Kina të fitojnë kontrollin e territorit autonom të Danimarkës.
Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin. /AA/
Lajme
Policia e Maqedonisë së Veriut me njoftim të ri në lidhje me projektin “Qyteti i Sigurt”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit të Shkupit”.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara”, thonë nga MPB.
Lajme
Taravari me akuza të reja: Gjithmonë mbivotohesha në VLEN, tre me një!
Arben Taravari njëri nga ish liderët e VLEN-it, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka hedhur akuza të reja në drejtim të VLEN-it dhe liderëve të saj se për gjatë kohës kur ishte pjesë e këtij koalicioni në çdo temë në çdo debat që bëhej kur vinte pjesa e votimit pavarsisht arsyeshmërisë unë mbivotohesha në raport tre me një. Kjo qasje më la të kuptoj se ne dhe Alenaca për Shqiptarët ishte e pa dëshiruar në atë koalicion dhe dukej qartë që sdo të funskionoj, shkruan Top24
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
