Connect with us

Lajme

Reagon Presidenca: Është për keqardhje se si u trajtua incidenti i Osmanit në konferencën e Kurtit dhe Mickoskit

Presidenca e Kosovës ka reaguar sërish për incidentin që ka ndodhur më dy gusht në aeroportin e Shkupit.
Në reagimin e bërë nga presidenca, thuhet se raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë.
“Nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tutje, presidenca ka shprehur keqardhje se si është trajtuar incidenti nga konferenca që u mbajtë ditën e hënë, nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.
Presidenca e Kosovës shton më tej se “vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë”.

“Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare”.

Tutje, theksohet se “Presidenca e Republikës e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë e përmasave të papara ka filluar kundër Presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave”.
Në reagim tutje thuhet se presidentja Osmani ka kontribuar gjithmonë në zhvillimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut.

“Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar”, thuhet në reagimin e presidencës.

Presidenca po ashtu ka pohuar se presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.
“Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit”, vijon reagimi.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë.

“Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë Presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit – rrjedhimisht shtetin – si rrezik potencial për terrorizëm”.

Presidenca shton mes tjerash se “në çdo vend ku udhëtojmë, nuk është Presidentja që e kërkon një trajtim të tillë”.

“Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë.

Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon respekt për shtetin që përfaqëson, pra Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ngulm në përputhje me rregullat e parimet ndërkombëtare që rregullojnë raportet ndërmjet shteteve”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”. Gjatë intervistës, kryeministri Rama ka thënë me bindje se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.

“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Melonin, për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë. Më tej, Rama ka shtuar se Meloni është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama në “La7”.

Continue Reading

Lajme

Kishte grabitur një barnatore, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi

MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.

Continue Reading

Lajme

Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga?

ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.

Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor.

Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur.

Vitin e kaluar, ESM punësoi pothuajse 4,500 njerëz, shumica e tyre nga rajoni i Pellagonisë, përkatësisht komuna Manastir dhe Novaci, ku është vendosur kapaciteti më i madh prodhues i kompanisë – termocentrali REK Manastir dhe minierat e tij Suvodol dhe Brod-Gneotino. Përveç REK Manastir, kjo kompani ka edhe dy termocentrale të tjera. Njëra është në Osllomej të Kërçovës, ndërsa tjetra në Negotinë. ESM gjithashtu ka gjashtë hidrocentrale, një park me erë, një central të gazit dhe një drejtori në qendër të Shkupit.

Në të njëjtën kohë, grupi ESM operon një fabrikë për pjesë rezervë për nevojat e termocentraleve në Novaci, një prodhues i nxehtësisë në Shkup dhe Manastir dhe tre kompani turistike që menaxhojnë hotelet dhe objektet akomoduese të ESM.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”. Gjatë...

Lajme4 hours ago

Kishte grabitur një barnatore, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi

MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë...

Lajme4 hours ago

Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga?

ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në...

Lajme4 hours ago

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

“Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe humbësit...

Lajme4 hours ago

Asnjëri nga të dyshuarit për vrasjen e Vanjas dhe Pançes nuk ndjehen fajtor për veprën e kryer

Asnjëri nga të akuzarit për vrasjen e Vanjas dhe Pançes, nuk ndihet fjator për vrasjen siç e ka klasifiluar prokuroria...

Lajme4 hours ago

Instagram vjen me llogari të veçanta për të miturit me kontroll të rreptë prindëror!

Kompania Meta ka njoftuar krijimin e llogarive të veçanta për të miturit në Instagram me kontroll më të madh prindëror....

Lajme1 day ago

Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro

Maqedonia e Veriut ka depozituar kanabis medicinal të sekuestruar me vlerë të lartë nga veprimet e mëparshme që ka bërë...

Lajme1 day ago

Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi...

Lajme2 days ago

“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar! (FOTO)

Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, mëson Indeksonline. 12-vjeçari...

Lajme2 days ago

LSDM: Toshkovski dhe MPB më në fund pranuan fajësinë e Naim Ramukës

Toshkovski dhe MPB-ja, nën presionin e LSDM-së, më në fund pranuan fajsin e Naim Ramukës dhe e larguan nga detyra....

Trending