Lajme
Myftiu Qani Nesimi: Policia më tha ta lëshojë myftininë
Muftiu i shkarkuar nga Bashkësia Fetare Islame, Qani Nesimi, për të cilin gjykata vendosi se është shkarrkuar padrejtësisht tha për televisionin Shenja, se gjatë ditës së premte ka pasur takim me policinë e Tetovës, ku qëllimi i këtij takimi ka qenë për të dorëzuar një letër nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga ministri. Ndërkaq gjatë takimit Nesimi thotë që nuk I është dhënë asnjë letër, mirëpo përgjatë bisedës policët I kanë thënë se ministri i MPB-së ka kërkuar nga njësia rajonale që të asistojnë ditën e hënë në mëngjes që grupi me në krye muftiun, Selver Xhemaili, i zgjedhur në detyrë nga BFI, të hyjë në Muftininë e Tetovës.
QANI NESIMI, MUFTI I BFI-SË
“Lamë takim në ora 12 që të vijnë, erdhën dy policë, unë isha i shoqëruar në zyrën time këtu nga dy kolegë, ata nuk dhanë ndonjë letër, ndonjë dokument, na e treguan me bisedë kërkesën e ministrit të punëve të brendshëm, i cili duke u bazuar në kërkesën e Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu, ka kërkuar nga njësia rajonale që të asistojnë ditën e hënë ora 8 në mëngjes, grupit që dëshironë të vijë për të hyrë në Muftini në krye me ud muftiun e dhunshëm, Selver Xhemaili”.
Nesimi thotë se janë të habitur në lidhje me këtë kërkesë duke thënë se si ka mundësi që Ministria e Punëve të Brendshme, e sidomos policia rajonale e Tetovës, të pranojë një “urdhër” nga Reisi për të realizuar një vendim antikushtetues të BFI-së.
Muftiu Qani Nesimi, theksoi se se si është e mundur të bëhet shkarkimi i tij nga detyra më 8 nëntor 2023 pa mos dijeninë e tij dhe pa thirrjen e gjithë antarëve në mbledhje. Kjo,sipas Nesimit është edhe anashkalim i nenit 30 të kushtetutës së BFI-së.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
