Lifestyle
“Minnesota” dedikim zemre i Anja Dinion për mbesën e saj
Në një kohë si kjo që po jetojmë, ku diplomacia takohet me elegancën, Anja Dinion shfaqet si një yll në rritje, duke magjepsur zemrat me bukurinë, talentin dhe stilin e saj të këndshëm. Në pritje për t’u diplomuar në Universitetin Johns Hopkins, kjo vajzë shqiptare që jeton në USA po lë gjurmë admirimi dhe frymëzimi pas saj.
Anja, e njohur për pamjen e saj mahnitëse ka publikuar një set fotosh të titulluar “Minnesota”, në shenjë dedikimi për mbesën e saj të dashur. Çdo kornizë në koleksion flet shumë për krijimtarinë, vizionin dhe kompleksitetin e rrugëtimit të saj.
Nëpërmjet “Minnesota”, Anja fton shikuesit në botën e saj, ku eleganca dhe origjinaliteti ndërthuren pa mundim me përkushtimin dhe ambicien. Koleksioni kap thelbin e personalitetit të saj – një përzierje sharmi, inteligjence dhe një vendosmëri të ashpër për të lënë një shenjë në botë.
Me perspektivën e saj të veçantë dhe pasionin e thellë që ka, Anja Dinion është gati të bëjë bujë si në sferën diplomatike ashtu edhe në atë të modës, duke lënë një përshtypje të pashlyeshme tek ata me fat që të dëshmojnë ngritjen e saj.
Bashkohuni me ne për të uruar Anjën duke i uruar suksese të vazhdueshme ndërsa hap rrugën e saj drejt madhështisë, një hap me stil në të njëjtën kohë.

Lifestyle
“UÇK – Liria jonë”, Azem Lukaj vjen fuqishëm me projektin e ri kushtuar sakrificës për liri
Këngëtari Azem Lukaj vjen me një projekt të ri muzikor me titull “UÇK – Liria jonë”, një realizim që përmes muzikës dhe mesazhit të tij sjell në vëmendje historinë, sakrificën dhe rrugëtimin drejt lirisë.
Ky projekt vjen si një këngë me përmbajtje të fuqishme emocionale, ku në qendër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kujtesa historike dhe vlerësimi për ata që sakrifikuan për lirinë.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë Azem Lukaj, duke i dhënë projektit vulën e tij artistike dhe interpretative. Për orkestrimin është përkujdesur Labinot Mezini, ndërsa videoklipi është realizuar nga AN Production.
Me këtë projekt, Azem Lukaj sjell një këngë që synon të përcjellë emocion, krenari dhe respekt për një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë.
“UÇK – Liria jonë” tashmë është publikuar në versionin zyrtar me videoklip dhe vjen si një dedikim muzikor për lirinë dhe kujtesën historike.
Lifestyle
Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”
Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj me babanë, këngëtarin e njohur Flori Çoçaj, duke sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Bjer o shi”.
Ky projekt shënon një moment të veçantë për Florelën, e cila vjen krah babait të saj në një interpretim që i jep këngës një emocion të veçantë dhe e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Flori Çoçaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi – Virusi. Videoklipi është realizuar nga MProduction, kurse producent ekzekutiv i projektit është Flori Çoçaj.
Kënga publikohet nga Baresha Network dhe tashmë është në dispozicion të publikut.
“Bjer o shi” vjen si një bashkëpunim që bashkon muzikën, emocionin dhe lidhjen babë e bijë, duke i dhënë Florelës një hapësirë të veçantë për të prezantuar veten para publikut.
Lifestyle
Kostovski: Nga deponi e egër në park të madh në Luboten, fshati po merr pamje krejtësisht të re
Hyrja e fshatit Luboten do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për banorët. Deponia e egër, e cila për vite me radhë kishte dëmtuar pamjen e kësaj zone, së shpejti do t’i takojë së kaluarës, pasi në vend të saj Komuna e Butelit do të ndërtojë një park të madh.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili përmes një postimi ka njoftuar se tashmë kanë nisur ndryshimet në hyrje të Lubotenit, me synimin që një hapësirë e shndërruar në deponi të kthehet në një park të bukur dhe të gjelbër.
Kostovski theksoi se asnjëherë më parë nuk është punuar kaq shumë për Lubotenin, duke përmendur si projekte konkrete realizimin e rrjetit të ujësjellësit, një kërkesë e kahmotshme e banorëve, si dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit.
Ai rikujtoi se para banorëve kishte marrë edhe zotimin se deponia e egër në hyrje të fshatit do të largohej dhe në atë hapësirë do të ndërtohej një park i madh, ku banorët do të mund të kalojnë kohën e lirë dhe të rekreohen.
Ndërkohë, banorët e Lubotenit që ishin të pranishëm e falënderuan Kostovskin për angazhimin, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e vëmendjes së kryetarëve të mëparshëm ndaj kësaj zone. Sipas tyre, është e turpshme që drejtuesit e kaluar të komunës as që kishin vizituar këtë pjesë të Butelit.
Ata vlerësuan angazhimin e kryetarit aktual dhe theksuan se investimet dhe kujdesi për komunën duhet të shtrihen në çdo vendbanim, pa dallim se për cilën pjesë të Butelit bëhet fjalë.
Nga një hapësirë e mbuluar me mbeturina, hyrja e Lubotenit synon të shndërrohet në një pikë të re gjelbërimi dhe rekreacioni për komunitetin.
-
Lajme1 year agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
