Lajme
Shkup: Një shofer goditi me veturë një të mitur dhe pastaj ka sulmuar fizikisht atë dhe nënën e tij
Të premten, në orën 15:15, në SPB Shkup është raportuar se në një hapësirë parkimi përpara një auto-shkolle në zonën e Bit Pazarit, pasi një i mitur nga Shkupi ishte goditur nga një automjet, shoferi e kishte sulmuar fizikisht atë.
Më pas, sipas raportit, pasi i mituri i ishte ankuar nënës së tij, Gj.J. (39) nga Shkupi, ajo kishte ardhur dhe nga një dhomë zyrtare e auto-shkollës ishte shtyrë jashtë dhe fizikisht ishte sulmuar nga i njëjti person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme
Arenë “lufte” edhe sot në protestë, i vihet flaka institucionit financiar dhe Ministrisë së Arsimit
Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.
Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.
Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.
Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.
Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht. /Topchannel
Lajme
Gani Geci do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Geci po përballet me akuzën për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
