Lajme
Për mbrojtjen e mjedisit jetësor gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar 144.000 euro
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2023, është 8 875 771 mijë denarë
Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, pjesëmarrja më e madhe është te shpenzimet për menaxhim me ujërat e zeza (35.01 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (28.31 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (20.93 %).
Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 62.23 %, ndërsa pjesëmarrja e kostove të mirëmbajtjes në koston totale të mbrojtjes së mjedisit është 37.77 %.
Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar, me 4 381 994 denarë, respektivisht 49.37 %.
Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 32.82 % janë të dedikuara për investime, ndërsa 67.18 % për mirëmbajtjen e mjeteve.
Nga pagesat dhe kompensimet për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me pjesëmarrje më të madhe llogaritet kompesimet e paguara për trajtimin me mbeturina me 88.47 %.
Lajme
Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri
Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit, ai e ka shtuar me 500 milionë dollarë amerikanë pasurinë e tij, sipas të dhënave që publikoi revista globale.
Vitin e kaluar Forbes regjistroi 2.933 miliarderë dhe Mane ishte në vendin e 2.356.
Për vitin 2026, sipas Forbes, Samir Mane, 58 vjeç, ka thyer rekordin e tij duke arritur të rrisë pasurinë në 1.9 miliardë dollarë ose gati 162 miliardë lekë të rinj.
Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me seli në Tiranë, Shqipëri”, thotë Forbes.
Ndërsa shton: BALFIN zotëron qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri.
Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai nisi të shiste pajisje elektroshtëpiake në Shqipëri.
Në vitin 1998 themeloi Neptun, një rrjet dyqanesh elektronike në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 u kthye në vend për të hapur qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri.
BALFIN zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.
Lajme
Trump kërkon që fytyra e tij të vendoset në kartëmonedhën 250 dollarëshe
Në Shtetet e Bashkuara ka nisur një debat i ri politik pasi është propozuar që në një kartëmonedhë të re prej 250 dollarësh të vendoset portreti i ish-presidentit Donald Trump.
Sipas deklarimeve të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Kongresi miratimin e këtij projekti, i cili lidhet me shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Megjithatë, realizimi i kësaj nisme kërkon ndryshime në ligjin federal, i cili aktualisht ndalon vendosjen e figurave të gjalla në monedhat amerikane.
Propozimi ka shkaktuar reagime të menjëhershme në skenën politike, ku përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar idenë si të papërshtatshme dhe simbolikisht të diskutueshme për traditën amerikane.
Debati pritet të vazhdojë në Kongres, ku vendimi përfundimtar do të përcaktojë nëse projekti do të kalojë në fazën e realizimit apo do të bllokohet.
Lajme
Tetovari përdhunoi një vajzë në furgon, nëna e saj ishte në lidhje me përdhunuesin dhe nuk e denoncoi në polici
Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare u përdhunua në një furgon në Tetovec, e cila i tregoi nënës së saj se çfarë kishte ndodhur, por ajo ishte në një lidhje me përdhunuesin dhe nuk e denoncoi në polici. Rasti u denoncua dje nga gjyshja e vajzës, dhe ngjarja ndodhi dy vjet më parë në vitin 2024.
“Më 28.05.2026, policë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës arrestuan dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeç, të dy nga fshatrat e zonës së Tetovës. Më herët, po atë ditë në orën 16:45, një 62-vjeçare, gjithashtu nga një fshat i Tetovës, ka raportuar në Departamentin e Punëve të Brendshme të Tetovës një vepër penale ‘ngacmim seksual’ me elementë të përdhunimit të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga personi 58-vjeçar. Sipas raportit, incidenti ka ndodhur në dhjetor 2024, kur e mitura atëherë 15-vjeçare po kthehej nga Tetova me një furgon të drejtuar nga i akuzuari, gjatë së cilës ai ka përdorur forcë fizike për ta përdhunuar. Pas një periudhe të caktuar kohore, e mitura ia ka treguar incidentin nënës së saj 37-vjeçare, e cila ishte në një lidhje me personin 58-vjeçar, por ajo nuk e ka raportuar incidentin”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Të dyshuarit po mbahen në paraburgim dhe kundër tyre do të ngrihen akuza.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
