Lifestyle
Inxhinier dhe jeton në Londër, ky është i dashuri misterioz i Elvana Gjatës? (FOTO)
Prej kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.
Në media u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.
Duket se Elvana ka lënë pas historinë me Ervin Matën dhe po shijon romancën me Elsonin, mirëpo e gjitha kjo e ka një ‘kleçkë’. Sipas faqes ‘Vipat e Bllokut’, partneri i Elvanës rezulton se është i martuar.
Një detaj aspak i vogël apo jo? Por, duket se nuk është bërë pengesë që Elvana të krijojë lidhje me të.
Lifestyle
Edhe një projekt i bukur në karierën e Valon Islamaj
Me tekst nga Mentor Thaqi e muzikë nga vet këngëtari Valon Islamaj, projekti i tij i fundit “Mësuesi im, heroi im”, me orkestrim nga Kreshnik Aliqkaj dhe Kujtim Shala.
Kënga i është dedikuar mësuesit të tij të parë që njëkohësisht është dhe prindi i këngëtarit.
Ky projekt është një kthesë në karierën e Valonit i cili projektin përveç që ia dedikon prindit të tij poashtu edhe gjithë heronjëve të arsimit shqip.
Video është punuar nga Enis Limani, ndërsa aktor kryesor në videoklip është Nori Islamaj.
Disa nga vargjet e këngës:
Sa herë malli më pushton,
E mundohem ta mund lotin,
Mendja shpejt te ti më shkon,
E mu dhimbjen e shkund motin.
Ndiqni videon në vazhdim:
Lifestyle
Mozzik e Lotina vishen kuq e zi në darsmën e Këngës (FOTO)
Çifti simpatik Mozzik e Lotina kanë shkëlqyer mbrëmë.
Për darsmën e Këngës ata u veshen kuq e zi.
Edhe kësaj radhe mahniten me pamje si dhe vëmendje mori kujdesi i Mozzikut ndaj të dashures./Indeksonline/
Lifestyle
Kushton 750 mijë dollarë, historia e Ferrarit të “harruar” në parking
Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac. I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave.
Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80-të, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet. Më në fund, pasi u rizbulua, makina u dërgua në Maranello për t’u restauruar, siç raporton A2-shi.
Kjo neglizhencë e pazakontë ndodhi në një kohë kur teknologjia nuk ofronte të njëjtat komoditete si sot, dhe ishte pronari i garazhit ai që kontaktoi Tiriac për t’i kujtuar ekzistencën e këtij automjeti. Në atë kohë, mungesa e hapësirës adekuate për të ruajtur makinat, e bëri koleksionistin ta parkonte në një vend të përkohshëm. Pavarësisht braktisjes së gjatë, Ferrari nuk pësoi dëme të pariparueshme, por ishte e nevojshme të çmontohej dhe rivendosej motori i tij.
Tiriac, i cili bëri pasurinë e tij si sportist dhe biznesmen gjatë Luftës së Ftohtë, është një nga koleksionistët më të rëndësishëm në Evropë, me një koleksion që arrin në rreth 400 automjete. Në intervistën e tij të fundit, milioneri pranoi se pas kaq shumë vjetësh mospërdorim, ai vendosi të shesë makinën për dy arsye: mungesën e hapësirës dhe përkeqësimin e pashmangshëm mekanik për shkak të kaq shumë vitesh pasiviteti.
Ky Ferrari F40 është një emblemë e supermakinave të viteve ’80-të dhe u ble nga Tiriac pasi u përpoq, pa sukses, të blinte një nga Stéfano Casiraghi, bashkëshorti i Carolina de Monaco. Blerja e tij e mëvonshme i kushtoi atij 700 000 dollarë, një shifër që sot e bën këtë model shumë të dëshiruar për koleksionistët.
Pas rizbulimit, nevojës për restaurim dhe mungesës së një vendi për ta ruajtur, Tiriac vendosi se ishte më mirë që ta shiste.
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori