Lajme
Mickoski: Nuk do t’ia lustrojë këpucët politikanëve europian
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka as plan konkret që të vazhdojë rrugën e integrimit evropian e as nuk lëshon pe në çështjen me Bullgarinë. Kryeministri Hristijan Mickoski pretendon që do të vazhdojë përkushtimin në rrugën evropiane, por nuk ka bërë të qartë për opinionin se në çfarë mënyrë do t’i shpëtojë izolimit. Sipas Mickoskit, argumentet janë në anën e Maqedonisë pasi siç është shprehur ai, “nuk është është argument ne jemi brenda ju jeni jashtë, nëse dëshironi të anëtarësoheni duhet të pranoni gjithçka që dëshirojnë ata”. Sipas tij, është diktat dhe ai nuk do të pranojë diktate dhe shantazhe.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nëse mendoni se duhet t’ia lustrojmë këpucët disa politikanëve dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe se ajo është mënyra dhe rruga e duhur, kërkoj ndjesë por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë. Me mua mund të flitet vetëm në bazë të argumenteve. Unë nuk jam person kokëfortë përkundrazi jam shumë konstruktiv dhe çdoherë që argumentet e bashkëbiseduesit i prijnë argumentet e mia. Por, fatkeqësisht këto dy dekada, pothuajse dy dekada e gjysmë nuk dëgjova asnjë argument pse nuk duhet të jemi pjesë e familjes evropiane, ndërsa kam dëgjuar shumë argumente që paraqesin pengesë artificiale pse ne të mos jemi”.
Sa i përket qëndrimit të partnerit qeveritar VLEN në lidhje me porcesin eurointegrues, Mickoski tha bisedojnë për shumë çështje konstruktive, përfshirë këtu edhe integrimin e shtetit të BE, megjithatë la të nënkuptohet se kanë qëndrime të ndryshme për këtë temë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Çdo herë, edhe në një familje mund të ndodhë që të ketë mendime të ndryshme. Por, në fund është e rëndësishme që së bashku do të dilni nga ai diversitet. Apo, ka një maksimë të bukur e cila thotë “Bukuria është në diversitet”, por çdoherë dalim si partnerë dhe çdoherë dalim me gjuhë të përbashkët. Kështu që, prioritet i kësaj qeverie është lufta kundër korrupsionit, prioritet i kësaj qeverie është zhvillimi ekonomik i shtetit dhe ajo që paraqet interes i qytetarëve”.
Po ashtu kryeministri tha se po punojnë në reformat gjyqësore për çka tha se, kanë metodoligjidhe plan konkret se si duhet të veprohet si dhe planifikojnë që të konsultojnë edhe ekspertë dhe do të dalin me plan veprimi se si do ta realizojnë atë.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
