Connect with us

Lajme

Tolaj reagon ndaj Ministrisë së Kulturës: Mjaft manipuluat – Kaluan tre javë nga shkarkimi im dhe akoma artistët e Ansamblit janë në rrugë!

Ish-drejtori i Ansamblit Shqiptar të Këngëve dhe Valleve në RMV, Shkodran Tolaj, përmes një letre publike të publikuar në rrjetin social Facebook ka pyetur Ministrinë e Kulturës së përse edhe pas 3 javëve prej shkarkimit të tij nga posti i drejtorit, statusi i pjesëtarëve të Ansamblit mbetet i pazgjidhur, pasi të njejtët ende nuk janë sistemuar me vendime në vendet e tyre të punës.

 

Tolaj shkruan se po manipulohet me artistët, pasi deklaratat e ministrit dhe zëvendësministrit të Kulturës nuk janë në përputhje më njëra tjetrën, madje dhe kryeministri Hristijan Mickoski e ka tërhequr ligjin për këta artistë pa dhënë asnjë spjegim.

 

 

“Po e shkruaj këtë letër të hapur për ministrin e zëvendësministrin e kulturës si shqetësim i thellë që vjen nga unë si artist por dhe si ish drejtor i atij institucioni ku realizuam shumë ëndërra, prekëm shumë suksese të paimagjinueshme dhe u ndjemë krenarë anë e kënd globit!

Sot jam këtu për ti qëndruar në ballë një padrejtësie që po u bëhet artistëve që nuk e kanë mundësinë të dalin dhe të kërkojnë fajtorin e as ta akuzojnë pushtetin aktual nga i cili pritet hapja e konkursit dhe punësimi i tyre! Jam këtu për të bërë disa pyetje esenciale pa dashur ta kujtoj odisejadën e rezistencës time tre mujore kundrejt një maqinerie të tërë të pushtetit i cili nuk kurseu asnjë formë për shantazh, kërcënim dhe puç brenda institucionit! Përkundër faktit që me datë 28 qershor e 5 korrik u anuluan të gjitha konkurset në nivel të shtetit, zhurma e paguar e disa mediave nga “protagonistë të ditur tashmë” arriti që tek një pjesë e opinionit të shkaktojë dilema afatshkurtëra lidhur me fajtorin që la në rrugë 33 artistët e ansamblit, por sot, gjërat janë shumë të qarta! Për opinionin publik po kujtoj se nga data 11 shtator kur është bërë shkarkimi im në formën më arbitrare deri më sot kanë kaluar plot 3 javë andaj kur “pengesë” nuk është më “drejtori i padëshiruar” ku qëndron problemi; çfarë po ndodhë me ansamblin shqiptar, ku është pëlqimi për konkurs, kë do fajësojnë tutje përfaqësuesit tanë në qeveri për këtë të keqe të madhe që po i bëhet kulturës kombëtare? Si është e mundur që një ministri të kulturës mos i interesojë fare problemi me punësimet dhe kërkesa ime për marrje të masave të hasë në vesh të shurdhër nga data 1korrik 2024, deri me 26 gusht kur paturpësisht deklaroi në të gjitha mediat e vendit se pëlqimi për punësime nga Ministria e financave është siguruar, pritet vetëm inspektimi në ansambël dhe shkarkimi i drejtorit! Për të qenë dhe më e thellë kjo gënjeshtër publike e ministrit Zoran Ljutkov, me 12 shtator sërish deklaroi se me shkarkimin e drejtorit, ushtruesi i detyrës menjëherë do të realizojë konkursin për ti kthyer artistët në punë! Sot jemi me datë 1 tetor, pra plot tre muaj institucioni është në gjendjen “vend- numëro” pa zgjidhje konkrete dhe asnjë hap përpara! Sot dua ti shtroj disa pyetje edhe zëvendësministrin Sedat Sulejmani i cili në vend se të pranonte bashkëpunimin me datë 25 korrik dhe të angazhoheshim bashkërisht për zgjidhje të problemit me punësime ai zgjodhi të shantazhojë: “jep dorëheqje se do kesh probleme të mëdha nga individë e media- konkursin do e zhvillojë njeriu i yni me lista partiake; ti trego a don ndonjë shërbim dhe jep dorëheqje menjëherë” Sot dua ta pyes zëvendësministrin se çfarë i duheshin deklaratat e pamenduara me 3 gusht në Alsat M kur premtonte se do ketë vendime të përhershme pune dhe 6 gusht në TV 21 kur thoshte që do ketë  konkurs dhe audicion për kontrata të reja pesëvjeçare për artistët e ansamblit! Sikur mos të mjaftohej me këto deklarata kontradiktore, me 12 gusht, me plot krekosje manipuloi me ligjin e ri për kulturë që e mori të gatshëm nga qeveria e kaluar LSDM- BDI dhe tha bindshëm se do të miratohet shpejtë me çka artistët do të kenë vendime të përhershme pune! Dhe pas gjitha këtyre akrobacioneve, caktohen dy seanca në Parlament, me 13 gusht dhe 16 shtator dhe këtë ligj e tërheq përfundimisht kryeministri Kristian Mickovski me 18 shtator, duke mos dhënë askush asnjë arsye!”, shkruan Tolaj.

 

Tolaj shton se me këto veprime mund të ketë një skenar që ky institucion kulturor i shqiptarëve të shkatërrohet.

 

“Nëse skenari dhe kjo lojë ka për qëllim shkatërrimin apo shkrirjen graduale të ansamblit shqiptar, duke vepruar në formën më nënçmuese si me gjuhën, flamurin e shumë çështje të rëndësishme kombëtare, kjo nuk do kalon sepse shkarkimet e ngarkimet e drejtorëve dhe interesat e politikës tuaj ditore janë zero përballë kësaj të keqeje të cilën nuk e tolerojnë shqiptarët dhe komuniteti artistik mbarëkombëtar që ka investuar për tu krijuar e ngritur ky ansambël i krenarisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Tani është koha vërtetë për veprim: ktheni artistët në punë që të jehojë kënga e vallja shqipe sikur pesë vite kur nuk ishte kjo qeveri antishqiptare! Nëse përfaqësuesit shqiptar në qeveri nuk janë në gjendje ta rregullojnë edhe këtë çështje, atëherë vërtetohet kartëcipërisht se s’kanë takat për asnjë punë të mirë andaj kanë zgjedhur heshtjen para çdo dështimi, fyerje e nënçmimi që po u bëhet shqiptarëve!”, përfundon reagimin e tij Tolaj. /tvklan.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.

Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.

Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.

Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.

Continue Reading

Lajme

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.

Policia e Berlinit njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim personi i plagosur ndërroi jetë në vendngjarje.

Mbi viktimën u qëlluan gjashtë plumba njoftoi policia gjermane, ndërsa autori apo autorët e e sulmit dyshohet se janë larguar me një automjet të markës Mercedes.

Autoritetet e sigurisë po hetojnë nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona dhe nëse rasti ka lidhje me krimin e organizuar. Me urdhër të Prokurorisë, ka nisur hetimet.

Continue Reading

Lajme

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.

Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 days ago

Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte

Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të...

Lajme2 days ago

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili...

Lajme2 days ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua...

Lajme2 days ago

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta...

Lajme2 days ago

Grubi në Gjykatë: Jam doktor shkence, momentalisht i papunë

Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim...

Lajme2 days ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme3 days ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme3 days ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme3 days ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme3 days ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Trending