Lajme
Ahmeti: Nuk jemi të interesuar të hymë në qeveri, ne nuk jemi gomë rezervë
Me moton 100 ditë dështime, 100 ditë skandale, 100 ditë nënçmine, Fronti Europian ka nisur fushatën opozitare, nga ku nuk munguan një sërë kritikash ndaj përbërjes qeverisese akutuale për këto 100 ditë. Kreu i Frontit dhe njiherit edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet. Duke aluduar për VLEN-in, Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” dhe jo nga subjekti. I pari i BDI-së theksoi se ata nuk janë të interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë, pasi siç tha, ata nuk janë gomë rezervë.
ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Vendit i duhet paqe, stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, vendit i duhet vetingë, urdhëroni të bëjmë vetingë VMRO,VLEN, VREDI, krejt sa jeni, hajdeni LSDM , të bëjmë veting, hajdeni të hapim hetim për privatizimin për 30 vitet e fundit. Shqiptarët të përjashtuar, të diskriminuar në mënyrën nazi-fashiste nga ç’do pjesmarrje në privatizim të shtetit, hajdeni ta hapim hetim për të gjithë funskionarët , prejardhjen e pasurisë së tyre, por nuk u’a mban se kanlë hyrë leckamane, e janë bërë milionera dhe miljardera”.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, në fjalimin e tij tha se koalicioni VLEN është vendosur në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit. Ai theksoi se Fronti Europian do të mbrojë demokracinë e vendit, duke shtuar se “protestat nuk janë destabilizim, por mjet demokratik”
ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Këto kuzhina që përgatisin kallëpe për ne të tilla, duhet ta ken të qartë një gjë, ne sjemi gatuar sot, nuk jemi gatuar as në këto zgjedhje, nuk jemi gatuar as para 10 vitesh, e as 30 vitesh, por jemi gatuar me shekuj e mijëra vjeçar këtu në tokën tonë, në trojet tona, të cilat i kemi trashëguara prej se ekzistonë koha në këtë vend, dhe prandaj kanlë qen edukative vetëm për një soj njerëzëshm të cilëve kryeministri ju jep leksione, se çështë atdheu, e ku është mëmëdheu, e pra këtu janë ata bura dhe gra të cilët nuk e lejojnë këtë gjë që të ndodhë. Kryeministri ju tregonë shumë qartas, ju thotë udha e mbarë deputetëve, të cilët un kam qenë kryetar i tyre, e ska guxu kush udha e mbarë, sepse kishte një kryetar që ju rrinte pas shpine për gjithçka që thoshin”.
Fjalim mbajten edhe krytaret e partive tjera që përbëjnë Frontin Europian, të cilët njëzëri deklaruan se nuk janë të interesuar të bëhen pjesë e qeverisë, por informuan se do organizojnë press-konferenca ç’do ditë dhe do t’i takojnë qytetarët.
Lajme
Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri
Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri.
“S’kanë faj VLEN-i. As që e kanë ditur për Alta Banka. Aq dinë, aq marrin vesh, aq kuptojnë. Ata janë si kukulla në qeveri”, deklaroi Taravari.
Lajme
Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend
Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.
E ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Pasholli tha se është e papranueshme që një ditë pas manifestimit madhështor për Ditën e Alfabetit, Sali gjatë një mbledhjeje institucionale fillimisht të mbajë fjalimin në gjuhën maqedonase dhe më pas ta përsërisë të njëjtin fjalim në gjuhën shqipe.
“Pas gjithë atij manifestimi madhështor, sot në mbledhjen dedikur për shqyrtimin raportit të Komisionit Evropian, në mbledhjen e Këshillit Nacional për eurointegrime për çështje evropiane, z. zëvendëskryeministër Bekim Sali, u drejtua në gjuhën maqedone dhe më pas mori kohën që të njëjtin fjalim ta bëj edhe në gjuhën shqipe. Për mendim e para është nënvlerësim i skajshëm i gjuhës shqipe, i gjuhës tonë të bukur i cili dje, me të drejtë kolegët kanë festuar dhe manifestuar. Këtu ka një, le të themi një disbalanc, tash a po festojmë se e ndjejmë apo e duam dhe e kemi gjuhën tonë, por të nesërmen ndodh e kundërta”, deklaroi Pasholli.
Lajme
Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase
Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali gjatë mbledhjes së Këshillit nacional për integrime evropiane.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në Shenja”, Musa deklaroi se funksionarët e BDI-së edhe gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, në takime bilaterale kanë zgjedhur të komunikojnë në gjuhën maqedonase, madje edhe kur në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të palëve të treta.
Ajo tha se nuk mund të fokusohet debati vetëm në raste të veçanta, kur sipas saj, anashkalimi i gjuhës shqipe ka ndodhur edhe në të kaluarën nga vetë funksionarët e BDI-së.
“Ne jemi vetë dëshmitarë se në takime bilaterale, kur ka pasur funksionarë të BDI-së, kanë zgjedhur që mes vete të komunikojnë në gjuhën maqedonase. Domethënë, ne nuk mundemi për raste specifike të lidhemi dhe të themi se këta po e anashkalojnë gjuhën shqipe. Gjuha shqipe në vazhdimësi është anashkaluar nga funksionarët e BDI-së”, deklaroi Musa.
Ajo shtoi se, sipas saj, ekzistojnë edhe video-incizime që dëshmojnë raste kur funksionarë të BDI-së kanë komunikuar në gjuhën maqedonase edhe mes vete, “pa praninë e palëve të tjera”.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
