Connect with us

Lajme

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dy familjeve me status të rrezikuar social nga rrethi i Kërçovës u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, dhe humanisti Shkodran Alili, njoftuan se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i pesë shtëpive të tjera që janë planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane.

Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, i shoqëruar nga humanisti kërçovar Shkodran Halili, dje i dorëzuan çelësat e dy shtëpive të reja për dy familje të varfëra të Kërçovës, njëra në fshatin Zajaz dhe tjetra në fshatin Garanë.

Me këtë rast, humanisti i njohur Halil Kastrati njoftoi se gjatë periudhës 15 vjeçare të veprimtarisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar nxënësit dhe studentët e familjeve të varfëra, ka hapur kuzhinat popullore ku ndahen ushqime falas për 1200 persona të varfër dhe ka ndërtuar 1600 objekte banimi për familjet e varfëra nga të gjitha viset shqiptare.

Ai bëri të ditur se së shpejti, do të inaugurohet edhe objekti spitalor në qytetin e Mitrovicës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjobat nga “Safe City”, 38 ankesa gjatë muajit prill

Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”.

“Gjykata Penale e Shkupit, për shkak të interesit të mediave për rastet që lidhen me sistemin “Safe City”, përkatësisht lëshimin e urdhër-padive për kundërvajtje të regjistruara në trafik, informon publikun se numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer dhe nuk paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, është ulur ndjeshëm në muajin e katërt, dhe në të njëjtën kohë, rastet pas ankesave të paraqitura më parë tashmë janë duke u përfunduar”.

“Kështu, në prill të vitit 2026, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit u paraqitën gjithsej 38 ankesa, përkatësisht kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës, nga të cilat 6 ishin ankesa nga persona juridikë dhe 32 ishin ankesa nga individë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Mickoski dëshiron ta arrestojë Gruevskin

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e kuptoi se duhet të arrestojë edhe Nikola Gruevskin për të siguruar pushtetin e tij.

Nga LSDM thonë se “duke përmbushur këto dy kushte: përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe arrestimin e Gruevskit – Mickoski dëshiron të krijojë një imazh më të mirë për veten në Evropë dhe të paraqitet si një “njeri që është për BE-në””.

“Sigurisht, kjo është vetëm një maskë. Qëllimi është të zgjerojë pushtetin e tij dhe të sigurojë më shumë kohë për vjedhje të papenguar. Mickoski spastroi të gjithë nënkryetarët në parti, duke ia kursyer karrigen Gruevskit. Ai ende nuk ka përfunduar anulimin e çështjeve të tij gjyqësore, dhe tani sheh një mundësi nga pozicioni i “rojtarit të karriges” për të marrë pushtetin e plotë në parti. Nikoloski nuk është më pengesë për të, ai po bën fushatë kundër tij gjatë gjithë kohës”.

“Mickoski nuk po e arreston Gruevskin sepse dëshiron drejtësi. Ai dëshiron ta arrestojë atë për të siguruar pushtetin e tij dhe për të vazhduar vjedhjen. Qytetarët që ende i besojnë atij duhet ta dinë: Mickoski nuk është mbrojtësi i tyre. Ai është njeriu që është gati të sakrifikojë edhe Gruevskin për të mbajtur vendin e tij. Tradhtari më i madh në Maqedoni është Mickoski. Ai i tradhtoi votuesit e tij duke premtuar se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës, do të kthejë emrin, tani do të sakrifikojë babanë e tij politik Gruevskin dhe më në fund do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë”.

“Mickoski dhe ky grup kriminal po punojnë duke ndjekur shembullin e propagandistit më të madh të shekullit të njëzetë, Goebbels, i cili tha: “Fajësoni kundërshtarin për atë që po bëni vetë”. Kjo shërben për të krijuar konfuzion, për të ngatërruar publikun dhe për të zhvendosur fajin përpara se të zbulohet qëllimi i vërtetë”, thonë nga LSDM.

Continue Reading

Lajme

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald Trump duke mbajtur karta Uno, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”, një veprim që po interpretohet si demonstrim force ndaj Iran në mes të tensioneve të vazhdueshme për programin bërthamor dhe situatën në Ngushtica e Hormuzit.

Pak orë më herët, Trump njoftoi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara do të nisnin një mision për shoqërimin e anijeve në rajon, të cilin e quajti një operacion humanitar me emrin “Projekti Liria”. Ai shtoi se ka zhvilluar “biseda shumë pozitive” me Teheranin, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në deklaratat e tij të fundit publike, Trump ka theksuar se objektet bërthamore iraniane janë dëmtuar rëndë nga sulmet amerikane, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për rifillimin e aktivitetit do të përballet me reagim të fortë ushtarak.

“Ne i kemi të gjitha kartat, ata nuk kanë asnjë”, u shpreh presidenti amerikan, duke nënvizuar se negociatat po zhvillohen nga një pozicion force.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 minutes ago

Gjobat nga “Safe City”, 38 ankesa gjatë muajit prill

Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata...

Lajme6 minutes ago

LSDM: Mickoski dëshiron ta arrestojë Gruevskin

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e...

Lajme7 minutes ago

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald Trump duke mbajtur karta Uno, të shoqëruar me mesazhin “Unë i...

Lajme9 minutes ago

Sela i përgjigjet Mexhitit: Kushti ynë për hyrje në qeveri është Badenteri në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhiti lidhur me mundësinë që ai dhe subjekti i tij politik të...

Lajme14 hours ago

Qoku: Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë…

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një qëndrimi publik lidhur me zhvillimet politike dhe mediatike në vend, duke...

Lajme14 hours ago

Gruevski lajmërohet nga Budapesti pas lajmit se po përgatiten dokumente për ekstradimin e tij

Ish-kryeministri i arratisur në Hungari, Nikola Gruevski, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar për qasje selektive...

Lifestyle17 hours ago

“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit

Këngëtari Aleksander Gjelaj ka publikuar projektin e tij më të ri “Oj Nanë”, një këngë me emocion të fortë dhe...

Lajme21 hours ago

Liqeni i Ohrit në mesin e destinacioneve më të bukura në Evropë

Liqeni i Ohrit, i cili shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky destinacion natyror, shpesh i nënvlerësuar, është përzgjedhur...

Lajme21 hours ago

Bëhen 10 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

3 maji i vitit 2016 është një nga datat më historike të Kosovës. Kjo pasi që bëhen 10 vite nga...

Lajme21 hours ago

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Më datë 02.05.2026 në orën 12:00, një 38-vjeçar nga R. e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar...

Trending