Lajme
Shqipëria hap sot negociatat me BE-në për grup-kapitullin e parë!
Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Në tryezë për palët shqiptare do të jenë edhe të gjithë zv.ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e sotme, të njohura si “Themeloret”. Çdo shtet ka një agjendë të ndryshme të negocimit dhe Shqipëria do ta nisë këtë proces me grupkapitujt me “Reformën e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, “Drejtësia, liria dhe siguria”, “Kriteret ekonomike”, “Prokurimi publik”, “Statistikat”, “Kontrolli financiar” si dhe “Funksionimi i institucioneve demokratike”.
Ky grupkapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Praktika e Bashkimit Europian është e tillë që me grup-kapitullin që hapen negociatat, ato janë edhe kapitujt që mbyllet në fund të procesit të integrimit. Ecuria e përmbylljes së tyre do të varet nga ritmi i ekipit negociator shqiptar.
Kroacia, shteti i fundit që është bërë anëtar i Bashkimit Europian më 2013, hapi kapitujt e parë në 2006. Data 15 tetor e vitit hyn në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur vendit tonë i mundësohet nisja e shqyrtimit të grup-kapitujve të parë, ato për çështjet themelore. Një rrugë e gjatë që nis me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian.
Pas 15 vitesh, në 12 qershor të vitit 2006, vendi ynë arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. BE është në këto tri dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë. U deshën tri vite që më 28 prill të vitit 2009, në Pragë, gjatë presidencës çeke, Shqipëria të aplikonte për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ndërkohë në muajin dhjetor të vitit 2010 u materializua edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët në zonën Shengen. Pas pesë vitesh pritjeje, më 24 qershor 2014, Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është ndikuar ndjeshëm edhe nga dinamikat e zhvillimeve në gjirin e vetë Bashkimit Evropian.
Vendi ynë nuk arriti për dhjetë vitet në vijim të merrte një datë për hapjen faktike të negociatave i penguar edhe nga veto e Francës dhe Holandës e deklaruar në vitin 2018 me pretendimet për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend. Për Shqipërinë, kushtet themelore përfshinin hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, Prokurorisë Antikorrupsion, Byrosë së Hetimeve, përparimin e vetingut, ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.
Edhe pse Shqipëria nuk ka forca politike antiperëndimore, vonesat në procesin e integrimit kanë të bëjnë edhe me mungesën e konsesusit politik mes partive kryesore në vend për reformat e kërkuara nga Brukseli në vite. Sfidat e integrimit evropian edhe në vijim kanë të bëjnë me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Shqipëria pretendon që të anëtarësohet në BE në vitin 2030. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian në prill të vitit 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
