Connect with us

Lajme

“Garnizoni” në Kumanovë i lënë pas dore

Qendra Tregtare “Garnizon” në Kumanovë dikur ishte e mbushur me rreth 200 hapsira afariste, ndërsa sot vetëm 40 janë funksionale. Kushtet në këtë qendër tregtare janë të këqija, ka mbeturina të hedhura gjithandej, vjen erë e keqe si dhe nuk ka ndriçim. Qytetarët ankohen se objekti është lënë pas dore dhe nuk është investuar asgjë, kurse Komuna e Kumanovës thotë se kanë intervenuar disa herë për mbeturinat, megjithatë, nuk treguan nëse kanë ndonjë plan për revitalizim të qendrës.

Kur e viziton qendrën tregtare “Garnizon” në Kumanovë përballesh me mbeturinat që janë gjithandej, në shporta, në shkallë, në tokë. Kati përdhesë nuk ka as ndriçim. Këto janë pamjet nga Garnizoni. Hajrulla Halili, nënkryetar i këshillit të ndërtesës së “Garnizonit” në Kumanovë, për Portalb.mk thotë se përpos problemeve të lartpërmendura, as kanalizimi nuk funksionon siç duhet si dhe shtoi se ka probleme që datojnë që prej para 30 viteve.

“Kemi dërguar kërkesa të ndryshme deri te kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievksi, po ashtu edhe te ish kryetari i komunës, mirëpo asnjëherë nuk na kanë dhënë përgjigje në lidhje me papastërtinë dhe ndotjen e ambientit. Po ashtu, kemi kërkuar që kontejnerët që janë të vendosura në hyrje të qendrës tregtare të largohen. Këtu ka probleme të ndryshme të kushteve, kanalizimi nuk është i rregulluar prej para 30 viteve e më shumë. Ndërsa ka 33 vite që janë këto ndërtesat, prej në fillim janë këto probleme dhe vazhdojnë të jenë akoma. Kemi kërkuar elektrifikimin e ndërtesës në përgjithësi sepse llogaritet si qendër tregtare e garnizonit dhe të gjithë ato që kanë lokale, shitore, dyqane e bëjnë me vet kontributin e tyre, edhe pse pagesat i kryejnë me rregull të gjithë, mirëpo ndriçim ende nuk ka”, tha Halili.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tetova në festë me “Netët Rinore”, Telekom Maqedoni vazhdon përkrahjen për kulturën dhe të rinjtë

Tetova po jeton ditë të mbushura me muzikë, energji dhe atmosferë festive në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë – Netët Rinore”, që po zhvillohen nga 27 deri më 29 korrik 2026, duke mbledhur mijëra qytetarë dhe vizitorë në qendër të qytetit.

Skena e këtij manifestimi është shndërruar në një pikëtakim të artistëve më të njohur të estradës shqiptare. Gjatë netëve festive performuan emra të njohur si Xhensila Myrtezaj, Rilind Alimani, Fjolla Ibrahimi, DJ Ginger, 2TON, Nora Istrefi, Majk, Emrah Brah, Blleki, DJ Bata, si dhe shumë artistë të tjerë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të rinjtë dhe dashamirët e muzikës.

Realizimi i një programi të këtij niveli nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e partnerëve që investojnë vazhdimisht në jetën kulturore të vendit. Në mesin e tyre është edhe Telekom Maqedoni, e cila mbështet Programin Rinor në kuadër të “Vera e Tetovës 2026”, duke kontribuar në organizimin e mbrëmjeve festive dhe në krijimin e përvojave të paharrueshme për të rinjtë.

Si një kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore, Telekom Maqedoni vazhdon të dëshmojë se është pranë qytetarëve jo vetëm përmes teknologjisë dhe shërbimeve të komunikimit, por edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme të kulturës, muzikës dhe aktiviteteve që pasurojnë jetën e shoqërisë. Përkrahja e ngjarjeve që bashkojnë të rinjtë dhe promovojnë vlerat kulturore mbeten pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë.

“Tetova n’Festë – Netët Rinore” konfirmoi se do të kthehet në një nga manifestimet më të rëndësishme verore në rajon, duke sjellë netë të mbushura me muzikë, argëtim dhe emocione, ndërsa mbështetja e partnerëve si Telekom Maqedoni është një garanci që ngjarje të tilla të vazhdojnë të zhvillohen dhe të pasurojnë jetën kulturore të qytetit të dy universiteteve.

Continue Reading

Lajme

Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet online

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për mërgimtarët, të cilët gjatë këtyre ditëve po vizitojnë komunën për t’u informuar lidhur me gjendjen e tyre administrative, pagesat e tatimit në pronë dhe obligimet e tjera komunale.

Sipas Memishit, interesimi i shtuar i qytetarëve dhe përgjegjësia e treguar ndaj detyrimeve komunale janë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke kontribuar në ndërtimin e një komune më të organizuar, më transparente dhe më të zhvilluar.

Ai bëri të ditur se së shpejti do të funksionalizohen edhe aplikacionet online, të cilat do t’ua lehtësojnë qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale, pavarësisht se ku ndodhen.

Në fund, kryetari Memishi falënderoi qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të vazhdohet drejt modernizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Komunës së Tearcës.

Continue Reading

Lajme

Dogana konfiskoi 5.000 pako cigare me vlerë 9 milionë denarë, u arrestua shoferi i kamionit

Në një aksion të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues të deklaruar për transit, janë zbuluar dhe konfiskuar 5.000 pako cigare me vlerë prej 9 milionë denarësh.

Shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, i cili kishte tentuar t’i kontrabandonte cigaret, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, njoftoi Drejtoria Doganore.

Sipas njoftimit, kamioni ishte deklaruar për transit nga Greqia drejt Serbisë dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, transportonte materiale ndërtimore – lesh guri.

Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet doganore zbuluan mbi paletat me mallin e deklaruar 100 kuti të pashënuara, secila me nga 50 pako cigare, përkatësisht gjithsej 5.000 pako cigare pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Tetova në festë me “Netët Rinore”, Telekom Maqedoni vazhdon përkrahjen për kulturën dhe të rinjtë

Tetova po jeton ditë të mbushura me muzikë, energji dhe atmosferë festive në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë – Netët...

Lifestyle20 hours ago

Yjet si Elvana Gjata zgjedh talentin më viral Rilind Alimani për duetin e verës

Tashmë ka kohë që për zërin dhe talentin e tij nuk flet vetëm vendlindja e tij Tetova, por e gjitha...

Lajme21 hours ago

Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet online

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për mërgimtarët,...

Lajme1 day ago

Dogana konfiskoi 5.000 pako cigare me vlerë 9 milionë denarë, u arrestua shoferi i kamionit

Në një aksion të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues të deklaruar për transit,...

Lajme1 day ago

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

BDI sot ka reaguar ndaj rebalancimit të Buxhetit për vitin 2026. Nga atje thonë se pas përfundimit të debatit për...

Lajme1 day ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që supozohet se janë dërguar nga “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinioni se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme “phishing” që kryhen përmes mesazheve...

Lajme1 day ago

Mickoski pret që javën e ardhshme të ulen çmimet e derivateve të naftës

Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës gjatë dy javëve të fundit, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e...

Lajme1 day ago

Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike”

Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike” “A je në rregull, o...

Lajme1 day ago

Kamioni nga Serbia kapet me 5.000 bokse cigare në kufi me Greqinë, Mustafa: po godasim fuqishëm krimin ndërkufitar

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar për një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës në pikën kufitare Bogorodicë, ku doganierët...

Lajme2 days ago

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por...

Trending