Connect with us

Lajme

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë plotësoi ëndrrën shekullore të myslimanëve shqiptarë

Data 10 tetor e këtij viti shënoi një moment të veçantë dhe historik për myslimanët shqiptarë, pasi u hap Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, duke u realizuar ëndrra shekullore e tyre.

Xhamia e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes u inaugurua në një atmosferë festive me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet dhe mijëra besimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, duke shënuar edhe zyrtarisht hapjen e saj për adhurim nga besimtarët.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, por edhe më pas, xhamia është konsideruar si simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy vendeve dhe një objekt kulti dinjitoz për myslimanët shqiptarë.

Për Anadolu qytetarët shqiptarë shprehen se janë të gëzuar dhe të emocionuar që arritën të përjetojnë një moment të tillë dhe që tashmë do të kryejnë ritet fetare në Xhaminë e Namazmgjasë.

 

– Besimtarët falënderojnë presidentin Erdoğan dhe popullin turk

Idlir Abazaj tregon se si besimtarë myslimanë e kanë pritur kaq shumë hapjen e xhamisë. “Jashtëzakonisht emocionuese kur u futa për herë të parë dhe e pashë. Është plotësuar një nga ëndrrat që ne kemi pasur me vite. E pashë me kujdes dhe doja të falënderoja këdo që ka punuar për këtë xhami, është kujdesur për detajin më të vogël”, shprehet ai.

“Falënderojmë presidentin Erdoğan dhe popullin turk, që pa ata kjo xhami nuk do ishte bërë”, thekson ndër të tjera Abazaj.

Agim Çakmashi është një tjetër besimtar që ndan emocionet e inaugurimit të xhamisë, duke theksuar se ishte realizim i ëndrrave të myslimanëve. “Falënderojmë shtetin turk, por edhe popullin turk që në çdo hap ka qenë në mbështetje të shqiptarëve. Ka qenë gjithmonë një popull vëlla që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin. Ne ju jemi mirënjohës”, shprehet ai.

Çakmashi thekson se ishte e nevojshme për myslimanët pasi në festat e Bajrameve janë falur nëpër sheshe. “Shpresoj të jetë një ogur i mirë”, tha Çakmashi.

Esma Kajtazaj e emocionuar tregon se si myslimanë janë shumë të lumtur dhe të gëzuar që kanë “këtë xhami madhështore”.

“Ndiejmë gëzim nga shpirti. Falënderojmë Türkiyen për ndihmën që ofroi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Me të vërtetë një xhami mjaft madhështore. Ndihemi të lumtur dhe të gëzuar”, shprehet ajo.

Mimoza Anamali shprehet se kur ka hyrë për herë të parë në xhami i është dukur një mrekulli. “Është mrekullia më e madhe për ne që kemi arritur këtu”, thekson Anamali e përlotur nga gëzimi që i ka sjellë hapja e xhamisë.

Ervin Daja është një tjetër besimtar i cili tashmë ritet fetare i kryen në xhaminë e re dhe tregon se emocionet për hapjen e xhamisë ishin shumë të mëdha, sikur të një dhurate të bukur.

“Ne kishim shumë vite që prisnim që kjo xhami të hapej sepse realisht është vënë re gjithmonë kur festohet Bajrami myslimanët faleshin nëpër sheshe, bulevarde dhe ishte shumë e nevojshme. Besoj se është një dhuratë shumë e bukur që populli turk ua ka bërë vëllezërve myslimanë shqiptarë. Shpresoj që gjithë shpërblimet atyre t’u kthehen”, thekson Daja.

Duke e konsideruar xhaminë si shumë të bukur dhe madhështore, Daja shprehet se “kur futesh brenda dhe fal namazin të jep një paqe shpirtërore shumë të madhe”.

Në ditët e para pas hapjes, Xhaminë e Namazgjasë e frekuentojnë edhe çiftet e reja, duke i përjetuar emocionet e celebrimit të tyre në xhaminë e re dhe të tillë janë edhe Halit Moqi dhe Klementina Lila.

Moqi shprehet se emocionin e ditës së tij më të rëndësishme zgjodhi ta përjetojë edhe në Xhaminë e Namazgjasë. “Si mysliman që jam, zgjodha të përjetoja edhe emocionet e hapjes së xhamisë së re”, tregon ai.

Edhe bashkëshortja e cila qëndron në krah të tij, Klementina, shprehet se është lumtur që emocionet e martesës i përjetoi edhe brenda ambienteve të xhamisë së re dhe ajo thekson se xhamia është një kryevepër.

 

– Xhamia e Namazgjasë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, e cila është inauguruar më 10 tetor, është xhamia më e madhe në Ballkan. Ajo është ndërtuar me kontributin financiar të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet) dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV).

Sipërfaqja e përgjithshme e xhamisë është mbi 10 mijë metra katrorë, ku sipërfaqja e ndërtimit është 5.200 metra katrorë dhe sipërfaqja e brendshme e xhamisë është 2.415 metër katrorë.

Ndërkohë, xhamia ka një kapacitet të pranojë deri 10 mijë njerëz për adhurim në të njëjtën kohë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të saj.

Xhamia ka 4 minare 56 metra të larta, një kupolë kryesore mbi 36 metra të lartë dhe 18 kupola të vogla, me detaje që kujtojnë arkitekturën osmane.

Gjithashtu, xhamia, e cila ndodhjet në një nga zonat pranë qendrës së Tiranës, ka edhe ambiente të tjera ndihmëse që përfshijnë salla konferencash, një sallë ekspozite, klasa, një bibliotekë, ambiente studimi, një qendër kulturore dhe ambiente të tjera.

Mbi një shekull marrëdhënie diplomatike Türkiye-Shqipëri është shoqëruar me një proces të gjatë bashkëpunimi, partneriteti dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme, duke kulmuar me zyrtarizmin e partneritet strategjik në vitin 2021.

Prej disa dekadash Türkiye ka ofruar ndihmë të ndryshme ndaj Shqipërisë në shumë sektorë, si dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore. Gjithashtu, përveç ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Türkiye ndër vite ka kontribuuar edhe në restaurimin e objekteve historike të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në xhaminë më të vjetër në rajon

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.

Continue Reading

Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian shqyrtoi heqjen e ndërrimit të kohës sezonale dhe më pas zhvilloi një konsultim publik në të cilin morën pjesë rreth 4.6 milionë njerëz.

Megjithatë, ndonëse 84 përqind e të anketuarve ishin në favor të heqjes së tij, anëtarët nuk arritën të arrinin një marrëveshje se cila kohë do të ishte e përhershme, kështu që propozimi nuk u zbatua.

Vendet e BE-së ende kalojnë në orën e verës në pranverë dhe në orën e dimrit në vjeshtë.

Në Azi, Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tailanda, Vietnami, Indonezia, Malajzia dhe Singapori nuk e përdorin kohën e kursimit të verës.

Kina e hoqi orën e verës në vitin 1991.

Në Lindjen e Mesme , Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini nuk e ndryshojnë orën gjatë vitit.

Irani e hoqi ndërrimin sezonal të orës në vitin 2022, dhe që nga viti 2023 nuk e ndryshon më kohën midis verës dhe dimrit.

Në Amerikën e Jugut , Brazili, Argjentina, Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori nuk e përdorin kohën sezonale.

Në Australi, rregullat ndryshojnë sipas shtetit. Uellsi i Ri Jugor, Viktoria, Australia Jugore, Tasmania dhe Territori i Kryeqytetit Australian po kalojnë në orën verore, ndërsa Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior nuk e ndryshojnë orën, raportoi portali Maariv.

Ndër arsyet për heqjen e ndërrimit të kohës sezonale janë funksionimi më i thjeshtë i jetës së përditshme , shmangia e problemeve në sistemet kompjuterike, transportin dhe biznesin, si dhe fakti që në vendet pranë ekuatorit, gjatësia e ditës nuk ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.

Continue Reading

Lajme

„Pesë veta rrahin një fëmijë dhe e filmojnë“: Dëshmi shqetësuese nga Tetova

Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë në qendër të Tetovës, i kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të kontrolluar nëse mbanin veshje me simbolet e grupit të tifozëve „Vojvodi“. Incidenti, sipas prindit, ka ndodhur derisa fëmijët po shkonin në stërvitje.

Për rastin ka alarmuar publikisht Darko Gavro, i cili në një postim në grupin e Facebook-ut „Go ljubim Tetovo“ pretendon se djali i tij dhe një fëmijë tjetër janë keqtrajtuar pranë ëmbëltores „Geopiko“ dhe objektit „Nashe dete“.

 

Sipas dëshmisë së tij, fëmijët ishin rrugës për në Qendrën Sportive, ku duhej të merrnin pjesë në stërvitjen e klubit për fëmijë „Fit Kid“, kur u ndaluan nga grupi i të miturve.

 

„I kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të parë nëse janë ‘Vojvodi’“, ka shkruar prindi.

 

Ai pretendon se njëri prej të miturve e ka filmuar incidentin me telefon celular. Sipas informacioneve që ka marrë, videoja ishte menduar të publikohej në një grup të veçantë në TikTok, ku, siç thotë ai, shpërndaheshin pamje të rrahjeve nëpër Tetovë.

 

Prindi bën të ditur se rasti është denoncuar në polici dhe se bashkëshortja e tij ka shkuar për të dhënë deklaratë.

 

Në postimin e tij, ai paralajmëron se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar, pasi pretendon se ka informacione edhe për raste të tjera të keqtrajtimit të fëmijëve, gjatë të cilave të miturve u janë hequr xhaketat dhe trenerkat.

 

„Policia hesht. Të gjithë e dinë dhe i lëshojnë fëmijët në rrugë me frikë“, ka shkruar Gavro, duke kërkuar shtim të pranisë policore dhe të patrullave nëpër Tetovë.

 

Ai u ka bërë thirrje publike edhe institucioneve përgjegjëse për delikuencën e të miturve që t’i hetojnë rastet e tilla, duke paralajmëruar se keqtrajtimi i fëmijëve nga grupe po shndërrohet në një problem serioz.

 

Deri më tani, informacionet për rrethanat e incidentit bazohen në dëshminë publike të prindit. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për denoncimin, as për pretendimet lidhur me filmimin e organizuar dhe publikimin e incidenteve të tilla./Skopje1.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në xhaminë më të vjetër në rajon

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në...

Lajme17 hours ago

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë...

Lajme17 hours ago

„Pesë veta rrahin një fëmijë dhe e filmojnë“: Dëshmi shqetësuese nga Tetova

Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë...

Lajme17 hours ago

Filipçe: Nëse vij në pushtet, provimi i jurisprudencës do të jetë 100% në shqip

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që...

Lajme2 days ago

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,...

Lajme2 days ago

NPK “SHARRI”: Uji në Tetovë i sigurtë për pije

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik...

Lajme2 days ago

Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara...

Lajme2 days ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një...

Sport2 days ago

Nga Gjilani drejt majave së botës/ Rinor Ramizi synon titullin botëror në K1-Kickbox me luftëtarin e tij Mirhad Babic

Një karrierë me 70 ndeshje, një përballje e fundit dhe një titull botëror në lojë. Më 31 tetor 2026, në...

Lajme3 days ago

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt në Tetovë...

Trending