Lajme
Kolona të gjata në kufirin e Bllacës, Imeri-Stafai: Kontrollet janë shtuar për shkak të aksioneve të MPB-së në dogana
Kohëve të fundit në pikën kufitare të Bllacës, vazhdimisht po krijohen kolona të gjata. Jo vetëm gjatë vikendeve por edhe gjatë ditëve të punës qytetarët po humbin kohë duke pritur nëpër kolona për të dalë andej kufirit. Deputetja e VLEN Saranda Imeri Stafai tha se kjo po ndodh për shkak të aksioneve policore nëpër dogane dhe shtoi se qytetarët duhet pasur durim sepse kjo do të rregullohet.
“Para ca ditëve kishim një aksion të madh policor që u zhvillua nga MPB, ku u arrestuan një grup i madh i doganierëve dhe i policëve. Ajo ndodhi diku në Maqedoninë lindore, pra në Gjevgjeli dhe Strumiccë. Dhe me siguri kjo ka bërë që kontrollet të shtohen dhe autoritetet në kufi të jenë më vigjilent dhe cdo gjë të shkoj sipas protokollit dhe çdo gjë të jetë sipas standardeve”, tha Saranda Imeri – deputete, VLEN.
Jo vetëm në Bllacë, rrëmujë dhe tollovi po krijohet edhe në rrugën Hasan Prishtina, për shkak punimeve të cilat po zvarriten tashmë një kohë të gjatë. Kjo po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve të pushtetit qendror me kryetaren e Qytetit të Shkupit.
“Mosmarrëveshjet mes qytetit të Shkupit dhe pushtetit qendror, konkretisht mes zonja Arsovska dhe zotëri Mickoksit patjetër të kenë një far epilogu, për shkak se këtë po e vuajnë qytetarët. Këtë e pamë edhe në aplikimet për të cilat Qeveria lëshon mjete për të përmirësuar standardet e qytetarëve në aspekt të infrastrukturës. Unë mendoj se është një problematikë që patjetër të zgjidhet me dialog, për shkak se marrëdhëniet në mes tyre janë të acaruara”, shtoi Saranda Imeri – deputete, VLEN.
Lajme
Samir Mane do të ndërtoj “fshat të vogël në Tetovë”, ja ku?!
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.mk. Siç mësohet, Mane do të investojë në “shtëpinë përmirësuese për fëmijët”, ku ai do të arrijë një marrëveshje me Myftininë e Tetovës për ta mar me koncension 30 vjeçar. Bëhet fjalë për vendin afër stadiumit tek “Kf Dardanët”, ku sipas burimeve ai do të ndërtoj një fshat të vogël. Brenda ditëve pritet që kjo marrëveshje të finalizohet./Tema.mk/
Lajme
Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.
Hajdar Ademaj, babai i të ndjerës ka folur për Klan Kosova, teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha babai i Liridonës.
Lajme
Doganat e Maqedonisë: Për tre muaj, 11 milionë euro më shumë të ardhura nga importi i duhanit
Nga Drejtoria e Doganave thonë se për 11 milionë euro është rritur mbledhja e të ardhurave nga importi i duhanit dhe produkteve të duhanit në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm nga kjo bazë, në buxhet janë derdhur gjithsej 2,14 miliardë denarë ose 34,7 milionë euro.
Sipas Doganës, për këtë, ka dhënë kontribut puna e doganierëve, konkretisht, gjatë kësaj periudhe në tetë raste janë konfiskuar mbi një milion copë cigare dhe 225,6 kilogramë produkte duhani, duhan i prerë, duhan për nargjile dhe qese nikotine. Në katër raste është zhvilluar procedurë parahetimore nga Njësia e hetimeve pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, dhe janë ngritur kallëzime penale kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik.
“Roli ynë nuk është vetëm të kontrollojmë, por të mbrojmë, të parandalojmë dhe të tregojmë se ligji vlen njësoj për të gjithë. Kompanitë që punojnë ligjërisht duhet të kenë siguri dhe parashikueshmëri.
Roli ynë është të sigurojmë kushte ku puna e ndershme është përparësi, ndërsa për konkurrencën e pandershme nuk ka vend. Kështu krijohet ekonomi e shëndetshme dhe hapen mundësi të reja biznesi”, tha mes tjerash drejtori Boban Nikollovski.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
