Lajme
Në pronën e 29 vjeçarit nga Reçica e Madhe vendoset zjarr me një shishe me lëndë djegëse
Me datë 25.10.2024 në ora 21:00, në SPB Tetovë është raportuar se në Tetovë, para një personi juridik, pronë e E.A (29) nga fshati Reçicë e Madhe, është vendosur zjar me një shishe me lëndë djegëse. Zjarri është shuar nga një punonjës i një objekti aty pranë. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.TS
Lajme
Shënohet 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit
Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Shën Klimentit të Ohrit. Në Kuvend sot në orën 11:00, Komiteti për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” do të ndajë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025, përcjell TV21.
Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në fushën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiç, kompozitor, dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, si dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lajme
Tetovë: Dy shoferë kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohen
Më 07.12.2025 në orën 02:00, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë – f. Jazhincë, në f. Leshkë, e kanë privuar nga liria personin D.T. (54) nga f. Rataj. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Fiat Punto”, të cilin e drejtonte D.T., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.96 promilë alkool në gjak.
Gjithashtu, në orën 02:40, në rrugën rajonale Tetovë – f. Vollkovi, në f. Brvenicë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.S. (40) nga f. Brvenicë. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Mercedes”, të cilin e drejtonte N.S., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.63 promilë alkool në gjak.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve do t’u hartohen parashtresa përkatëse sipas nenit 297-a “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Lajme
Gashi dhe Al-Ghanim diskutojnë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe parlamentar
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit.
“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar.
Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.
-
Lajme2 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 days agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
