Lajme
Tetovë, nëna e rreh vajzën e mitur, tenton ta therë me thikë, lëndohet edhe djali, babai e raporton në polici
Me datë 01.11.2024 në ora 00:00 në Tetovë, në rrugën ,,Radovan Coniç”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 53-vjeçaren A.B.nga Tetova, pasi që ishte denoncuar nga bashkëshortii saj 66 vjeçar senjë ditë më parrë rreth orës 17:30 në shtëpinë e tyre familjare, ajo ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, ndërsa gjatë sulmit ka marrë edhe një send të mprehtë, të cilin gjatë tentimit që t’ia marrë nga dora, djali i saj është lënduar. Ajo është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.
Lajme
Nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili: Gjykata Kushtetuese po shfuqizon një vendim që BDI asnjëherë nuk e fuqizoi
Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të lëshimeve dhe zgjidhjeve të papërfunduara të qeverisjes së kaluar.
Sipas Qamilit, bëhet fjalë për një vendim që në praktikë nuk është zbatuar asnjëherë, pasi procedurat e nevojshme nuk janë përfunduar nga ata që e miratuan. Ai theksoi se sot po shfuqizohet një akt që nuk arriti kurrë të fitojë fuqi të plotë juridike për shkak të mosrespektimit të procedurave ligjore nga pushteti i atëhershëm.
“Është e qartë se kemi të bëjmë me një tjetër pasojë të politikave gjysmake të BDI-së. Vendimi që po shfuqizohet sot nuk u implementua asnjëherë dhe nuk u bë i plotfuqishëm pikërisht për shkak të mangësive procedurale të atyre që e sollën”, deklaroi Qamili.
Ai shtoi se Komuna e Tetovës tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë qëllim, është formuar Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve, i cili po punon intensivisht në përgatitjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që do të reflektojë realitetin shoqëror, historik dhe kulturor të qytetit.
Qamili theksoi se administrata aktuale është e vendosur të mbyllë njëherë e mirë këtë proces me një zgjidhje ligjërisht të qëndrueshme, duke shmangur gabimet që, sipas tij, kanë prodhuar situatën aktuale.
“Qytetarët e Tetovës meritojnë vendime të qëndrueshme dhe jo improvizime politike që dështojnë sapo përballen me testin e ligjit”, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/share/p/18vG7VFRpb/
Lajme
Vilson Sinishtaj ligjëron në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar me temën “Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”
Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon ciklin e ligjëratave me personalitete të jetës publike, kombëtare dhe të diasporës shqiptare.
Në javën e dytë të programit, i ftuar do të jetë Vilson Sinishtaj, politolog, veprimtar i dalluar i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-kryetar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”.
Sinishtaj do të mbajë ligjëratën me temën:
“Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”
Ligjërata do të hapë një debat të rëndësishëm mbi një dilemë që prek drejtpërdrejt të ardhmen politike të shqiptarëve në Mal të Zi: a është konformizmi shenjë maturie politike, apo në momente të caktuara bëhet dorëzim i interesave kombëtare?
Në qendër të diskutimit do të jenë disa pyetje thelbësore:
A mund të ketë barazi reale kur të gjitha komunitetet trajtohen sikur janë nisur nga e njëjta pikë?
A mjafton ideja e “shtetit qytetar” nëse në praktikë ajo shpesh nënkupton gjuhën, normat, planet dhe prioritetet e shumicës?
Kur shqiptarët kërkojnë gjuhë, simbole, përfaqësim, buxhet dhe vendimmarrje, pse kjo shpesh quhet nacionalizëm?
A ekziston një nacionalizëm modern, demokratik dhe ndërtues, që nuk përjashton askënd, por nuk pranon as shkrirjen politike të shqiptarëve?
Duke marrë si pikë reference përvojën politike të Malësisë dhe zhvillimet pas vitit 2019, Sinishtaj do të trajtojë raportin mes identitetit kombëtar, përgjegjësisë institucionale, bashkimit politik dhe së ardhmes së shqiptarëve në Mal të Zi.
Ligjërata nuk synon të japë përgjigje të lehta, por të nxisë reflektim serioz mbi atë se çfarë duhet të ruajnë, çfarë duhet të ndryshojnë dhe si duhet të organizohen shqiptarët në një kohë kur kërkohen më shumë dije, më shumë përgjegjësi dhe më shumë vizion politik.
Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon të krijojë hapësirë për debat, formim dhe përgatitje të një brezi të ri të angazhuar në jetën publike, institucionale dhe kombëtare.
Lajme
VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare
Vendimi për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” në kufirin me Republikën e Shqipërisë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit kufitar dhe afrimit praktik të qytetarëve të dy vendeve.
VLEN e vlerëson këtë zhvillim si pjesë të një qasjeje të re që e sheh kufirin jo si pengesë, por si pikë lidhjeje, ku procedurat administrative zëvendësohen me koordinim institucional dhe ritëm më të shpejtë lëvizjeje.
Ky model sjell ndryshim real në përditshmërinë e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e ngarkesave sezonale, sidomos gjatë muajve të verës kur qarkullimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë rritet ndjeshëm. Përveç aspektit teknik, ky është një sinjal i qartë politik për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe familjare mes dy vendeve.
Lëvizja më e shpejtë e njerëzve nënkupton edhe më shumë shkëmbime, më shumë tregti dhe më shumë mundësi zhvillimi për bizneset lokale në të dy anët e kufirit. Në këtë kontekst, “One Stop Shop” shihet si pjesë e një qasjeje më të gjerë rajonale, e cila tashmë është duke u zbatuar edhe në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, duke krijuar një standard të unifikuar për lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e efikasitetit kufitar. Një hap i tillë pritet të shërbejë si shembull për avancimin e mëtejshëm të integrimit praktik rajonal, në frymën e standardeve evropiane të qarkullimit të lirë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
