Lajme
Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” sot kremton 79 vite të shndritshme nga themelimi
Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova organizon koncert me moton “79 Vjet Art, Kulturë, Traditë”. Koncerti do të mbahet sonte me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Kumanovë në vigjilje të Festave të Nëntorit, një periudhë krenarie dhe kujtese për rrënjët tona, njofton Portalb.mk.
Ky ansambël, i formuar 79 vite më parë nga përkushtimi i intelektualëve dhe kulturdashësve të Kumanovës, u bë i pari ansambël shqiptar në trojet tona, duke e nderuar e lartësuar kulturën tonë. Me përkushtim të pandalshëm, ai vazhdon edhe sot, duke ruajtur dhe përcjellë me krenari kulturën, artin dhe traditat tona shekullore.
Driton Ramadani, drejtor i Ansamblit i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova për Portalb.mk tha se fton të gjithë artëdashësit të jenë pjesë e këij koncerti madhështorë, sepse sa më shumë publik edhe artistët do të ndahen më të kënaqur.
“Zakonisht ne në përvjetorët e shoqërisë marrim pjesë vet, d.m.th. gjitha seksionet e ansamblit, duke filluar prej grupit të fëmijëve, veteranët, grupi folklorik dhe muzika popullore me orkestër. Programi nuk do të jetë shumë i ngjeshur por do të ketë pika artistike të cilat janë të zgjedhura prej drejtorit artistik Ilir Latifi”, tha Ramadani.
Se sa është e vështirë për ta mbajtur kaq kohë të gjatë një ansambël në skenë Ramadani edhe më tej shton:
“Ansambli “Bajram Shabani” është themeluar në vitin 45, dhe nga historiatet të cilat i kemi parë edhe nga ansamblet e tjera, është një ndër ansamblet më të vjetra, të të gjitha trevave shqiptare.
Ky ansambël ka pasur edhe rritjet dhe uljet e tij në këtë jetëgjatësi, për shkak edhe të situatave të ndryshme politike, por për shkak të angazhimit të njerëzve, normal janë në këto ansamblet që punohet me vullanterizëm. Por duke pasur parasyshë që në një kohë kur kanë qenë sistemet tjera shoqërore normalisht që ka pasur edhe vështirësitë e veta. Kohët e fundit ky ansambël ka një rritje të mirë falë aktivistëve dhe profesionistëve të cilët po merren me shumë shumë e lanë, dita ditës sa vjen e shtohet numri i antarëve, dhe të valltarëve. Mund të them lirisht që ky është një ndër ansamblet më të organizume, për momentin në të gjitha trevat shqiptare për shkak se në vete ngërthen të gjitha seksionet, seksionin folklorik, veteranët e valles burimore, por edhe kemi edhe vallet e përpunuara të cilët punojnë në dy grupe, grupi i fëmijëve dhe grupi i parë. Qershia mbi tortë janë edhe orkestra dhe këngëtarët e muzikës popullore”, theksoi Ramadani.
Në kuadër të manifestimit, do të zhvillohet një përkujtim memorial për doajenin e paharruar të muzikës kumanovare Luan Rushitit. Ky personalitet i shquar do të mbetet gjithmonë si një shembull i shkëlqyer i përkushtimit ndaj artit dhe kulturës sonë. Me kontributin e tij të vyer, ai ka lënë një trashëgimi të pasur që vazhdon të na frymëzojë dhe të mbajë gjallë traditat tona.
Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës së RMV-së, nga Komuna e Kumanovës dhe disa donatorë të tjerë.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
