Lifestyle
FOTO/ Vizito “Gold Slot Club” një Las Vegas ultra modern, shijo jetën dhe momentet e paharruara
Shkupi përjetoi natën më magjike të këtij viti – hapjen magjepsëse të kazinos “Gold Slot Club”, e cila u kurorëzua me performancën e jashtëzakonshme të shfaqjes së parë të kabaresë “Gold Felicia”.
“Suksesi ynë është falë modernizimit të vazhdueshëm në rrjedhën e trendeve botërore në funksionimin tonë. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’u ofrojmë klientëve tanë argëtim të paharrueshëm dhe për këtë konfirmim ishin duartrokitjet e të pranishmëve në këtë manifestim, i cili u mbajt me rastin e hapjes së kazinosë së re “Gold Slot Club” në Shkup të angazhimit tonë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që arritëm atë që synuam”, theksoi Elena Trajçevska, drejtore e marketingut.


Të pranishmit patën mundësinë të shijojnë një performancë të shkëlqyer nga Laura e mrekullueshme dhe grupi i saj dhe të fitojnë çmime të vlefshme.
Shprehjet mahnitëse në fytyrat e të pranishmëve ishin dëshmi e atraktivitetit të vendit të ri që ofron një eksperiencë të veçantë dhe momente të pazëvendësueshme për të gjithë vizitorët.


Kazinoja e re ndodhet në rrugën e Kaçanikut (Hasan Prishtina 55) dhe tash e tutje vazhdimisht do të befasojë të gjithë vizitorët.
“Ne duam që njerëzit të ndjejnë adrenalinën, të shijojnë shkëlqimin që kemi krijuar vetëm për ta, dhe pikërisht për këtë kemi dashur që kjo hapje, e cila është një pararojë e të gjitha ngjarjeve të ardhshme në këtë vend, të tregojë emocionin që vizitorët do të përjetojnë“, deklaroi Altron Ismani.
Objekti është i pajisur me pajisjet më moderne dhe një brendësi ekskluzive që i lejon klientët të ndihen sikur janë në kulmin e argëtimit ose Las Vegasin magjik.
“Gold Slot Club” është një vend që u krijua për ata që kanë shije të rafinuar, dinë të shijojnë jetën dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Lifestyle
Blerim Destani e puth nënën në ballë dhe i bën urimin më të bukur
Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani, vazhdon të ndajë herë pas here momente personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Krahas angazhimeve profesionale, ai tregon shpesh edhe raportin e afërt me familjen.
Së fundmi, aktori ka publikuar në Instastory një fotografi ku shihet duke e puthur nënën e tij në ballë.
Në imazhin e ndarë, të dy shfaqen pranë njëri-tjetrit në një moment emocional dhe familjar.
Krahas fotografisë, Blerimi ka shkruar edhe urimin: “Urime oj nana jem”.
Postimi i tij është një tjetër dëshmi e raportit të ngushtë që aktori ka me familjen dhe veçanërisht me nënën e tij.

Lifestyle
“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit
Këngëtari Aleksander Gjelaj ka publikuar projektin e tij më të ri “Oj Nanë”, një këngë me emocion të fortë dhe mesazh të thellë që prek zemrat e publikut.
Teksti dhe melodia mbajnë firmën e Petrit Sefaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Florent Boshnjaku, duke i dhënë këngës një dimension të veçantë artistik.
Nga ana vizuale, projekti vjen me një videoklip të realizuar nga Power Media, nën regjinë e Zak Daoud, i cili ka sjellë një atmosferë të fuqishme dhe shumë emocionale përmes skenave të kuruara me kujdes.
Projekti është mbështetur nga sponsorët Anita Perkaj dhe Valentino Gjelaj, ndërsa një falënderim i veçantë i dedikohet “The War Memorial”, që i shton edhe më shumë peshë simbolike videoklipit.
“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit, duke konfirmuar edhe një herë talentin dhe përkushtimin e Aleksander Gjelajt në muzikë.
Lifestyle
Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku
Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Projekti vjen me një produksion modern nga Nurteel, duke sjellë një ritëm të freskët dhe shumë të kapshëm për dëgjuesit. Ndërkohë, videoklipi i realizuar nga A Films i jep këngës një dimension vizual mjaft atraktiv, me skena dinamike që e bëjnë edhe më tërheqëse.
Publikimi është bërë nën Baresha Network, ndërsa fansat tashmë e kanë pritur shumë pozitivisht këtë projekt, duke e cilësuar si një nga këngët më të forta të momentit.
“AJSHE” pritet të kthehet në një nga hitet e sezonit, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë të Shkëlzen Krasniqit në skenën muzikore.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
