Sport
Rikthehet Champions-i, e gjithë vëmendja te Real Madrid – Milan
Në raundin e katërt të Champions League zhvillohet një sfidë mes dy skuadrave që kanë bërë historinë e këtij kompeticioni. Në tempullin “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridi, “Mbret” i Evropës, do të presë Milanin, skudër italiane që e ka fituar më së shumti këtë trofe (7).
Interesant fakti që Reali dhe Milani janë në ekuilibër të plotë në përplasjet historike në këtë kompeticion: 6 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje për secilën skuadër.
Në këtë edicion, Reali ka gjashtë pikë kundrejt tri të Milanit, i cili e kaloi ngërçin duke mposhtur 3-1 Bruges pas dy humbjeve të pësuara nga Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni.
Ndeshje spektakolare, por njëkohësisht me koeficient të lartë vështirësie për kuqezinjtë, të cilët fituan me shumë vuajtje në Monza. Reali i Madridit vjen pas një fundjave pushim, pasi nuk ka luajtur në fundjavë.
Mbetet për t’u parë nëse “Los Blancos” do të arrijnë të rrëzojnë një tabu të vogël që është materializuar në këtë edicion të turneut.
E çuditshme por e vërtetë: kundër Shtutgartit, Lilles dhe Borussias së Dortmundit, në fakt, Mbappé dhe shokët e tij nuk shënuan kurrë në pjesën e parë.
Nga ana e tij, Milani do të përpiqet të marrë të paktën një barazim në kryeqytetin spanjoll.
Përveç lojtarëve më të reklamuar, si Mbappé dhe Vinicius Jr (tre gola për brazilianin në këtë event), Milani do të duhet t’i kushtojë vëmendje dikujt që nuk është një sulmues. Ky është Antonio Rudiger. Po, ish-lojtari i Romës shënoi kundër Stuttgartit dhe Borussias së Dortmundit, sërish në pjesën e dytë. Me fjalë të tjera, Reali është “Galaktik” në çdo repart.
Lajme
Pëson lëndim të rëndë, Shkëndija mbetet pa Drilon Islamin
Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës ka rezultuar fatale për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushë.
Nga skuadra tetovare sot përmes një komunikate kanë bërë të ditur se mesfushori i tyre ka thyer klavikulën e krahut të djathtë, ku kosovari u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital në duelin e zhvilluar në Çair.
Shkëndija bënë të ditur se për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale apo nëse rehabilitimi do të realizohet përmes terapisë.
Megjithatë, ajo që është e sigurt është se Islamin e pret një periudhë më e gjatë jashtë terreneve sportive, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën tetovare./Sportmania/
Lajme
Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut
Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.
Sipas reagimit të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Lecit dhe mysafires së emisionit, ish-futbollistes Edonisa Aliu.
Drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të rastit.
Televizioni ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.
TV Dukagjini ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përkatëse, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit.
Lajme
“Ballistët” formojnë strukturën e re organizative!
Tifogrupi i Shkëndijës ka formuar sonte strukturën e re organizative, pas mbledhjes së mbajtur më 4 tetor. Kryesia e ngushtë do të përbëhet nga 6 anëtarë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Shaban Zeneli.
Kryesia e re do të ketë përkrahjen edhe të një grupi punues, i cili do të funksionojë si strukturë më e gjerë në mbështetje të kryesisë dhe tifogrupit.
Organizimi i parë i këtij kapitulli të ri do të jetë të dielën, më 11 tetor, në udhëtimin për ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Shkëndija, që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
