Connect with us

Lifestyle

Auto Shkolla BEKO shënon përvjetorin e parë me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj!

Në përvjetorin e saj të parë, Auto Shkolla BEKO nga Shkupi me seli në rrugën Xhon Kenedi numër 1, ka kënaqësinë të njoftojë për një ofertë të veçantë dhe shumë SPECIALE për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin drejt marrjes së patentë shoferit.

Me përkushtim për cilësi dhe profesionalizëm, Auto Shkolla BEKO po shënon këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar ZBRITJE dhe PËRFITIME të veçanta për të gjithë kandidatët që do të regjistrohen deri më 31 Dhjetor 2024.

Në ofertën e këtij përvjetori përfshihet një zbritje SPECIALE në tarifën e regjistrimit, kurse teorike dhe praktike falas për disa pjesë të programit, të përshtatura sipas nevojave të secilit kandidat, testim falas i njohurive paraprake, për t’u siguruar që çdo kandidat e fillon kursin në nivelin e duhur dhe trajnime nga instruktorë të certifikuar dhe me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënien e sigurt dhe efikase të drejtimit të automjeteve.

Drejtuesi i Auto Shkollës BEKO, Bekim Sejfullahu me këtë rast thotë se të gjithë kandidatët e rinj që do të regjistrohen deri në fund të këtij viti do të përfitojnë nga kjo ofertë SPECIALE e përvjetorit!

“Auto Shkolla BEKO tashmë ka ndërtuar reputacionin e saj mbi përkushtimin me qëllim që të ofroj mësimdhënie të cilësisë së lartë, duke i ndihmuar kandidatët të fitojnë aftësitë e nevojshme për të qenë shoferë të përgjegjshëm. Kjo ofertë SPECIALE e përvjetorit është një mundësi ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin lejen e vozitjes me një kosto të përballueshme dhe nën mbikëqyrjen e instruktorëve më të mirë”, thotë drejtuesi i Auto Shkollës BEKO, Bekim Sejfullahu.

Me Auto Shkolla BEKO zotëroni RRUGËTIMET me besim dhe siguri! Mësoni se si të qëndroni të sigurt në kushte sfiduese dhe të shmangni rreziqet e mundshme në rrugë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Bianca Junzell kritikon politikanët në Suedi: “Është koha për një grua në krye dhe për ndryshim të vërtetë”

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Bianca Junzell, e cila jeton dhe vepron në Suedi, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi të fortë politik, duke kritikuar mënyrën se si politikanët trajtojnë grupet e cenueshme dhe duke bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe veprim konkret.

Në reagimin e saj, Junzell thotë se gratë viktima të dhunës dhe grupet e tjera të pambrojtura shpesh përdoren nga politikanët për të fituar zgjedhje, ndërsa ndryshimet e qëndrueshme ligjore dhe shoqërore mungojnë.

“Është koha që një grua të fitojë zgjedhjet si udhëheqëse – dhe të luftojë për ta bërë vendin tonë vërtet më të mirë”, shkruan Junzell.

Duke u bazuar edhe në përvojën e saj në punën me familje dhe fëmijë në situata të cenueshme, ajo thekson se politika duhet të fokusohet më shumë në zgjidhje konkrete dhe më pak në përdorimin e problemeve sociale për përfitime elektorale.

Junzell kritikon gjithashtu përçarjen ndaj njerëzve me prejardhje të huaj që dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë suedeze.

Sipas saj, Suedia duhet t’u rikthehet vlerave të humanizmit dhe parimit të barazisë së të gjithë njerëzve, duke kërkuar liderë që vendosin në plan të parë veprimin, interesin e shoqërisë dhe vullnetin e sinqertë për ndryshim.

“Suedia duhet të rikthehet te themeli i saj: humanizmi. Është koha të kërkojmë liderë që i japin përparësi veprimit, të mirës së shoqërisë dhe vullnetit të sinqertë për ndryshim, në vend të garës për pushtet dhe poste”, shprehet këngëtarja nga Kosova.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1618737420038480&set=a.538357914743108

Continue Reading

Lifestyle

Nga brigjet e Jonit në Forbes: Green Coast Hotel sjell historinë e re të Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në këtë transformim është Green Coast Hotel – MGallery Collection, i cili së fundmi është bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga revista prestigjioze Forbes.

\\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\"

I vendosur në Green Coast, në një nga zonat më të bukura të bregdetit Jon, Green Coast Hotel përfaqëson një mënyrë të re të përjetimit të Shqipërisë – një kombinim mes natyrës së paprekur, arkitekturës së frymëzuar nga mjedisi përreth dhe një koncepti modern të mikpritjes ndërkombëtare.

Artikulli i Forbes sjell në vëmendje bukurinë e Rivierës Shqiptare, një destinacion që për shumë vite ka mbetur një sekret i ruajtur i Mesdheut dhe që sot po zbulohet nga turistët që kërkojnë eksperienca autentike, qetësi dhe lidhje më të afërt me natyrën.

\\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\"

Si pjesë e koleksionit MGallery nga Accor, hoteli ofron një eksperiencë të frymëzuar nga karakteri i Rivierës Shqiptare, me 131 dhoma me pamje të pandërprerë nga deti, gastronomi të kuruar, hapësira wellness dhe përvoja të dedikuara që lidhin vizitorët me natyrën dhe kulturën lokale.

Ajo që e dallon Green Coast Hotel është mënyra se si ndërton një raport harmonik me destinacionin ku ndodhet. Përtej një qëndrimi tradicional, hoteli synon të prezantojë karakterin e Rivierës Shqiptare përmes eksperiencave që lidhen me detin, natyrën, gastronominë dhe kulturën lokale.

\\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\"

Riviera Shqiptare po pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën globale të udhëtimeve dhe Green Coast Hotel po luan një rol të rëndësishëm në këtë histori të re zhvillimi.

Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e vizionit për të krijuar një destinacion ku bukuria natyrore e Shqipërisë takohet me standardet globale të mikpritjes, duke ofruar një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.

\\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\" \\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\"

Continue Reading

Lifestyle

Nicole Kidman e kthen guximin në elegancë: Paraqitja që ndryshoi ritmin e mbrëmjes në Nju-Jork

Një lojë e rafinuar me transparencën, që e bëri të pamundur të shikohej diku tjetër. Për Nicole Kidman nuk është e vështirë të duket sensacionale, por mbrëmjen e kaluar ajo e çoi gjithçka në një nivel tjetër. Ylli i premierës së sezonit të tretë të serialit të spiunazhit “Lioness” ishte pikërisht aktorja australiane, e cila me një krijim mbresëlënës nga Fendi Couture e ripërcaktoi kuptimin e elegancës magjepsëse.

Madje, edhe protagonistja e serialit të njohur aksion, Zoe Saldaña, e cila gjithmonë shquhet për paraqitjet e saj, kësaj here mbeti disi në plan të dytë.

Fituesja australiane e çmimit “Oscar” nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por prej kohësh konsiderohet edhe një nga ikonat e padiskutueshme të stilit në Hollywood. Me çdo paraqitje të re ajo e dëshmon se e meriton plotësisht këtë epitet.

Mbrëmjen e kaluar në Nju-Jork, Kidman shkoi edhe disa hapa më tej, ndërsa për përshtypjen e jashtëzakonshme u kujdes kombinimi me firmën e shtëpisë së modës Fendi.

Elegant, paksa ekstravagant dhe mjaftueshëm provokues për ta ngacmuar imagjinatën – një formulë që Nicole Kidman, 59 vjeçe, di ta realizojë në mënyrë të përsosur, transmeton Telegrafi.

Pikërisht me këto fjalë analistët e modës e përshkruan veshjen, e cila përbëhej nga pantallona të bardha me këmbë të gjera dhe një pjesë e sipërme transparente në ngjyrë argjendi.

Krijimi ishte zbukuruar me hollësi dantelle dhe dekorime vezulluese që zgjateshin pothuajse deri te gjunjët. Nën materialin transparent dalloheshin sutjenat, nuanca e së cilave përshtatej në mënyrë të përkryer me ngjyrën e lëkurës së saj.

Një zgjedhje e guximshme, joshëse dhe njëkohësisht tejet elegante.

Paraqitjen e kompletoi me sandale dhe bizhuteri të përzgjedhura me kujdes, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuar lirshëm mbi supe. Balluket i dhanë dukjes së saj një hijeshi të veçantë dhe më rinore.

Një estetikë që nuk njeh afat skadimi – dhe si mund të ishte ndryshe kur bëhet fjalë për Nicole Kidman?

Pas pushimeve të paharrueshme verore me vajzat e saj në rivierën italiane, aktorja po i rikthehet gradualisht ritmit dhe shkëlqimit të Hollywoodit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 days ago

Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte

Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të...

Lajme2 days ago

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili...

Lajme2 days ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua...

Lajme2 days ago

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta...

Lajme2 days ago

Grubi në Gjykatë: Jam doktor shkence, momentalisht i papunë

Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim...

Lajme2 days ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme3 days ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme3 days ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme3 days ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme3 days ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Trending