Connect with us

Lajme

Të hënën mblidhen në Prishtinë, Qeveria Kurti dhe Qeveria Mickoski

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës të hënën do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë me qeverinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri Arben Fetai, informoi sekjo mbledhje mes dy qeverive është një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal! “Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës: Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, ka njoftuar Fetai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

Lajme

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.

Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme26 minutes ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme28 minutes ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme30 minutes ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme31 minutes ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme33 minutes ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme34 minutes ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme35 minutes ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme20 hours ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme20 hours ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme20 hours ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Trending