Lajme
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon një urdhër arr’esti kundër Netanyahun
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arrest ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahupër krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës.
Urdhër-arrestet do të lëshohen gjithashtu kundër liderit të Hamasit radikal islamik, Al-Masri dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Galant, njoftoi gjykata.
Lajme
Pamje të rënda: Biznesmeni amerikan vritet pas shpine, autori arratiset me biçikletë
Oficerët e policisë së qytetit të New York-ut po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar nëpërmjet kamerave identitetin e personit që vrau shefin ekzekutiv të United Healthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes.
Të shtënat ndodhën jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan në Times Square, ndërsa Thompson ishte planifikuar të fliste në një konferencë. Sipas policisë, i dyshuari mbante një maskë të zezë për fytyrën dhe dukej se po priste Thompson jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste. Brian Thompson sapo mbërriti në hotel u qëllua në shpinë e në këmbë, dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
Vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asnjë nga sendet e Thompson. Policia beson se ai kishte planifikuar paraprakisht vrasjen. Video tregon atë duke ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe u pa për herë të fundit në Central Park me një biçikletë elektrike. Policia zbuloi se i dyshuari ishte fotografuar më herët në një Starbucks para të shtënave.
Hetuesit deri më tani nuk kanë identifikuar një motiv për vrasjen. Bashkëshortja e Thompson tha se kishte pasur disa kërcënime kundër tij më herët, megjithëse ajo nuk dha detaje. Një atentat ndaj drejtuesit te kompanisë së sigurimeve kishte ndodhur edhe më parë, në qytetin e lindjes së Thompson, Maple Grove, Minnesota në vitin 2018.
Lajme
Sot është dita botërore e kafes turke
Sot është dita botërore e kafesë turke, e cila është një nga elementët e pazëvendësueshëm të trashëgimisë kulturore të kuzhinës tradicionale turke.
Kultura dhe tradita e përgatitjes dhe konsumimit të kafesë turke u përfshi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në vitin 2013 dhe 5 dhjetori u shpall “Dita Botërore e Kafes Turke”.
Kafeja turke bëhet nga kokrrat e kafesë me cilësi të lartë me origjinë nga Brazili dhe Amerika Qendrore, në shumicën e rasteve të pjekura ngadalë dhe më pas të bluara shumë shumë imët.
Besohet se kjo lloj pije është ndër llojet më të konsumuara të kafesë në botë, së bashku me ekspresin.
Pija shërbehet në gota të vogla së bashku me një gotë ujë. Vetë tradita është një simbol i mikpritjes, miqësisë dhe argëtimit që përshkon të gjitha sferat e jetës. Kafja turke luan një rol të rëndësishëm edhe në raste të ndryshme si fejesa dhe të gjitha llojet e festave. Sedimenti i mbetur në filxhanin bosh përdoret shpesh për të parashikuar fatin e një personi.
Kafeja turke besohet se është futur në Stamboll nga Jemeni në vitin 1543 nga Özdemir Pasha, i cili ishte vali i Jemenit.
Në një kohë shumë të shkurtër, falë tregtarëve, udhëtarëve dhe diplomatëve që vizituan Stambollin, kafeja turke u përhap fillimisht në Evropë dhe më pas në të gjithë botën.
Sipas të dhënave të Universitetit Aydan në Stamboll, vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të konsumit të kafesë turke në Turqi. Ndërsa në vitin 2011 konsumi mesatar vjetor i kafesë për person në vend ishte 350 gramë, në vitin 2021 konsumi u trefishua në 1.1 kilogramë për person.
Lajme
Ka reshje të dobëta të borës në Kodër të Diellit, Strazhë dhe Mavrovë!
Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Pletvar, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare