Lajme
Përgja’ken rrugët e Maqedonisë, humb jetën një person në aksi’dent trafiku
Sot në ora 07:13 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Shkup, automjeti “Peugeot Partner” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.J.(48) nga fshati Rzhaniçano i Shkupit ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Lajme
Përgjysmohen punimet në Korridorin 8, shteti i vonon pagesat ndaj “Bechtel & Enka”
Punimet në projektin e madh infrastrukturor Korridori 8 rrezikojnë të ngadalësohen ndjeshëm, ndërsa pritet edhe reduktim i fuqisë punëtore, për shkak të vonesave në pagesat nga ana e shtetit ndaj kompanisë realizuese. Kështu ka bërë të ditur Sefer Ramadani nga Kërçova, i cili thotë se është pjesë e projektit që nga fillimi i tij, shkruan gazeta KOHA.
Sipas tij, gjatë një takimi të mbajtur mëngjesin e sotëm, udhëheqësia e kompanisë “Bechtel & Enka” i ka njoftuar punëtorët për vendimin që intensiteti i punimeve të ulet ndjeshëm.
Sipas Ramadanit, kompania ka paralajmëruar se puna në projekt duhet të përgjysmohet, ndërsa parashihet edhe reduktim i fuqisë punëtore, shkurtim i orarit të punës dhe ulje e intensitetit të punimeve deri në 50 për qind.
Ai thekson se arsyeja kryesore për këtë vendim janë mosrealizimi i pagesave nga shteti sipas obligimeve të dakorduara, nga të cilat kompania mbulon edhe pagat e punëtorëve të angazhuar në projekt.
Ramadani shton se kompania “Bechtel & Enka”, një konsorcium amerikano-turk me përvojë në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në mbarë botën, sipas asaj që u është komunikuar punëtorëve, nuk është përballur më parë me pengesa të tilla në projektet e saj.
“Korridori 8 është projekti më i madh infrastrukturor në vend dhe duhej të ishte krenari dhe zhvillim për shtetin. Megjithatë, për shkak të papërgjegjësisë institucionale po përballet me vështirësi serioze”, thekson Ramadani, transmeton KOHA.
Ai gjithashtu vlerëson se për situatën e krijuar përgjegjësinë duhet ta mbajnë institucionet shtetërore dhe qeveria, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe transparencë për fatin e projektit dhe të punëtorëve të angazhuar në të.
Korridori 8 konsiderohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut, që synon të lidhë vendin me korridoret rajonale dhe të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe ekonomike të rajonit.
Megjithatë, para dy ditësh, ka qenë ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski që paralajmëroi se segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë mund të mos jetë pjesë e Korridorit 8, pasi siç u arsyetua ai, UNESCO ka dilemat e saja. Pati regime të shumta se qëllimshëm po shkëputet Struga, ndërsa u paralajmëruan pasoja nëse kjo pjesë që lidhet me Shqipërinë, lihet anash. (koha.mk)
Lajme
Nënshkruhet marrëveshja e qirasë, në Qendrën Klinike do të ndërtohen dy garazhe me kate
Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit premtoi se i njejti do të jetë gati në fund të vitit të ardhshëm. Faza e parë njoftoi ai do të përfshijë ndërtimin e dy parkingjeve, në kapacitet prej 500 vendesh parkimi. Njëri do të jetë tek parkingu te Gjinekologjia, që është në anën e majtë të hyrjes dhe tjetri tek kisha. Kurse sa i përket çmimeve tha se ato do të ngelen të njejta.
Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Parkingjet montuese, në fazën e parë, do të ndërtohen dy të tilla me së paku 500 vende parkimi për fillim. Nëse situata tregon se ka nevojë për vende parkimi shtesë, do të ndërtohet edhe një parking montues. Kjo do të jetë një rregullim i kaosit që ka qenë gjithë këto vite. Potencoj se me çmimet e njejta dhe me shërbime më të mira, këto parkingje do t’i shfrytëzojnë pacientët”.
Ministri i Shëndetësisë Azri Aliu tha se marrëveshja është lidhur për një periusdhë 15 vjeçare me një qira prej 10% të qarkullimit total të realizuar. Qiramarrësi theksoi ai, është i obliguar që para këshillit të Qytetit të Shkupit të propozoj një listë çmimesh për shfrytëzimin e parkimit brenda kompleksit, e cila siç shtoi duhet patjetër të përfshijë bileta për përdorues me qëllime komerciale, për shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore brenda kompleksit, për pacientë me sëmundje malinje dhe për të punësuarit në institucione publike shëndetësore
Sinkron: Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë
“Bëhet fjalë për një marrëveshje për dhënie me qira të pasurisë së paluajtshme me marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Qytetin e Shkupit, me qëllim organizmin, menaxhimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkingut në hapsirën e kompleksit klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditësh të dorëzoj një plan veprimi, për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implementim”.
Gjorgjievski bëri me dije se javën e ardhëshme do të bëhet ribalanci i buxhetit dhe njëra nga pikat do të jetë pikërisht çështja e parkingut.
Ata gjithashtu potencuan se pas orarit të punës, nëse vërtetohet se kapacitetet mundësojnë parkim rezident, do ta mundësojnë një gjë të tillë.
Ministri Aliu sqaroi se në këtë prjojekt do të implementohet sistemi i mençur i parkimit, me senzorë të integruar në çdo vend parkimi dhe detektim të vendeve të lira, me kamera për regjistrim të automjeteve, aplikacion mobil për rezervim dhe pagesë në kohë reale si dhe lidhje me sistemin fiskal.
Lajme
Ndeshja e Schalkes u ndërpre për shkak të iftarit, pothuajse gjysma e ekipit po agjëron
Ndeshja midis Schalke 04 dhe Arminia Bielefeld pa një skenë të pazakontë, por gjithnjë e më të zakonshme në futbollin evropian – një pushim të shkurtër gjatë ndeshjes në mënyrë që lojtarët që agjëronin Ramazanin të mund të ndërpresin agjërimin e tyre.
Muaji i zgjedhur nga myslimanët, Ramazani, filloi më 18 shkurt dhe përfaqëson një sfidë të veçantë për sportistët profesionistë. Edhe pse Islami u lejon sportistëve të kompensojnë agjërimin e humbur më vonë, vendimi për të agjëruar mbetet personal.
Në radhët e Schalkes, gjashtë futbollistë janë duke agjëruar. Trajneri Miron Muslic dhe lojtarët Hasan Kurucay, Moussa Sylla, Adil Aouchiche, Zaid Tchibara, Kenan Karaman dhe Moussa Ndiaye.
Në ndeshjen në shtëpi kundër Bielefeldit, katër prej tyre ishin në formacionin titullar. Gjatë ndeshjes, gjyqtari Tobias Reichel e ndërpreu ndeshjen në minutën e 23-të në mënyrë që lojtarët të mund të merrnin ushqim dhe pije pas perëndimit të diellit.
Kjo praktikë ka qenë e pranishme në ndeshjet e Bundesligës që nga viti 2022, dhe klubet zakonisht bien dakord për të në mënyrë joformale para fillimit të ndeshjes.
Trajneri i Schalkes e falënderoi kundërshtarin e tij për mirëkuptimin, teksa shtoi se agjërimi përbën ende një sfidë shtesë për ekipin.
“Një falënderim i madh për Arminia Bielefeld që tha menjëherë ‘po’ kur erdhi koha për pushimin. Kemi gjashtë lojtarë që po agjërojnë. Është një sfidë, por është një vendim i zemrës”, ka thënë Muslic para fillimit të ndeshjes.
Ai dhe lojtarët e tij nuk hanë ose pinë gjatë ditës deri në perëndim të diellit, dhe koha e agjërimit përcaktohet nga lindja dhe perëndimi i diellit.
Schalke është ndihmuar nga kohët e vona të ndeshjeve deri më tani. Ata luajtën kundër Magdeburgut dhe Furthit në orën 20:30, pas perëndimit të diellit. Megjithatë, ndeshja tjetër sjell një sfidë të re. Schalke luan kundër Hannoverit në orën 13:30 të dielën, që do të thotë se lojtarët që agjërojnë do ta kalojnë gjithë ndeshjen pa ngrënë ose pirë.
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
