Connect with us

Lifestyle

Pas situates me Xheneten, familja e Drilonit kanë një kërkesë për produksionin

Xheneta dhe Drilon Rama janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi në Big Brother.

Pas debatit me Xhenetën, Driloni ka kërkuar urgjentisht largimin nga Big Brother, në rast se nuk ndërmerren masa ndaj saj.

Përplasja e tyre duket se ka eskaluar në ofendime të rënda, ndërsa Xheneta e ka pështyrë Drilonin pasi u kapën verbalisht.

Sot, ka ardhur një zarf i zi në shtëpi, ndërkohë familja e boksierit të njohur, i cili ka teeguar edukatë dhe durim gjatë këtij rrugëtimi, ka reaguar sot me një shkrim në rrjete sociale.

REAGIM

“Pershëndetje, publik i dashur, Ne si familje e Drilonit duam te reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni par, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rënde familjen tonë. Një sjellje e tillë eshtë e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.

Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut ne ketë situatë? Ky eshtë nje turp dhe munges totale lojaliteti.

Familja jonë eshtë sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi nje familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojme që disa anëtaré te familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirine e Kosovës.

Si familje, kerkojmë gë produksioni të marrë masa të menjehershme për situatin e mbremshme. Ne kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund qe familjet mund te perfshihen ne kêté mènyre, e aq me pak te permenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.

Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe nje keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do te veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë per dicka të tille, sepse ai vjen nga nje familje që ka luftuar per çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojme të lire në vendin tonë.

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj te vazhdueshme!”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit

Këngëtari Aleksander Gjelaj ka publikuar projektin e tij më të ri “Oj Nanë”, një këngë me emocion të fortë dhe mesazh të thellë që prek zemrat e publikut.

Teksti dhe melodia mbajnë firmën e Petrit Sefaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Florent Boshnjaku, duke i dhënë këngës një dimension të veçantë artistik.

Nga ana vizuale, projekti vjen me një videoklip të realizuar nga Power Media, nën regjinë e Zak Daoud, i cili ka sjellë një atmosferë të fuqishme dhe shumë emocionale përmes skenave të kuruara me kujdes.

Projekti është mbështetur nga sponsorët Anita Perkaj dhe Valentino Gjelaj, ndërsa një falënderim i veçantë i dedikohet “The War Memorial”, që i shton edhe më shumë peshë simbolike videoklipit.

“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit, duke konfirmuar edhe një herë talentin dhe përkushtimin e Aleksander Gjelajt në muzikë.

Continue Reading

Lifestyle

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një produksion modern nga Nurteel, duke sjellë një ritëm të freskët dhe shumë të kapshëm për dëgjuesit. Ndërkohë, videoklipi i realizuar nga A Films i jep këngës një dimension vizual mjaft atraktiv, me skena dinamike që e bëjnë edhe më tërheqëse.

Publikimi është bërë nën Baresha Network, ndërsa fansat tashmë e kanë pritur shumë pozitivisht këtë projekt, duke e cilësuar si një nga këngët më të forta të momentit.

“AJSHE” pritet të kthehet në një nga hitet e sezonit, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë të Shkëlzen Krasniqit në skenën muzikore.

Continue Reading

Lifestyle

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam Pi”, të shoqëruar me një videoklip që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një prodhim muzikor nga Nurtel, duke sjellë një stil ritmik dhe të kapshëm për publikun, ndërsa ana vizuale është realizuar nga Estia Films, që i jep klipit një estetikë moderne dhe dinamike.

Në videoklip shfaqet edhe modelja Mona, e cila i shton projektit një dimension më tërheqës vizual, ndërsa pas kamerës kanë kontribuar emra si Emiljano Gjonaj.

Xhirimet janë realizuar në ambiente atraktive si Lugina e Surrelit dhe Clasic Hotel Tirana, duke krijuar një atmosferë që përputhet me energjinë e këngës.

“Kam Pi” pritet të jetë një nga hitet e sezonit, me një kombinim të fortë mes muzikës dhe imazhit, që po gjen menjëherë reagim pozitiv nga publiku dhe fansat e artistit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

Janevska: Do të diskutohet ndalimi i telefonave gjatë mësimit në shkollat e mesme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi licencimin e psikologëve shkollorë, me qëllim që ata të mund të identifikojnë lloje të...

Lajme10 hours ago

Tetovarja e suksesshme që po shkëlqen në elitën juridike të Zvicrës

Një histori që nuk filloi me privilegje, por me ëndrra. Disa njerëz lindin me rrugën e hapur përpara. Të tjerë...

Lajme10 hours ago

Partitë në botë që bashkëdrejtohen nga dy bashkëkryetarë

Modeli i bashkëkryesimit politik po zgjerohet në skenën evropiane, duke u përdorur jo vetëm nga partitë e gjelbra, por edhe...

Lajme10 hours ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95...

Lajme10 hours ago

Afaristi nga rrethina e Tetovës e dhuron veturën për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Odri

Solidariteti dhe përkrahja gjatë ndërtimit të Xhamive nuk ka munguar asnjëher në trevat shqiptare ku ka popullatë muslimane. Njëjtë ka...

Lajme10 hours ago

Kasami: Medreseja, Ligji i Përfaqësimit, Korridori 8… Ja çfarë bëmë për dy vjet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një intervistë për “Euronews” ka folur për projektet e realizuara gjatë qeverisjes dyvjeçare të...

Lajme10 hours ago

Adnan Azizi: Pse gjithë ky tërbim nga bashkimi i VLEN-it?

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave dhe debatit të krijuar pas bashkimit të VLEN-it në një subjekt...

Lajme2 days ago

Nikolloski: Shteti ka rezerva të kerozinës për tre muaj

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, informoi se vendi nuk ka probleme me furnizimin me kerozin dhe se aktualisht ka rezerva...

Lajme2 days ago

Kjo është përbërja e re që do të udhëheqë VLEN-in

Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar strukturat e tij drejtuese gjatë punimeve të Kongresit të parë të mbajtur në Shkup, duke shënuar...

Lajme2 days ago

Shkodran Alili i bashkohet koalicionit VLEN

Avokati dhe humanisti Shkodran Alili, i njohur si kandidat i pavarur për Komunën e Kërçovës, tashmë i është bashkuar koalicionit...

Trending