Sport
Themelimi i Akademisë së Futbollit të Beshiktash BJK në Gostivar, moment historik për futbollin në rajon
Gostivari dhe rajoni i Pollogut sot shënojnë një ditë të rëndësishme për futbollin dhe të ardhmen e talenteve të reja. Pas një pune të palodhshme nga grupi punues, është zyrtarizuar themelimi i Akademisë së Futbollit nga klubi me famë botërore Beshiktash BJK, duke sjellë në vendin tonë një shkollë sportive të nivelit më të lartë.


Kjo akademi, që vjen si frymëzim dhe mundësi e jashtëzakonshme për gjeneratat e reja, do të fokusohet në trajnimin dhe zhvillimin e talenteve në moshat e reja. Projekti synon jo vetëm ngritjen sportive, por edhe rinovimin e tërësishëm të infrastrukturës sportive në Gostivar, duke ofruar kushte optimale për stërvitje dhe zhvillim.
Në muajt e ardhshëm priten më shumë lajme dhe zhvillime nga ky projekt, i cili do të ketë një ndikim të madh jo vetëm për qytetin e Gostivarit, por edhe për futbollin në Maqedoni dhe më gjerë. Themelimi i kësaj akademie nga një klub i njohur si Beshiktash është dëshmi e rëndësisë që ky rajon ka për zhvillimin e futbollit dhe të ardhmes së sportit.
Ky projekt nuk është vetëm një hap përpara në ngritjen e standardeve sportive, por edhe një mundësi për të shkruar kapituj të rinj në historinë e futbollit në vendin tonë.
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Sport
Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
