Lajme
Premtimet për bulevardin Çairçanja, Mexhiti: Arsovska mos t’i çojë diku tjetër tatimet e qytetarëve të Çairit
Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur lidhur me kërkesën e kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovkës për ndihmë nga qeveria për projektin në bulevardin “çairçane” tha se buxheti I qytetit të Shkupit mbushet nga 10 komunat e qytetit duke përfshirë edhe komunën e çairit, prandaj tha ai ky buxhet duhet të kthehet në projekte konkrete për këto komuna. Mexhiti tha se po të ishte çështja e financave qeveria do ta financonte por tha se Arsovska nuk ka vullnet për një projekt të tillë, njofton SHENJA.
DKL: IZET MEXHITI, ZV,KRYEMINISTËR
Qyteti I Shkupit buxhetin e mbush me tatimet e qytetarëve të 10 komunave në qytetin e Shkupit dhe një pjesë e mirë e këtij buxheti mbushet nga tatimet që I paguajnë qytetarët e çairit dhe ky buxhet që akumulohet në qytetin e Shkupit nuk mund të shkon diku tjetër por duhet të rikthehet, këto janë mjete të dedikuara që duhet të kthehen me projekte konkrete nga komunat përkatëse dhe mendoj që është obligim I qytetit të Shkupit por si do që të jetë mendoj që nuk ekziston vulLneti për ta realizuar nga ajo se përndryshe nëse është vetëm çështja financiare edhe këtë do e mbulon qeveria por mendoj se nuk e bënë as njërën as tjetrën”, deklaroi Mexhiti.
Lajme
EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit
EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë së Konsumatorëve në Tetovë zbuluan përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në një kompleks biznesi në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.
Sipas tyre, gjatë inspektimit është zbuluar përdorim i paligjshëm i energjisë elektrike përmes një kutie lidhëse të kabllove, lidhje e drejtpërdrejt e paautorizuar me një kabllo me tension të ulët (4x16mm2).
“U përpilua një procesverbal për përdorim të paautorizuar. U parashtrua një ankesë për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në Ministrinë e Brendshme sipas nenit 235-a të Kodit Penal. U përgatit një faturë për kompensim dëmi në shumën prej 1,361,599.00 denarësh apo rreth 22.000 euro”, thonë nga atje.
Gjithashtu edhe nga MPB për Portalb.mk e kanë konfirmuar aksionin policor në Kodrën e Diellit. Nga atje thonë se bashkë me punonjësit e EVN-Maqedoni kanë kryer inspektime mbi dyshimet për vjedhje të energjisë elektrike.
“Më datë 28.03.2026, në periudhën nga ora 15:00-18:00, është kryer kontroll në dy lokacione në Kodrën e Diellit, përkatësisht në një hotel në pronësi të L.Sh.(42) nga fshati Pirok dhe në një market në pronësi të B.M.(31) nga Tetova. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me punonjësit e EVN-Maqedoni, të cilët kanë denoncuar veprën penale ‘vjedhje e energjisë elektrike’. Pas inspektimit, punonjësit e EVN-së kanë konstatuar se lokalet nuk posedonin njehsor elektrik, ndërkohë që në ato momente ishin të furnizuara me energji elektrike”, thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarëve të objekteve do të dorëzohen parashtresat përkatëse ligjore.
Lajme
Pas rebelimit ndaj VLEN-it, Arben Fetai ka kohë që mungon në punë dhe në seancat qeveritare
“Sa për ironi, zv kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nuk paraqitet në punë. Nga Qeveria pa përgjigje konkrete, ata thonë se pyetjet tona duhet t’i adresojmë direkt te Arben Fetai.”
Si trup kolektiv, Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë. Lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me angazhimin në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai”, deklaruan nga Qeveria.
*Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë
*Lidhur me angazhimun në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai
Alsat kërkoi sqarim nga Arben Fetai nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk morëm përgjigje.
Rebelimi i Arben Fetait, vjen pas papajtueshmërive të tij me liderët e VLEN-it, ndërsa është një nga emrat më të përfolur që mund të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë në qershor. Përndryshe, Arben Fetai dhe Azir Aliu u ndanë nga Arben Taravari në maj të vitit 2025 kur ky i fundit braktisi Qeverinë dhe përfundoi në koalicion me BDI-në./Alsat.mk
Lajme
LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe
Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe.
“Nëse i arratisuri nga drejtësia ka marrë pasaportë serbe dhe hungareze, atëherë është e qartë se pas kësaj qëndrojnë aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë, Orban dhe Vuçiç – të cilët i konsiderojmë mentorë politikë të Mickoskit. Mosveprimi i qeverisë dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim tregon për një përpjekje të qëllimshme për t’i krijuar hapësirë dhe për ta mbrojtur Gruevskin”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se, ndërkohë që vende të tjera si Polonia veprojnë shpejt në raste të ngjashme, sipas tyre, Mickoski po i jep kohë Gruevskit.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk po ndërmarrin asnjë hap. Ata nuk duan që Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. Kjo përbën një mbrojtje klasike të Nikola Gruevskit nga ana e Hristijan Mickoskit”, deklarojnë nga LSDM.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
