Lajme
Mickoski: Prokuroria të hetojë deklaratën e Ahmetit për vendndodhjen e Grubit
“Artan Grubi është mirë dhe ndodhet dikund në hapësirat shqiptare” – ka qenë kjo deklarate e djeshme e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti e cila nxiti reagime të shumta në skenën politike në vend. Qeveria kërkon që prokuroria të marrë në pyetje Ahmetin në lidhje me këtë. Kryeministri, Hristijan Mickoski, rikujtoi se, Grubi ndodhet në listën e zezë amerikane dhe porositi se, mënyra më e lehtë për të vërtetuar nëse dikush është fajtor apo jo është të vijë dhe të përballet me drejtësinë.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Shpresoj që kjo të arrijë në prokurori dhe të ketë një procedurë ligjore në të cilën nëse kemi një person që e di se ku është një i arratisur nga ligji, se do ta thërrasin atë person dhe ata do t’i përgjigjen pyetjes se ku është i arratisuri nga drejtësia. Të njëjtët pa të cilët nuk mund të kalonte kualifikimi përmes Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, tani thonë se dikujt iu mohua drejtësia dhe se kjo ishte përndjekje politike. Më lejoni t’ju kujtoj – i arratisuri i përmendur është në listën e sanksioneve amerikane dhe aty thonë publikisht se ky person së bashku me njëri-tjetrin janë të lidhur me skandale të mëdha korrupsioni. Supozoj se nuk do ta akuzojnë Departamentin e Shtetit për përndjekje politik”.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai duke komentuar deklaratën e Ahmetit, tha se, prokuroria ka obligim ligjor ta thërras në pyetje Ahmetin.
Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë
“Ali Ahmeti deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen e Artan Grubit, për të cilin ka një fletarrest ndërkombëtar. Prokuroria publike, në bazë të kësaj deklarate publike, ka për obligim ligjor ta thërrasë në pyetje z. Ali Ahmeti për ta pyetur se ku ndodhet personi që ndiqet nga drejtësia e vendit”.
Ahmeti të dielen në një prononcim për media, deklaroi se vendndodhja e Grubit është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë. Por, për tu paraqitur tek organet e drejtësisë, Aliu ka thënë se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrëse dhe selektive
Kujtojmë se, Prokuroria Themelore Shkup ka formuar lëndë për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi në lidhje me akuzat e DASH-it për përfshirje në korrupsion të profilit të lartë, për të cilat edhe e shpallën person të padëshiruar në SHBA. Po ashut, Grubi është edhe ndër dy të dyshuarit kryesor në lëndën për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore. Megjithatë, ai u largua nga vendi para nisjes së këtij hetimi dhe tash më dy javë, është i pakapshëm për organet e drejtësisë në vend dhe MPB ka shpallur flet – arrest ndërkombëtar.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
