Connect with us

Lajme

Bexheti: Fronti Evropian do të zgjerohet, kërkojmë edhe zgjedhje parlamentare

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka deklaruar sot se Fronti Evropian do të zgjerohet duke shtuar se ata janë të bindur se do të shënojnë fitore në zgjedhjet lokale.
Kërkesa e tyre është që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
“Ne gjithsesi do të hyjmë. Ndoshta do t’i marrim të gjitha komunat. Jo ndoshta, por sigurt do t’i marrim. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne jemi të sigurt në bazën tonë. Ne çdo ditë jetojmë me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike dhe jemi shumë të sigurt në këtë. Ata që frikësohen nga zgjedhjet, ata që janë të nënshtruar dhe që janë zgjedhur nga kryeministri. Ka një fjalë, gjuha nuk ka asht. Do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Bujrum në zgjedhje. Nuk duhet të ikë askush nga zgjedhjet. Zgjedhjet janë akti më demokratik, dhe për këtë edhe njëherë apelojmë deri tek këta nga VLEN dhe VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qytetarët do ta kenë fjalën”, ka deklaruar Bexheti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para

Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.

Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.

Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri

Continue Reading

Lajme

Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1

Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.

Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.

Postimi i plotë i Kasamit:

“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!

Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Continue Reading

Lajme

MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.

Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.
U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 minutes ago

I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para

Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një...

Lajme27 minutes ago

Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF...

Sport30 minutes ago

Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2...

Lajme31 minutes ago

MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi...

Lajme36 minutes ago

Taksisti nga Shkupi i mori 7.800 denarë (130 euro) turistit zviceran për një vozitje në qytet

Një turist i huaj ka mbetur i befasuar në mënyrë të pakëndshme pasi u vozit me një taksi në Shkup,...

Sport9 hours ago

INTERVISTË | Flet kick bokseri tetovar, Albin Pajaziti: Fatin e krijojmë vetë, me punë dhe pa u dorëzuar

Një nga emrat më premtues të kickboksit nga Tetova, Albin Pajaziti, rrëfen rrugëtimin e tij në sportet luftarake, sfidat, sakrificat...

Lajme23 hours ago

EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit

EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë...

Lajme23 hours ago

Pas rebelimit ndaj VLEN-it, Arben Fetai ka kohë që mungon në punë dhe në seancat qeveritare

“Sa për ironi, zv kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nuk paraqitet në punë. Nga Qeveria pa përgjigje konkrete,...

Lajme23 hours ago

LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe

Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze...

Lajme23 hours ago

Tragjedi! Krani i ndërtimit i merr jetën punëtorit nga Tetova

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në një objekt ndërtimi në fshatin Gradec, në komunën e Vrapçishtit, ku ka humbur...

Trending