Sport
Luiza Gega shpërthen kundër Federatës dhe tërhiqet nga kombëtarja
Këtë javë zhvillohet në Slloveni eventi i Kampionatit Europian të Shteteve në sportin e atletikës, event ku merr pjesë edhe vendi ynë. Në këtë event, Shqipëria garon në Divizionin e tretë, atë të vendeve të vogla e të dobëta (para dy vitesh u renditëm në vendin e shtatë).
FSHA-ja, pasi përfundoi kampionatin, përzgjodhi edhe ekipin kuqezi, mes të cilëve ishte edhe atletja Luiza Gega. Në një deklaratë në rrjetet sociale, kampionia e Europës në 3000m/p sqaron se nuk do të shkojë edhe pse fillimisht kishte rënë dakord për të garuar.
Gega pranon se për të është e lehtë të triumfojë në këtë event, por shpreh pakënaqësitë për Federatën: “Duhej të bënim 20 orë rrugë me autobus e më pas të garonim. Për herë të fundit që kam shkuar kështu në një aktivitet ka qenë para 20 vitesh”.
“Është shumë e lodhshme si rrugë, pasi një sportist nuk jep dot maksimumin në garë pas një udhëtimi të tillë. Është zhgënjyese, pasi presidenti i ri deklaroi pasi u zgjodh në krye të Federatës se do të mbështesë sportistët, por na ktheu 20 vite pas”, shton Luiza Gega.
“Po ashtu, na kujton me e-mail të marrim edhe uniformat, pasi nuk ka blerë të tilla. Garojmë me uniformat e dy viteve më parë. Mendoj se presidenti i ri duhej të bënte një ndryshim, duke mbështetur atletët financiarisht. Uroj që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen”, tha Luiza Gega.
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Sport
Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Fillimisht tetovarët avansuan me Trumçin, teksa skuadra nga Haraçina përmbysi përkohësisht me Nuhijën dhe Livarekën. Megjithatë, kuqezinjtë tetovar gjetën dy herë tjetër rrjetën me Kërstevskin dhe Meliqin për fitore dhe rezultat final 3:2.
Ndërkohë ndeshja tjeter gjysmëfinale ndërmjet Ohridit dhe Sileksit u mbyll me barazim 1:1. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës do të luhen me 6 maj. /SHENJA/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
