Connect with us

Lajme

66 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja në Gaza nën bllokadën izraelite që nga tetori i vitit 2023

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 66 fëmijë palestinezë kanë vdekur nga kequshqyerja akute në Rripin e Gazës nën bllokadën e Izraelit që nga tetori i vitit 2023, ndërsa mungesa të mëdha të ushqimit, furnizimeve mjekësore dhe formulës së foshnjave vazhdojnë të përfshijnë enklavën, raporton Anadolu.

Vdekjet e foshnjave pasqyrojnë përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza, ku Izraeli ka vendosur një rrethim që nga 7 tetori i vitit 2023, duke shtrënguar kufizimet për ndihmën dhe karburantin.

Vdekjet e fundit përfshijnë tre foshnje që vdiqën nga kequshqyerja dhe mungesa e ilaçeve këtë javë.

Sipas Zyrës për Media t5ë Qeverisë së Gazës, Jouri al-Masri, tre muajshe, vdiq të enjten në Deir al-Balah pasi familja e saj nuk ishte në gjendje të merrte qumështin terapeutik të specializuar që i nevojitej.

Në të njëjtën ditë, Nidal Sharab, 5 muajsh, si dhe Kinda al-Hams, 10 ditësh, vdiqën në Spitalin Nasser në Khan Younis, me familjet e tyre që fajësojnë kequshqyerjen ekstreme dhe mungesat kritike të furnizimeve mjekësore.

“Këto vdekje pasqyrojnë krimin e vazhdueshëm të luftës të mohimit të qasjes në gjërat thelbësore që shpëtojnë jetën”, tha zyra për media, duke e përshkruar bllokadën dhe mbylljen e kufirit si një “krim kundër njerëzimit dhe një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Konventave të Gjenevës”.

Zyra për media gjithashtu dënoi atë që e quajti “heshtje të turpshme” të komunitetit ndërkombëtar përballë urisë sistematike në Gaza.

Dje, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rreth 112 fëmijë për çdo ditë po pranohen në spitalet e Gazës për trajtim të kequshqyerjes.

Izraeli i ka mbajtur pikat kufitare kyçe të Gazës kryesisht të mbyllura që nga 2 marsi, duke bllokuar qindra kamionë me ndihma dhe furnizime. Agjencitë e OKB-së thonë se Gazës i duhen të paktën 500 kamionë me ndihma për çdo ditë për të përmbushur nevojat themelore, por zakonisht lejohen të hyjnë më pak se 50 kamionë.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të luftës në enklavën palestineze.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kthimin e plotë të kësaj hapësire në administrimin e Komunës së Sarajit.

Vendimi është miratuar në seancën e 232-të të Qeverisë të mbajtur më 24 nëntor 2026 në pikën 41 të rendit të ditës.

Me anulimin e vendimit të mëparshëm, largohet një nga pengesat kryesore administrative që për vite me radhë e ka mbajtur të bllokuar çështjen e Liqenit të Treskës.

Sipas numrit një të komunës, Muhamet Elmazi, ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për Komunën e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi Liqeni i Treskës paraqet një potencial të madh për zhvillimin turistik, ekonomik dhe rekreativ të kësaj zone.

“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.

Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve”, ka thënë Elmazi.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një çështjeje që për vite me radhë ka mbetur pezull.

“Një tjetër çështje e rëndësishme e mbetur pezull për vite me radhë po merr zgjidhje!“, ka nenvizuar Elmazi.

Continue Reading

Lajme

Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit

Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit. Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare të qendrës, me çmime të rregullta.

Çmimet ndryshojnë sipas grupmoshave. Për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bileta sezonale kushton 14.300 denarë, për moshat 15–24 vjeç kushton 17.600 denarë, ndërsa për grupmoshën 25–62 vjeç çmimi është 20.900 denarë.

Për personat mbi 63 vjeç, bileta kushton 10.000 denarë, ndërsa bileta sezonale për instruktorët e skijimit kushton 13.200 denarë.

Të interesuarit mund t’i blejnë biletat përmes faqes zyrtare:

Blerja online e biletave sezonale

Continue Reading

Lajme

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik, pasi përfundoi studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00.

Arritja e tij u vlerësua edhe gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së diplomave, ku Rexhepi mori mirënjohjen si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë fakultet.

Rruga drejt këtij rezultati, sipas vetë Rexhepit, është ndërtuar mbi punën e vazhdueshme, disiplinën dhe përkushtimin gjatë të katër viteve të studimit, e jo vetëm gjatë periudhave të provimeve.

Interesimi i tij për ekonominë, bankat dhe tregjet financiare ka nisur që në shkollën e mesme, ndërsa gjatë studimeve është përqendruar veçanërisht në fushën e financave.

Përveç rezultateve të larta akademike, Rexhepi është angazhuar edhe në jetën studentore, duke qenë pjesë e Kuvendit Studentor të Fakultetit Ekonomik.

Ai ka fituar gjithashtu përvojë praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është njohur nga afër me funksionimin e institucioneve financiare dhe sektorin bankar.

Në planet e tij të ardhshme përfshihen vazhdimi i studimeve në nivelin master dhe doktoraturë, si dhe zhvillimi profesional në fushën e analizës financiare dhe tregjeve financiare.

Suksesi i Edon Rexhepit është një shembull domethënës se si përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të shndërrohen në rezultate të jashtëzakonshme akademike.(INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme21 hours ago

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore...

Lajme21 hours ago

Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit

Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit....

Lajme21 hours ago

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më...

Lajme24 hours ago

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë,...

Lajme24 hours ago

Pas reagimit të këshilltarëve shqiptarë, tabela në parkun “Oaza e Butelit” vendoset edhe në gjuhën shqipe

Tabela në hyrje të parkut “Oaza e Butelit”, në Komunën e Butelit, tashmë është vendosur edhe në gjuhën shqipe, pas...

Lajme2 days ago

Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri

Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri. “S’kanë faj VLEN-i....

Lajme2 days ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes...

Lajme2 days ago

Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin...

Lajme2 days ago

Kasami: Gjuha shqipe nuk është zyrtare, qëndrimi i BDI-së është dyftyrësh

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk ka status zyrtar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut,...

Lajme2 days ago

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona...

Trending