Lajme
Trump vendosi 35% taksa doganore shtesë për Serbinë, do të rriten edhe më shumë nëse Beogradi reagon
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump shpalli vendosjen e taksave doganore për importet nga Serbia në masën 35 për qind dhe nga Bosnja e Hercegovina në masën 30 për qind. Bëhet fjalë për “masa të vonuara doganore”, reciproke, të shpallura fillimisht në muajin prill. Masat e reja për Serbinë dhe një numër të madh shtetesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Trump e ka informuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe udhëheqës të tjerë botërorë, përmes një letre, se SHBA-të do të vendosin taksa shtesë prej 35 për qind për importet nga Serbia duke filluar nga 1 gushti, raporton NOVA.
Letrën që ua ka dërguar Vuçiqit dhe liderëve të tjerë, Trump e publikoi në rrjetin e tij social, Truth Social.
Presidenti amerikan deklaroi se “është nder i madh” për të të dërgojë një letër që sipas tij “tregon përkushtimin ndaj marrëdhënieve tregtare mes SHBA-së dhe Serbisë, si dhe faktin që SHBA-të janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht deficitit të madh tregtar mes dy vendeve.”
Ai shtoi se nuk do të ketë taksa nëse Serbia apo kompanitë serbe vendosin të prodhojnë në SHBA, ndërsa paralajmëroi se do të ketë rritje të mëtejshme të taksave nëse Beogradi vendos të përgjigjet me masa të ngjashme ndaj importeve amerikane.
Trump gjithashtu shpalli taksa prej 25 për qind për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin, 30 për qind për Afrikën e Jugut, 32 për qind për Indonezinë, 35 për qind për Bangladeshin, 36 për qind për Kamboxhën dhe Tajlandën, si dhe 40 për qind për Laosin dhe Mianmarin.
Lajme
Driton Kuçi ambasador edhe për një mandat, Jusufi në Stokholm, Todorovska në Prishtinë
Qeveria ka bërë gati listën e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në disa prej misioneve diplomatike jashtë vendit. Në mesin e emrave të propozuar janë diplomatë karriere, por edhe persona nga fusha të tjera profesionale, ndërsa disa prej tyre do të marrin mandat të dytë në postet ku tashmë shërbejnë, transmeton portali zyrtare.net.
Në seancë qeveritare ka kaluar emri i Driton Kuçit, për ambasador në Oslo të Norvegjisë, dhe Elma Altorok, për ambasadore në Kajro të Egjiptit.
Ndërkohë, Kuçi tashmë është ambasador në Oslo dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë, ndërsa Altorok është aktualisht ushtruese e detyrës në ambasadën në Kajro.
Sipas informacioneve jozyrtare nga burime qeveritare për „Sloboden Peçat“, Filip Pashu është zgjedhur ambasador i Maqedonisë në Athinë. Më 31 dhjetor 2021, ai ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit të NP „Parkingjet e Qytetit“, ku më herët kishte punuar edhe si zëvendësdrejtor dhe kryetar i Bordit Drejtues.
Në Budapest, Maqedoninë do ta përfaqësojë Tatjana Loparski, ish-gazetare dhe tash pronare dhe drejtoreshë ekzekutive e një prej agjencive kryesore të PR-së në Maqedoni, „Element PR“. Ajo konsiderohet eksperte për marrëdhëniet me publikun.
Avokati Jasmin Kalaç është zgjedhja e Qeverisë për ambasador në Sarajevë. Kalaç nuk është ndër avokatët më të njohur që janë angazhuar në raste të bujshme, përveç faktit se është i angazhuar në rastin „Puls“ për tragjedinë në Koçan, si mbrojtës i ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami.
Më herët janë zgjedhur edhe katër ambasadorë të tjerë, të cilët presin mbrojtjen e tezave në Kuvend. Në Bullgari do të shkojë Krum Efremov, diplomat karriere, i cili më parë ka qenë ambasador në Ukrainë.
Gabriel Atanasov do të jetë ambasador në Rumani, ku më parë kishte shërbyer gjithashtu.
Muharem Jusufi, i punësuar në Ministrinë e punëve të Jashtme do të jetë ambasador në Stokholm, Suedi, ndërsa në Prishtinë do të na përfaqësojë Katerina Todorovska.
Lajme
Korrigjohet tabela në Tabanoc, shqipja tashmë pa gabime drejtshkrimore (FOTO)
Tabela në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, është korrigjuar pas denoncimeve për gabime drejtshkrimore në versionin në gjuhën shqipe, raporon portali Zyrtare.net
Kujtojmë se disa ditë më parë, në tabelën që shënonte hyrjen në shtet dhe ku shkruhej “Republika e Maqedonisë së Veriut”, përveç gjuhëve maqedonase, angleze dhe frënge, mungonte gjuha shqipe, e cila është një nga gjuhët zyrtare në vend.
Pas reagimeve të shumta në opinion, institucionet ndërhynë dhe tabela u ndryshua, duke vendosur edhe gjuhën shqipe. Megjithatë, versioni në shqip përmbante gabime drejtshkrimore, të cilat mbetën në tabelë edhe pas ndërhyrjes së parë.
Tashmë, pas denoncimeve të reja, teksti në gjuhën shqipe është korrigjuar, duke e vendosur tabelën në përputhje me rregullat drejtshkrimore./ZYRTARE.net

Lajme
“Non grata” për Belën dhe Alimin, Ahmeti: Jam i sigurt se shteti shqiptar nuk u bie në qafë shqiptarëve
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për shpalljen “non grata” të Valon Belës dhe Bekir Halimit
I pyetur në emisionin “Click” në RTV21 se si i vlerëson këto vendime, Ahmeti tha se institucionet shqiptare duhet të kenë pasur fakte për të ndërmarrë masa të tilla.
“Sigurimi shqiptar, pa pasur fakte, nuk ndërmerr vendime. Kjo çështje mund të adresohet te sigurimi shqiptar, por unë jam shumë i sigurt se shteti shqiptar nuk u bie në qafë shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
