Connect with us

Lajme

Aksidenti i çuditshëm, makina përfundon mbi çati

Një aksident i pazakontë dhe i rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin Bohmte në Gjermaninë veriperëndimore, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi çatinë e një hambari rreth 3 metra lartësi.
Sipas njoftimit të policisë lokale, gjithçka nisi kur mjeti, i drejtuar nga një burrë 42-vjeçar, u përplas fillimisht me një automjet të parkuar. Më pas theu një gardh dhe hyri në një kopsht ku goditi një djalë shtatëvjeçar që ndodhej në një trampolinë. Fëmija u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike, shkruan A2 CNN.

Më pas makina është ngritur në ajër dhe ka përfunduar në çatinë e një hambari fqinj. Ajo mbeti e bllokuar aty dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Shoferi dhe bashkëshortja e tij u plagosën rëndë. Në makinë ndodheshin gjithashtu dy djemtë e tyre, të moshës 11 dhe 12 vjeç, si dhe një pasagjer 13-vjeçar, të cilët pësuan lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra zjarrfikës, autoambulanca dhe dy helikopterë shpëtimi. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë për shkatërrimin e plotë të një pjesë të oborrit dhe të lodrave të fëmijëve. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Incident në Pallaticë: Qytetarët raportojnë kërcënime pas një debati mes bashkëfshatarëve

Një rast kërcënimi është raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë nga A.B. (64) nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, derisa ndodhej në objektin e tij hotelierik bashkë me djalin e tij V.S., ka ndodhur një debat paraprak me një bashkëfshatar, pas së cilit personi me iniciale G.N. dyshohet se i ka kërcënuar ata.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te të përfshirët, ndërsa rasti është raportuar menjëherë në polici. Zyrtarët policorë kanë nisur procedurat hetimore dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për dokumentimin e provave përkatëse.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas kompletimit të rastit do të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Continue Reading

Lajme

Për një vit, mbi 11 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune në Kroaci

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë të kualifikuar nga Maqedonia kanë shkuar për të punuar në Kroaci, përcjell TV21. Trendafillov thotë se biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

“Në vitin 2025, 11.384 punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune për të punuar në Kroaci, dhe shumë të tjerë janë larguar drejt Malit të Zi, Sllovenisë, Gjermanisë etj, ndërsa punëdhënësit e Maqedonisë kanë zëvendësuar vetëm 8.500 prej tyre me punëtorë nga Bangladeshi, Nepali dhe India (për të cilët dyshohet se kanë qëndruar në Maqedoni). Punëdhënësit ankohen se nuk kanë punëtorë të kualifikuar, qeveria mendon se nuk duhet të rriten pagat, ndërsa punëtorët largohen nga Maqedonia”, thotë kreu i LSDM-së.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE

Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM.

“Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit.

Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore.

Edhe më keq se kjo është se vetë kryeministri Mickoski, pavarësisht deklaratave publike për bashkëpunim strategjik me SHBA-në dhe integrimin në BE, me veprimet e tij dhe lidhjet e ngushta me Vuçiqin dhe SNS-në, po bën gjithçka të kundërtën, duke e çuar Maqedoninë drejt izolimit.

Reformat e BE-së shmangen qëllimisht, konfliktet me fqinjët krijohen qëllimisht, arsyet shpiken për të bllokuar negociatat. E gjitha është një skenar i sajuar, pjesë e një fushate anti-BE që qeveria të vazhdojë të plaçkitë vendin.

Sipas hulumtimit të fundit nga viti 2025, deri në 70% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE, dhe 77% e shohin anëtarësimin në NATO si pozitiv”, thonë nga LSDM.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme14 hours ago

Incident në Pallaticë: Qytetarët raportojnë kërcënime pas një debati mes bashkëfshatarëve

Një rast kërcënimi është raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë nga A.B. (64) nga fshati Pallaticë, komuna e...

Lajme14 hours ago

Për një vit, mbi 11 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune në Kroaci

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë...

Lajme14 hours ago

LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE

Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM. “Një...

Lajme14 hours ago

Në Berovë -12 gradë, në Kodër të Diellit 26 centimetra borë

Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi,...

Lajme1 day ago

Ngricat në trotuare dërgojnë 170 persona në spital brenda fundjavës

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar kushte të vështira në shumë rrugë dhe trotuare, ku akulli dhe...

Lajme1 day ago

Vala e gripit, a do të shtyhet pushimi dimëror për nxënësit?

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk pritet të shtyhet. Nga Ministria e Arsimit thanë për...

Lajme1 day ago

Kasami do ta përfaqësoj VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski

VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami. Kasami për Alsat konfirmoi pjesëmarrjen kurse ai do të...

Lajme1 day ago

BDI zgjodhi kryetarët e degëve në katër komuna

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në mbledhjen e dytë të Kryesisë së...

Lajme1 day ago

Rast i rëndë në Maqedoni: 39-vjeçari me thikë e vret nënën e tij

Më 12.01.2026, në Zyrën Policore Bogdanci, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia Policore Gjevgjeli e...

Lajme2 days ago

Tetovë: Arrestohet 52-vjeçari për sjellje agresive dhe fyerje ndaj policisë

Një person nga Tetova është privuar nga liria për sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë. Sipas informatave që raporton Tetovasot, më...

Trending