Lajme
ASH: Mickoski e ndërpret sërish Kasamin, për të fshehur donacionin 800 mijë euro nga Serbia?
ASH e Arben Taravarit përmes një komunikate thekson se kryeministri Hristijan Mickoski për të dytën herë brenda dy muajve ndërpreu publikisht kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një konference për shtyp, duke e ofenduar jo vetëm si përfaqësues politik, por edhe si përfaqësues i qytetarëve të Tetovës.
“Ky akt nuk është thjesht mungesë respekti, por një tentativë për të mbuluar një skandal të pastër që ka për emër – donacioni prej 800 mijë eurosh nga një kompani serbe me bilanc të dyshimtë. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, si është e mundur që një kompani me pronar serb, e themeluar në fund të vitit 2023, me të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim neto vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, jep “donacion” prej 800 mijë eurosh për Komunën e Tetovës? Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht se kush është Ratko Popoviq, pronari i kompanisë Unipromet, dhe çfarë kërkon realisht nga Tetova dhe nga kryetari Bilall Kasami? Kjo nuk është bamirësi. Kjo është marrëveshje e dyshimtë, që lind dyshime serioze për përfshirje të mundshme në pastrim parash, korruptim institucional, apo favore të fshehta, ndërtimin e Kishës Ortodokse në Tetovë nëpërmjet kanalizimit të donacioneve të maskuara si ndihma për komunën, apo shfrytëzimin e institucioneve komunale për qëllime të interesave të huaja në zemër të qyteteve shqiptare”, reagon ASH.
Më tej thuhet se “skandali thellohet edhe më shumë kur kujtojmë se nuk është hera e parë që Bilall Kasami operon në këtë formë. Rasti i shitjes së parkingut të Tetovës nën emrin “donacion” është ende i freskët.”
“Ajo që po ndodh është një model i rrezikshëm i keqpërdorimit të komunës si pronë private dhe shfrytëzimit të qytetit për marrëveshje të fshehta me ndikim të huaj. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Komuna e Tetovës ransparencë të plotë mbi marrëveshjen me kompaninë serbe Unipromet, një hetim nga institucionet për origjinën e fondeve dhe përfitimet që parashihen në këmbim të këtij “donacioni”, por edhe një sqarim publik nga kryeministri Mickoski përse pengon kryetarin e komunës që të përgjigjet para qytetarëve. Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejon që qytetet shqiptare të shndërrohen në monedhë këmbimi të pazareve politike dhe ekonomike me kompani të lidhura me interesa të dyshimta nga rajoni. Tetova nuk është në shitje. Dhe shqiptarët nuk janë të verbër. E vërteta do të dalë në shesh shumë shpejt. Tetori është afër, shumë afër”, reagon Aleanca për Shqiptarët. (INA)
Lajme
Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!
Komuna e Bërvenicës, ku sipas regjistrimit të fundit shqiptarët përbëjnë rreth 54% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 45%, të dielën, më 18 tetor, do të zgjedhë kryetarin e ri në zgjedhjet e parakohshme lokale.
Zgjedhjet mbahen pas vdekjes së papritur të kryetarit Jovica Ilievski në qershor të këtij viti.
Në bllokun politik shqiptar, gara zhvillohet ndërmjet kandidatëve të VLEN-it dhe BDI-së, ndërsa në fletëvotim është edhe një kandidate e pavarur shqiptare.
Koalicioni VLEN garon me Jakup Huseinin, magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës në administratën komunale. VLEN thekson se përvoja e tij institucionale i mundëson të fillojë menjëherë punën.
Nga ana tjetër, BDI-ja dhe koalicioni AKI kanë kandiduar Arkin Jahiji, jurist dhe këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Jahiji në fushatën e tij ka theksuar bashkimin e qytetarëve dhe tejkalimin e ndarjeve në komunë.
Në garë merr pjesë edhe kandidatja e pavarur Arife Idrizi, e cila synon mbështetjen e votuesve jashtë blloqeve kryesore partiake.
Ndërkohë, në bllokun maqedonas, VMRO-DPMNE garon me Stojançe Radiçeskin, i cili premton vazhdimin e projekteve infrastrukturore, ndërsa LSDM-ja me Jovica Radeskin, i cili ka vënë theksin te përkujdesja sociale dhe pensionistët. Kandidat i pavarur është edhe Dushan Bogdanovski.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur mbështetje për kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe ka deklaruar se pret fitore që në raundin e parë.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, gara në Bërvenicë ishte jashtëzakonisht e ngushtë. Jovica Ilievski fitoi ndaj kandidatit të VLEN-it, Haqim Ramadani, me vetëm 145 vota diferencë në raundin e dytë.
Votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të zhvillohet të shtunën, ndërsa të dielën vendvotimet hapen në orën 07:00.
Nëse asnjëri nga gjashtë kandidatët nuk siguron shumicën e nevojshme, do të mbahet raundi i dytë pas dy javësh.
Lajme
Taksa e re: Sa ecën, aq paguan! Korridori 8 ndryshon pagesën
Mënyra se si shoferët në Maqedoni paguajnë taksat rrugore mund të ndryshojë. Autoritetet po analizojnë një model të ri për mbledhjen e taksave në Maqedoni, i cili do të zvogëlonte radhët dhe pritjet në pikat e pagesës, dhe tarifa do të llogaritej sipas distancës së përshkuar, apo çmimi të varet nga numri i kilometrave të përshkuara në autostradë. Sistemi i ri po analizohet aktualisht për Korridorin 8 dhe pyetja më e madhe për qytetarët është nëse një ndryshim i tillë do të sjellë kosto më të ulëta apo më të larta udhëtimi. Studimi i ri i fizibilitetit për mbledhjen e taksave rrugore në Korridorin 8, duhet të tregojë nëse taksat rrugore do të mblidhen përmes një sistemi të mbyllur në autostradën nga Shkupi përmes Tetovës, Gostivarit, Kërçovës deri në Ohër, përkatësisht Strugës dhe pikës kufitare Qafëthanë drejt Shqipëri.
Studimi do të përcaktojë nëse kryqëzimet ekzistuese ose të planifikuara të autostradave (hyrje/dalje) janë të përshtatshme për instalimin e një sistemi të mbyllur të mbledhjes së taksave, cilat teknologji të mbledhjes së taksave janë të përshtatshme (manuale, automatike, elektronike, me rrjedhë të lirë)..
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, analizat e para kanë të bëjnë me rrugën Kërçovë – Ohër, dhe më pas po shqyrtohet mundësia e aplikimit të tij në Korridorin 8 dhe pjesët e autostradës që po ndërtohen nga “Bechtel dhe Enka”. Sistemi i ri do të mbështetej në etiketa elektronike dhe regjistrimin e automjeteve në hyrje dhe dalje të autostradës, me qëllim që të mundësohet pagesa më e shpejtë pa ndalesa të panevojshme. Futja e tij do të kërkojë analiza teknike, përshtatje të infrastrukturës dhe një kornizë të përshtatshme ligjore.
Kjo metodë e tarifimit mund të jetë më e favorshme për shoferët që përdorin vetëm një pjesë të shkurtër të autostradës. Megjithatë, nëse ata do të paguajnë më pak do të varet nga tarifat që do të vendosen përfundimisht.
Ndryshe, të ardhurat nga taksat rrugore përfaqësojnë një burim të rëndësishëm fondesh për infrastrukturën rrugore në Maqedoni. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, shteti mblodhi një rekord prej 31 milionë euro, nga mbledhja e taksave. Nga mbledhja e taksave vitin e kaluar (deri më 23 dhjetor), u arrit një xhiro prej 67,6 milion euro dhe kjo shifër, duke pasur parasysh frekuencën e shtuar në korrik, gusht dhe shtator, me siguri do të tejkalohet gjatë këtij viti kalendarik. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informon se stacioni më i shpeshtë i pagesës së taksave është Tetova, ndërsa sipas mjeteve të mbledhura dhe çmimit të biletave, të ardhurat më të larta janë në Romanovcë, pranë Kumanovës, e ndjekur nga Miladinovci, Petrovec, Glumova, Zhelina, Tetova, Stobi, Preod, Gostivari, Sopoti, Gjevgjelia, Kadrifakova, Otovica dhe Demir Kapija.
Pjesa e mbledhjes elektronike të taksave me M-Card dhe M-TAG në qarkullimin total të taksave është 36 përqind, nga një total prej 11 stacionesh pagesash ku është futur në përdorim. (koha.mk)
Lajme
Protestat në Shqipëri zgjerohen edhe në 10 qytete të tjera
Edhe këtë të premte Tirana është zgjuar mes valës së protestave të të rinjve, të cilët po protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Shqipërsië si, Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci. Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Edhe në këto qytete, sikurse në Tiranë, protestat janë zhvilluar në një atmosferë të tensionuar.
Në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Në Tiranë protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku ka nisur përplasja me policinë.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga një prej kioskave të djegura në qendër të Tiranës, Rama përsëriti dhe njëherë, se kjo nuk është dorë e studentëve. Ai tha se, ata që fshihen pas këtij kaosi, po i rrezikojnë jetën të miturve, duke i maskuar e nxitur drejt dhunës e shkatërrimit.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
“Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, e as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore s’kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarët që mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke u hedhur në rrugë për agjentë të tjerëkujt”.
Që nga 13 tetori, protestat e studentëve janë shoqëruar me përplasje me Policinë, djegie dhe dëmtime të pronës publike e private. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë turmat dhe për të vënë situatën nën kontroll.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
