Lajme
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup: Përsëri rritje enorme dhe e pakontrolluar e konsumit të ujit
Gjatë ditës së djeshme, në përputhje me sistemin për monitorimin dhe matjen e konsumit ditor të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 m3 në baza ditore. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit.
Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe për shmangien e përdorimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave dhe të ngjashme.
Njëherit apelohet deri te organet e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me kompetencat e tyre, nëpërmjet shërbimeve që kanë në dispozicion, si dhe nëpërmjet Bashkësive lokale në territorin e komunave, që të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për përdorimin racional të ujit të pijshëm.
“Theksohet se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i duhur për të sanksionuar vjedhjen e ujit nga institucionet e tjera që kanë juridiksion mbi të. Humbjet e ujit prej 65 për qind nuk janë për shkak të defekteve, por kryesisht për shkak të vjedhjes përmes lidhjes së paligjshme të ndërtesave, shtëpive dhe objekteve të tjera dhe përdorimit të ujit të pijshëm në vend të ujit teknik për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. U bëjmë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë një lidhje të paligjshme, ta raportojnë atë në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose www.vodovod-skopje.com.mk, theksohet në kumtesën e NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.
Siç potencohet në kumtesën, lidhjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e ujësjellësit dhe në cilësinë e ujësjellëit për të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit.
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
