Lajme
Prokuroria ka nisur hetimet për thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ndeshja në fjalë ishte e para në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë u mund nga Rumania me rezultat 72:80. Ky aktivitet sportiv shënoi edhe hapjen zyrtare të sallës së rinovuar të sporteve në Kumanovë.
Lajme
JASHTË NORMALES: 24 vjeçari nga Shkupi tërhoqi zvarrë nënën me automjetin e tij
Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit, transmeton Zyrtare.net
Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Lajme
Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet
Shpëtimi i vetëm nga moti i nxehtë këtë verë janë plazhet në Strugë dhe Ohër. Gastronomët shpresojnë që moti i mirë dhe uji i ngrohtë i liqenit prej 24 gradësh do të sjellin edhe më shumë mysafirë në periudhën e ardhshme. Ata me të cilët biseduam thonë se ishin të lumtur që zgjodhën Strugën dhe Ohrin për pushimet e tyre.
“Erdhëm nga Prishtina për pushime në Strugë. Do të qëndrojmë gjithsej 30 ditë. Struga është një qytet i bukur, siç thonë në maqedonisht, nuk ka tjetër si Struga. Vijmë çdo vit. Për shkak të natyrës, njerëzve, plazheve. Ndihemi si në shtëpi. Nuk qëndrojmë në hotele, por në akomodime private. Qyteti mund të ishte më i pastër, ashtu si edhe plazhet”, tha një turist.
“Kjo është një bukuri që nuk gjendet kudo. Nuk e di se si agjencitë turistike nuk tërheqin më shumë vizitorë.” A kishte më shumë mysafirë këtë fundjavë?” Ata vijnë e shkojnë në ato ditë dhe plazhi duket më mirë, ndërsa të dielave është më pak i mbushur me njerëz. Çmimet duhet të jenë më normale nga ç’janë”, tha një turist tjetër.
“Uji është i bukur, nuk mund të jetë më i bukur. Është i ngrohtë, shumë i ngrohtë. Ne jemi nga Shkupi, kemi pasur një apartament këtu, që nga koha e Jugosllavisë dhe gjithmonë qëndrojmë këtu gjatë gjithë verës”, u shpreh turisti.
Ndërkohë disa vizitorë ankohen për çmimet e larta.
“Nuk është vetëm në Ohër, shko në Shkup, është njësoj. Çmimet janë të larta kudo. Është normale që restorantet të jenë të shtrenjta, është vend turistik. Kudo që të shkosh në Evropë, çmimet në restorante janë më të shtrenjta. Por pagat e tyre janë të larta dhe ata mund të përballojnë të shkojnë në restorant. Këtu ulesh, 500 denarë është një porcion për të ngrënë, dhe dy kafe janë 300 denarë”, shprehet një turist.
Nga ana tjetër operatorët e varkave në Strugë ankohen se çdo verë numri i vizitorëve po ulet. Ata thonë se të dielave, plazhet janë pothuajse gjysmë të zbrazëta.
“Nuk është ashtu siç duhet të jetë. Njerëzit shkojnë në vende të tjera, si në Shqipëri, Turqi, Greqi, dhe shohim që disa mysafirë që vijnë çdo vit thonë se këtë vit nuk do të vijmë në Strugë dhe Ohër, do të shkojmë në vende të tjera. Ata ankohen edhe për çmimet, duke thënë se janë të larta. Plazhet janë pjesërisht të dobëta, mysafirët janë të varfër, restorantet gjithashtu. Gjatë ditës plazhet janë bosh. Nuk është si vitet e tjera, larg asaj”, deklaroi
Nenad Guçeski-operator i varkave.
Numri më i madh i pushuesve në Ohër dhe Strugë, si këtë vit, pritet të jetë para dhe pas festave të Ilindenit, kur janë planifikuar koncerte të shumta nga këngëtarë dhe grupe vendase dhe fqinje, përfshirë Rita Orën, e cila do të performojë në Ohër më 1 gusht./Alsat.mk.
Lajme
Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup
Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të mëdha, gjatë së cilës është shkatërruar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroenergjetike, njoftoi Ndërmarrja për Infrastrukturë Hekurudhore.
Sipas informacioneve, hajdutët kanë rrëzuar me forcë dy transformatorë me peshë mbi 30 tonë, kanë derdhur vajin e transformatorëve dhe kanë vjedhur mbështjelljet e bakrit, si dhe tela bakri, shina dhe pajisje të tjera të domosdoshme për funksionimin e nënstacionit, i cili tani është plotësisht jashtë funksionit.
Nga ndërmarrja vlerësojnë se bëhet fjalë për një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore, me një dëm material të vlerësuar fillimisht rreth 5 milionë euro. Ata kërkojnë një hetim urgjent dhe përgjegjësi penale për autorët dhe për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në vjedhje dhe në tjetërsimin e mëtejshëm të materialeve të vjedhura.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
