Lajme
Rikthehen zjarret në Maqedoni, vetëm sot janë regjistruar 22 vatra
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se se vetëm sot, deri në 9 të mëngjesit ka pasur 22 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 1 është aktiv, ndërkaq 21 janë shuar.
AKTIV: 1
Komuna Brodit: Parku Kombëtar Jasen (pyll i përzier)
TË SHUARA: 21
1. Komuna Tetovë: f. Ozormishtë dhe f. Tezhet (vegjetacion i ulët)
2. Komuna Strumicë: f. Smollarë (vegjetacion i ulët)
3. Komuna Novacit: afër REK Manastir (vegjetacion i ulët)
4. Komuna Veles: f. Otovicë (vegjetacion i ulët)
5. Komuna Gostivar: pranë firmës Mizrashe (vegjetacion i ulët)
6. Komuna Karbincit: f. Krupishtë (vegjetacion i ulët)
7. Komuna Manastirit: f. Bratindol (vegjetacion i ulët)
8. Komuna Prilep: Kazerma Prilep (vegjetacion i ulët)
9. Komuna Prilep: f. Debreshtë (vegjetacion i ulët)
10. Komuna Prilep: f. Llopaticë (vegjetacion i ulët)
11. Komuna Kumanovë: pranë pagesës së rrugës KU-SK (vegjetacion i ulët)
12. Komuna Tetovë: f. Sllatinë (vegjetacion i ulët)
13. Komuna Jegunovcë: f. Shemshovë (vegjetacion i ulët)
14. Komuna Gostivar: f. Simnicë (mbeturina të djegura)
15. Komuna Tetovë: pranë stacionit hekurudhor (mbeturina të djegura)
16. Komuna Saraj: f. Radushë (vegjetacion i ulët)
17. Komuna Rankovcë: (vegjetacion i ulët)
18. Komuna Kërçovë: f. Crvivcë (vegjetacion i ulët)
19. Komuna Vallandovë: Vallandovë (vegjetacion i ulët dhe plantazh)
20. Komuna Tetovë: f. Xhepçisht (vegjetacion i ulët)
21. Komuna Studeniçan: f. Malçisht (vegjetacion me shkurre të ulëta)
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
