Lajme
Plusinfo/ Bujar Osmani e kopjon Izet Mexhitin/ Edhe ai solli arkitekt të huaj për Çairin
“Gjatë ditës së sotme, bashkë me Roykind bëmë një shëtitje nëpër Çair. E dëgjoja me vëmendje teksa analizonte rrugët, hapësirën dhe njerëzit. Po punojmë së bashku për një vizion të rilindjes urbane të Çairit. Më në fund, Çairi do të ketë një plan afatgjatë për zhvillim dhe urbanizim,” shkroi Osmani.
Pasi kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, u mburr mëngjesin e sotëm me takimin që pati me arkitektin Bajram Vardar në kuadër të rregullimit të Çairit, vetëm disa orë më vonë edhe kundërkandidati i tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, publikoi një fotografi të ngjashme – me arkitektin e njohur botëror Michel Rojkind.
“Gjatë ditës së sotme, bashkë me Roykind shëtitëm nëpër Çair. E dëgjoja me kujdes teksa analizonte rrugët, hapësirën dhe njerëzit. Po punojmë së bashku për një vizion për rilindjen urbane të Çairit. Më në fund do të ketë një plan të qëndrueshëm për zhvillim dhe urbanizim,” theksoi Osmani.
Ai shtoi se arkitekti ka theksuar disa prioritete kyçe – hapësira publike, qasja, estetika dhe funksionaliteti.
“Çairi nuk duhet më të shihet si simbol i kaosit dhe i mosfunksionimit. Për mua, kjo është shtëpia ku do të investoj çdo grimcë të energjisë sime që ta ngrisim nga hiri,” përfundoi Osmani.
Të dy, edhe Mexhiti edhe Osmani, janë kandidatë për postin e kryetarit të komunës së Çairit.
Lajme
Shaqiri: Sistemin “Safe City” do ta kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten.
Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.
“Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.
Lajme
Ademi: Kur thamë JO për “Safe City, Dafina trillon duke menduar se të gjithë janë VREDI
Shpifjet për “Safe City” janë përpjekje për të mbuluar boshtin VMRO-VREDI-Levica
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj, siç i cilëson ai, shpifjeve dhe trillimeve që u shfaqën në opinion publik pas qëndrimit të BDI-së kundër projektit “Safe City” në formën e propozuar nga pushteti.
Sipas Ademit, në momentin kur BDI tha “JO” për këtë projekt, u aktivizua “refleksi i njohur i pushtetit”, duke zëvendësuar argumentet me shpifje dhe përgjigjet me trillime. Ai akuzon përfaqësuesen e VMRO-DPMNE-së, Dafina, se doli publikisht duke fabrikuar pretendime për “takime” dhe “oferta”, duke e shndërruar, siç thotë ai, shtetin në teatër dhe Kuvendin në skenë improvizimesh politike.
“Kur mungojnë faktet, shpiken dialogë; kur s’ka përgjigje, prodhohet tym”, thekson Ademi, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe përfaqësueses së VMRO-DPMNE-së, e aq më pak pazare për hyrje në Qeveri.
“Ta sqarojmë pa ekuivok: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka pasur asnjë takim me të dhe nuk ka pasur kurrë pazare për hyrje në Qeveri. Kaq. Ne nuk jemi VREDI dhe ajo e di mirë këtë”, thekson Ademi.
Sipas tij, e gjithë zhurma mediatike ka një qëllim të qartë politik: të mbulojë realitetin që po konsolidohet në skenën politike, atë që ai e quan boshti VMRO-VREDI-Levica. Ademi vlerëson se po ndërtohet një alibi për të justifikuar një pushtet pa legjitimitet, i mbështetur nga, siç shprehet ai, servilizmi i atyre që qëndrojnë në pushtet me çdo kusht, edhe kur nuk përfaqësojnë askënd përveç interesave personale.
“Kur një koalicion nuk ka legjitimitet, i rritet propaganda. Kur mungon drejtësia, shtohet shpifja”, përfundon reagimin e tij sekretari i përgjithshëm i BDI-së.
Lajme
Flamuri Kuq e Zi/ Pas 20 shkurtit nis gjykimi ndaj Qyrës
Pas 20 shkurtit do të mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e denoncimit për shkelje, të cilën stacioni policor në Strugë e dorëzoi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar kundër kryetarit të Strugës, Mendi Qyra dhe Komunës së Strugës.
Arsyeja është se gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar më 28 nëntor në Strugë, nuk ishte vendosur flamuri shtetëror.
Gjyqi në Strugë konfirmoi këtë informacion për Alsat. Thanë se në seancë do të thirret Qyra, kundër të cilit është dorëzuar denoncimi dhe parashtruesi i denoncimit, MPB-ja, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar. Të dyja palët do të kenë mundësinë të prezantojnë provat e tyre. E gjithë kjo vjen pasi Gjykata e Strugës pranoi kërkesën e stacionit policor të Strugës për nisjen e procedurës.
Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Jasna Partalkoska. Nëse gjykata konstaton faj, kryetari dhe komuna përballen me gjoba sipas ligjit, për subjektin juridik, në këtë rast Komuna e Strugës nga 20.000 deri në 200.000 denarë, dhe për personin përgjegjës, në këtë rast Mendi Qyra, nga 10.000 deri në 30.000 denarë./ Alsat.mk
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
